Ismail Haki Kuçi, figurë e ndritur e Labërisë

Ornela

Hasan Luçi

Me rastin e 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, atdhetari Ismail Haki Kuçi u dekorua me “Urdhërin e Shqiponjës së Artë”, së bashku me bashkëfshatarin Arif Mëhilli, i mirënjohur për rolin e tij në nënprefekturën e Kurveleshit dhe për mobilizimin e popullit në Luftën e Vlorës etj.

Në këtë kryengritje popullore e luftë heroike, me rëndësi kombëtare në historinë e shqiptarëve, me jehonë të madhe në Europë e më gjerë, se u luftua kundër pushtimit italian dhe Italisë me 40 milionë banorë, duke korrur fitoren përfundimtare, duke i hedhur në det pushtuesit. Major Ismail Haki Kuçi veproi si luftëtar, ushtarak, diplomat e gjyqtar në përpjekjet e qeverisë së Tiranës për organizimin e Luftës së Vlorës dhe për bashkimin administrativ të saj me Atdheun, duke luajtur një rol me rëndësi të veçantë si ushtarak karriere.

Megjithëse ishte në luftë me forcat serbe dhe esadiste ende rreth Tiranës, Qeveria e Tiranës, dhe personalisht kryeministri Sulejman Delvina, e dërgoi Ismail Haki Kuçin me detyrën e rëndësishme urgjente për të luftuar kundër imperialistëve italianë në Vlorë e gjetkë për organizimin e qëndresës nën drejtimin e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare” më 1920. Sipas bashkëluftëtarëve të tij, ai e priti me gëzim këtë detyrë me rëndëssi kombëtare dhe u nis pa humbur kohë si luftëtar e ushtarak i bindur i Atdheut. Ai përshkoi në këmbë fshatrat e Myzeqesë,u hodh me lundër në Seman e Vjosë, shkoi nëpër koddrat e Mifolit, duke bërë edhe propagandë atdhetare të luftës çlirimtare. Ai arriti në Vlorë, pasi ishte krijuar edhe “Komisioni Epror i Luftës”(ushtarak) për të drejtuar operacionet ushtarake dhe pas veprimeve luftarake nga 5 deri 10 qershor 1920. Ai u zgjodh në të dy forumet e drejtimit të luftës dhe fitoi popullaritet të madh për aftësitë e tij lufatarke dhe qëndrimin atdhetar .Në luftimet qershor-korrik ai luftoi në operacionet e përgjakshme në krye të çetave të Kuçit e tjera, kur këto çeta me urdhër të shtabit pas 10 qershorit zunë vijën e parë të frontit në Cerrishtë etj.Gjatë muajit qershor-korrik këto çeta kryen luftime të ashpra, me sulme e kundërsulme në zonën e Cerrishtës, qafën e Qishëbardhës,Kallafet, në kalanë e Kaninës dhe në qafën e Koçiut, gropën e Derrit, ku është ndodhur disa herë, duke drejtuar sulmet direkt ai vet. Pesë çetat e Kuçit drejtoheshin nga komandantët Meto Peçi, Arshi Saraçi, Rrapo Aliu,Sefedin Meçe e Jaho Gjoliku, i cili liftoi së pari në Tepelenë. U shqua sidomos kur ai veproi si komandant i grupit të dytë gjatë mësymjes së përgjithshmet ë forcave kryengritëse popullore më 23 korrik në vijën e frontit Llakatund-Risili me grupin verior.

Në luftime direkte, ai u shqua si drejtues i zoti ushtarak, tregoi cilësi të larta luftarake, tregoi dashuri të zjarrtë ndaj popullit,luftëtarëve e Atdheut.U shqua për drejtimin e forcave ushtarake e vullnetare edhe si komandant i sektorit të parë më të rëndësishëm në frontin e luftimeve Panaja-Babicë e Vogël, Babicë e Madhe-Xhuherinë-Baro-Cerishtë-Kallafet-Shushicë e deri në afërsitë e Radhimës.U dallua për energjitë luftarake e trimëritë në vijën e parë të zjarrit, ku bëheshin sulmet, goditjet e kundërgoditjet më të forta dhe përleshjet trup me trup.U shqua si organizues i veprimeve luftarake taktike për t.i bërë ballë sulmeve italiane dhe ndriçimit natën, që u bënin italianët pozicioneve të kryengritëve. Ai fuste grupe të vogla zbuluese e luftëtarësh natën nëpër qafat e ndryshme të territorit,pastaj kryhej sulmi mbi italianët.Në këtë kohë në Kurvelesh u hodhën prrullat: “Cdo gjë për luftën, për mbrojtjen e kombit”, “E mbrojmë me gjak, se lëshojmë aspak” etj. Në këto rrethana të vështira shqiptarët u detyruan të veprojnë si thotë kënga popullore: “Atje ku nuk shkon dot fjala/ Për shqiptarin vendos palla”.
