Pas ndarjes zyrtare nga aktorja Demi Moore, Ashton Kuthcher duket se po shkon drejt altarit sërish. Media rozë shkruajnë se dashuria e tij me Mila Kunis është aq e fortë, sa të dy po mendojnë për hapin final. Në foton e mësipërme, çifti është “kapur” nga paparacët teksa dilnin nga dasma e vëllait të Mila-s, ku aktorja ishte shoqëruese e nuses.
