Singapori ka numrin më të ulët të rasteve me fatalitetit si pasojë e koronavirusit në të gjithë botën, me vetëm 27 vdekje midis më shumë se 57,000 njerëzve që janë infektuar me COVID-19 në ishullin e Azisë Juglindore.
Me 0,05%, niveli i vdekjes së Singaporit është shumë poshtë mesatares globale prej rreth 3%, sipas të dhënave të përpiluara nga Reuters nga vendet që kanë regjistruar më shumë se 1000 raste.
Një krahasim me vendet me një popullsi me madhësi të ngjashme tregon një ndryshim të madh, shkalla e vdekjes së Danimarkës është rreth 3%, ndërsa ajo e Finlandës rreth 4%.
Për më tepër, askush nuk ka vdekur nga sëmundja në Singapor për më shumë se dy muaj, sipas ministrisë së shëndetësisë së këtij vendi.
Në këtë drejtim, ekspertët kryesorë të sëmundjeve të vendit kanë përmendur faktorët kryesorë pas fenomenit:
Demografia e infeksioneve
Rreth 95% e infeksioneve me COVID-19 të Singaporit janë midis punëtorëve migrantë, kryesisht në të 20-at apo 30-tat e tyre, që jetojnë në konvikte të ngushtë dhe të punësuar në sektorë intensivë të punës si ndërtimi dhe prodhimi i anijeve.
Zbulimi i rasteve
Singapori ka arritur të lehtësojë përhapjen e virusit përmes zbulimit të hershëm duke përdorur gjurmimin dhe testimin agresiv të kontakteve që fitoi vlerësime nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Hospitalizimi
Qasja parandaluese është zbatuar edhe te trajtimi.
Pacientët me COVID-19 mbi moshën 45 vjeç ose me kushte themelore që i bëjnë ata të prekshëm janë nën kujdes të spitalit, edhe nëse janë mirë, thanë mjekët.
“Kujdesi ynë është konvencional por i bërë mirë,…”, tha Dale Fisher, një konsulent i vjetër në Spitalin Universitar Kombëtar të Singaporit.
Maskat e detyrueshme
Vendi i ka bërë maskat të detyrueshme në publik që në prill.
o.j/dita

Po Singapori ka ligjet ma te ashpra kunder korrupsionit!