Major Ismail Haki Kuçi ishte njeri nga anëtarët kryesorë të delegacionit shqiptar , që diskutoi çështjen e armëpushimit me delegcionin ushtarak italian të dërguar nga gjeneral Piaçentini, kryekomandanti i forcave pushtuese.Italianët kërkuan armëpushim, me kusht që të mbanin të pushtuar Vlorën e Sazanin, por delegacioni shqiptar, jo vetëm që nuk pranoi kërkesat abusurde italiane, por i hodhi posht me përbuzje.Major Ismail Hakiu, si diplomat atdhetar, në emër të popullit shqiptar e të delegacionit, u vuri këto kushte italianëve: të paguanin gjithë dëmet e luftës; të linin të gjithë materialin luftarak, veshmbathjet e ushqimet e depove të tyre luftarake si kompensim të rezervave të harxhuara nga populli ynë në luftë dhe për të plotësuar nevojat e menjëhershme të tij; të lironin menjëherë Vlorën e Sazanin, duke i tërhequr forcat ushtarake në Itali; të dorëzonin një për një gjithë luftëtarët e tjerë të marrë peng në Sazan, duke marrë detyrimin se edhe shqiptarët do të lironin ushtarët italianë të zënë robër, të cilët ishin me mijra etj.Major Ismail Hakiu tregoi zgjuarësi e vendosmëri për të mirën e Atdheut pa u bërë lëshime pushtuesve italianë.
Major Ismail Haki Kuçi iu kundërvu edhe vendimit të qeverisë së Sulejman Delvinës, që në marrëveshjen e pushimit të luftës, iu la Sazani italianëve. Ai u deklaroi bashkëluftëtarëve në Vlorë se “Sazani është portë e kalasë së Shqipërisë, ai është tokë shqiptare, toka jonë. O burra t’i sulmojmë e t’i ndjekim edhe që andej italianët! Përndryshe, Sazani do të na qëndrojë gjithmonë si shpatë mbi krye”!Ai ishte luftëtar i vendosur e kërkues dhe i plotë në kërkesat ndaj pushtuesve italianë., ai ishte ushtarak largpamës dhe një politikan i aftë.Ai bëri një vlerësim të drejt politik të Luftës së Vlorës në tërësi dhe vendndodhjes politiko-gjeografike të ishullit të Sazanit në veçanti.
Pas Luftës së Vlorës, qeveria e emëroi major Ismail Haki Kuçin, me detyrë kryesore për të vënë rregull e qetësi në qytetin e Durrësit dhe ai ia doli.
***
Po kush ishte ky luftëtar, me këto cilësi atdhetare dhe ku kish punuar më parë dhe ku veproi pas Luftës së Vlorës ? Shkurtazi po japim një jetëshkrim të tij, i cili gjendet i plotë në librin tim “Ismail Haki Kuçi”, botuar nga “Mokra” në 1999:
U lind në Kuç të Labërisë më 19 korrik 1873, në një familje fshatare të mesme, mjaft e mirënjohur për luftë kundër pushtuesve e ruajtjen e traditave të mira të vendit e kombit tonë.Emri i tij i vërtet është Levend Miftar Mahmutaj (Kondi).Emri “ Ismail Haki” iu dha nga osmanët, pasi ai kreu studimet ushtarake në Stamboll dhe tregoi zgjuarësi e i zotësi ushtarake.Këtë emër e kanë marrë 8 shqiptarë nga trevat tona etnike.U rrit në fshat, në Plihër si fëmijë, arsimin e kreu në fshat në shkollën osmane, e hapur në 1865.Pas vrasjes së vëllait Cerçizit në 1885, shkoi në Stamboll, ku e mori nën kujdes miku familjar Halil Pashë Gjirokastra.Kreu arsimin e mesëm dhe akademinë ushtarake në Stamboll më 1900. Kur po priste emërimin, zakonisht shqiptarët rrinin së bashku e flisnin shqip, por një oficer osman i ofendoi duke thirrë: “pis arnaut”! Ismail Haki Kuçi xhveshi shpatën dhe e sulmoi, duke u mbështetur nga shokët e tij.Në përleshje pati 4 të vdekur dhe 17 të plagosur nga të dy anët, shqiptarë e turq.Ai u plagos rëndë dhe u shtrua në spital.Si u shërua doli nga spitali, takoi shkaktarin e ngjarjes dhe kësaj here e godii me shpatë e vdiq.U arrestua dhe u burgos. Pasi u lirua u dërgua e shërbeu në Jemen, në Dardanele, Dobruzh,Palestinë etj.Iu besuan shpejt detyra komanduese me rëndësi për aftësit e tij ushtarake.Ai tregonte se kishte marrë më shumë se 30 plagë në luftime të ndryshme.
