Shkarkohen 33 punonjës të konviktit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në qytetin e Elbasanit.
Shkarkimi i punonjësve ka ardhur nga një kërkesë me shkrim nga drejtoresha e këtij konvikti, Jonajda Doçi. Të 33 punonjësit pohojnë se largimi i tyre nga puna është bërë pa asnjë arsye specifike. Ata theksojnë se janë të vendosur, për ta çuar këtë çështje në gjykatë. Shkak i shkarkimit ka qenë ristrukturimi i ambientit të brendshëm të konviktit.
