Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe vëllai i tij, deputeti Daut Haradinaj, para rreth tre muajve janë denoncuar në Polici për “rrahjen e një punëtori të tyre”.
Në dokumentet të cilat i ka siguruar KOHA, Haradinajt i ka denoncuar në Polici një mjeke kujdestare, e cila i ka dhënë ndihmë mjekësore një personi me lëndime trupore, të cilat, sipas tij, ishin pasojë e rrahjes nga vëllezërit Haradinaj.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Policia ka thënë se e kanë intervistuar ankuesin dhe se në konsultim me prokurorin është iniciuar rast për veprën “Lëndim i lehtë trupor”.
Por pas dy javësh ankuesi ka shkuar në stacion policor dhe ka kërkuar që rasti të mbyllet.
Gati 3 muaj që kur ka ndodhur ky rast, siç ka mësuar KOHA, vëllezërit Haradinaj ende nuk janë intervistuar në asnjë cilësi.
Sipas dokumenteve, dyshohet se e tëra ka nisur më datë 22 qershor 2020, pak minuta para orës 15:00, kur një person ka kërkuar ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në afërsi të ndërtesës së Telekomit, në lagjen “Dardania” në Prishtinë, jo shumë larg nga selia e AAK-së.
Pacienti kur ka kërkuar shërbime shëndetësore sipas shkresës, ka pasur lëndime në trup dhe në sy.
Mjekja e cila e ka kontrolluar pacientin e ka njoftuar Policinë menjëherë pas ekzaminimit.
Në raportin e Policisë së Kosovës, të cilin e posedon gazeta, ajo ka përmendur emrat e vëllezërve Haradinaj si shkaktarë të lëndimeve.
Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e rrahjes së tij nga vëllezërit Haradinaj, ndërsa tërheqja e padisë mendohet se është bërë si pasojë e kërcënimeve.
j.l./ dita

Keta edhe lopet nuk i pranojne me! Me cfare merret kjo gazete! Ankohen kosovaret!? Perse jemi izoluar? Ja ku e kane Rambushin,do te behet edhe President si miku i tij Kryeplaku i Cepanit ne Shqiperi!
Ramushi e provon dhe njehere qe eshte avdall dhe kurre nuk ka per tu bere burre shteti dinjitoz.
Or per te rrahur,te rreh Ramushi.
Do ishte mire te kishte rrahur kete kozmopolitin integral me brekushe turqie,kur e urdheronte:-Hiqe taxen Ramush!
Burra te drejte si Ramushi,qe nuk falin toke e det,i duhen kombit shqiptar.