Ai e urrente jetën ushtarake osmane dhe mëndjen e kishte te Atdheu. Koha erdhi kur miqtë e tij atje i thanë për vendimin e marrë për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, pasi atje bashkëpunoi me vëllezërit atdhetarë shqiptarë.Ai figuron në listën e oficerëve, 19 vetë, që erdhën në Atdhe nga Turqia. Në Shqipëri bashkëpunoi duke njohur personalist Ismail Qemalin, Bajram Currin, Avni Rustemin, Halim Xhelon, Luigj Gurakuqin, Sali Cekën, Hasan Prishtinën, Zija Dibrën, Elez Isufin, Aqif pash Elbasanin etj. Ai qe nga oficerët e parë që mori në dorë e shpërndau në vend telegramin e Ismail Qemalit drejtuar komisionit përgatitor për shpalljen e pavarësisë e siguruar pjesëmarrjen e përfaqësuesve në mbledhjen e kuvendit kombëtar të Durrësit e të Vlorës më 1912. Ai mori pjesë në vendosjen e qetësisë e bashkëpunimit të popullit me delegatët.
Ai mërgoi sërish në Turqi në 1915-1917 pasi u dëshpërua nga pushtimi i vendit nga forcat e huaja.Atje u arrestua,u gjykua e u dënua si dezertor, megjithse u mbrojt se i rrezikohej Atdheu, ku u kthye.U dërgua në Gaza të Palestinës, nga ku u arratis , duke marrë me vete 7 oficerë dhe 3-4 ushtarë besnikë shqiptarë, dhe shkoi në Kajro. ku u dorëzua në komandën angleze të frontit. Pas pak kohe u nis e mbërriti në Vlorë.
Pasi vizitoi të afërmit në vendlindje, ai u paraqit në MPB të qeverisë shqiptare të Durrësit, që kontrollohej nga komanda e forcave pushtuese italiane.U emërua komandant i shkollës së oficerëve, pastaj komandant i xhandarmarisë së Durrësit, por ai nuk ishte zbatues i rendomtë i urdhrave dhe kërkoi ndryshime, ndryshe do jipte dorëheqjen, duke vepruar të merreshin masa edhe kundër kolonelëve italianë Rudolfi e Lodi, të cilët bënin lëvizje të shpeshta Durrës-Vlorë për qëllimet e tyre.U transferua komandanti batalaionit të xhandarmarisë në Mat në mars 1918, ku si komandant operacioni kundër serbëve ishte Ahmet Zogu, i cili i kërkoi major Ismail Haki Kuçit të dërgonte një forcë kundër Bajram Currit për ambicjet e tij.Ai refuzoi urdhërin e A.Zogut. Ai u dërgua në Shkodër për të luftuar kundër agresionit jugosllav, ku bashkëpunoi me “Komitetin Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”:Në shtator 1920 ai veproi kundër forcave esadiste të Dibrës, të ndihmuara nga reparte ushtarake jugosllave që iu afruan Tiranës dhe me trupat qeveritare e vullnetare dolën fitimtarë.
Në tetor 1920 ai u emërua qarko komandant në Gjirokastër, në frontin jugor për të normalizuar gjendjen, duke bashkëpunuar me administratën shtetërore, parinë e fshatrave dhe popullin, dhe vuri rregull.Në nëntor u ndodh në Tiranë dhe protestoi e urdhëroi të veprohet kundër përdorimit abuziv të flamurit italian që cënonte dinjitetin kombëtar e tregonte mëndësinë koloniale italiane në Shqipëri, ngritur nga një bej në rrugën e Kavajës, ku italiani Terpini banonte e do të blinte pyje nga A.Zogu..Më 28 nëntor 1920 organizoi festimin madhështor të pavarësisë dhe një paradë ushtarake në kala, ku u zbrazën 21 të shtëna.Në mbarim të 1921 u transferua në Durrës si major i rezervistëve, por kjo ishte kohe e trubulltë se në kryeqytet bëhej luftë mes feudalëve e demokratëve për të marrë pushtetin.
