Sali, je turpi ynë. Turpi i dhjetoristave

anazapta

Letër e nënshkruar

Albert Kërçiku

Përshëndetje Dita! Të flasin për Lëvizjen e Dhjetorit dinë të gjithë, por ta jetosh atë lëvizje janë më pak. E them këtë pasi jam një ndër banorët e vjetër të Q.Studenti dhe kam shumë për të treguar, por nuk më vjen mirë kur disa politikanë puro komunistë, fshehur nën petkun e demokracisë na thonë se “çfarë i dhamë ne këtij populli, çfarë sollëm me kontributin tonë”.

E papranueshme që një Sali, apo disa Salinj na sollën demokracinë, kurrën e kurrës, ata vetëm na e vodhën demokracinë. Pasi fitoi zgjedhjet për herë të parë PD-ja, më kujtohet vetëm një fjalë e Sali hajdutit që me zë të lartë tha: “Ne nuk do t’i kërkojmë Amerikës bukë, por punë!” Dhe ne brohorisnim nën thirrjet: “Rroftë PD-ja, Liri-Demokraci!”. Por ti punësove vetëm malokërinë që solle padrejtësisht në Tiranë o komunisti i fundit i këtij vendi. Ku janë shumica e atyre njerëzve që ti kishe në krah, ku i çoi Enveri shokët e tij që kishte në krah? Ti thua që çmontove bllokun. Në fakt ti thjesht ngrite një bllok tjetër, nuk ke më Hekuran Isaj, por ke Shkëlzenin, nuk ke më Lenka Çuko, por Argitën, nuk ke më Hysni Kapo, por Lulzim Basha.

Ti je turpi i dhjetoristave, harram për çfarë e gënjeve këtë popull, ti me larot e tu, por drejtësia një ditë do të flasi, për ty dhe larot e tu, që i trëmbeni dhjetoristit të vërtetë që po ju pret fijet përditë e nga pak.

Share This Article
5 Comments
  • Ne vitin 1991Sali Berisha ndermori fushate ne shtypin e kontrolluar prej tij kunder studenteve te dhjetorit. Ylli Rakipi,Mero Baze dhe fahri balliu u ngarkuan me kete detyre duke botuar ne pacavuret e atehershme RD,Republika dhe Balli i Kombit

  • Bravo Berto! Je me te vertete trim e mos harro se nuk je vetem. Si ty ka plot!, ….. qe mendojne e shikojne njesoj. Une jam miku yt qe kur ti ishe i vogel me shaka te qelloja me shuplaka ne prapanica e ti kur ulerije, te thoja: “Mos ulerij, se ai qe te rreh te don”! E ti qeshje e ulerije bashke duke u spostuar qe te mos te zinte shuplaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *