Pandemia e COVID-19 ka marrë jetën e një tjetër mjeku në Shqipëri.
Fjala është për mjekun Sefer Dervishi nga Kavaja, i cili ka ndërruar jetë nga koronavirusi.
Mësohet se Dervishi kishte rreth dy javë që ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku edhe po trajtohej.
Ndërsa bëhet gjithashtu e ditur se ai vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
h.b/ dita

U prehtë në paqe shpirti i tij i pamposhtur, që u përpoq aq shumë për jetën. I qoftë i lehtë dheu i vendlindjes. Lamtumirë shoku ynë i vyer!