Në fillim të 1921 ai u dërgua, së bashku men/togerin e xhandarmarisë Xhevdet Gjoleka nga Kuçi për të zbuluar dhe dënuar kriminelët që bënë masakra në Piqeras,ku u vra një emigrant nga Amerika, sipas një plani turbullues, minues e përçarës të agjenturës greke në Himarë, Sarandë e Delvinë.Në mars kriminelët iu dhanë gjuqit e u dënuan me vdekje 4 vetë, që u prit mirë nga populli në jug.Ai zbuloi dhe hodhi në kurth edhe kriminelë të arratisur në Greqi dhe u bë e mundur zhdukja e bandës që vepronte në zonën e Delvinës e Camërisë.U zunë edhe 15 keqbërës, të cilët qenë përzier edhe në veprimtari armiqësore kundër vendit në jug.
Në vitet 1920-1924 major Ismail Haki Kuçi u radhit me demokratët kundër reaksionit feudal.Në mbarim të 1921 ai u emërua në Durrës si komandant i rezervistëve.Ai u vendos kundër feudalit A.ZoguKryetari i Këshillit të Lartë Aqif Pashë Elbasani (Biçaku) e ngarkoi Ismail Haki Kuçin për të rrëzuar me dhunë qeverinë e Eshref Frashërit.Aimbështeti qeverinë e Hasan Prishtinës më 7 dhjetor 1921.Ai kaloi me grupin përparimtar të Bajram Currit, pas puçit të A.Zogut me qeverinë e Xhafer Ypit.
Në vitet 1920 Avni Rustemi, Halim Xhelo etj. vizituan Kuçin, pasi fshati mori anën e demokratëve, ku më veprues ishin Arif Mëhilli, Rrapo Aliaj, Xhafer Alikaj, Ismail Haki Kuçi, Sheme Hysen, Meto Peçi, Xhevit Nani, Mustafa Luçi, Ismail Brahimaj,Zeno Luçi,Halit Bisha,Veip Nenaj,Sino Xheli, Hasan Bedo Balili,Dr.Hazbi Kuçi (Balili), toger Bajram Guro etj.Kështu në kryengritjen e qershorit 1924 ai u radhit me fanolistët , që nga kuvendi i krahinës së Labërisë i mbajtur më 23 maj që vendosi të hidhej në kryengritje.Forcat e ardhura nga Vlora hynë fitimtarë në Tiranë.Ai u emërua në frontin verilindor, që drejtohej nga Bajram Curri që ndëshkuan disa bajraktarë, u dogjën kullat si edhe A.Zogut.Në nëntor 1924 ai mori pjesë në kuvendin e Labërisë në Kuç, ku morën pjesë përfaqësues nga trevat shqiptare për të drejtat zakonore, që pati rëndësi.
Po kur A.Zogu nisi kundërrevolucionin me forcat e tij që ishin arratisur, reparte jugosllave e bjellogardistet. Major Ismail Hakiu organizoi çetën e Kuçit, pastaj të Kurveleshit dhe me rreth 300 luftëtarë u nis nga bregdetii Sarandës me varkë, arriti në Vlorë, ku mblodhi e armatosi forca të tjera dhe pagoi transportin detar e mbriti në Durrës e Tiranë, megjithse qeveria e Nolit kishte ikur nga Tirana.Ai së bashku me Riza Cerovën shkuan në Shkallën e Tujanit dhe në bashkëpunim edhe me forcat e Bajram Currit luftuan kundër forcave të A.Zogut.Luftimet më të ashpra u bënë te Guri i Bardhë (kufi Tiraanë-Mat), ku morën urdhërin për t’u tërhequr.U detyrua e u tërhoq në Durrës, se “Triumfi i legalitetit” e shtypi revolucionin demokrat.Terrori zogist përfshiu edhe Kuçin, ku vepruan bandat e Taf Kaziut,Hysni Demës etj.major Ismail Hakiu u largua në Itali.Ai u ndodh në shoqrinë e Luigj Gurakuqit në Bari, kur atë e vrau agjentura e Zogut në bashkëpunim me italianët.U kthye pas amnistisë demagoge të A.Zogut nga mesi i 1925 dhe shkoi në vendlindje.
Në Kuç ai u bë nismëtar i veprave përparimtare për ndërtim e vepra kulturore,se kishte plotë Nga viti 1925 ai nisi punët e ndryshme në vendlindje. Në fakt ai kur u kthye nga mërgimi i dytë, solli në Kuç vegla bujqësore, zdrukthtarie e ndërtimore, zgjoj modernë blete, dhe mjete të plota për kovaçanë, të cilat nuk ia pëlqeu familja etj.se ishte turp për vendësit, por kjo u përdor pas çlirimit nga Bajram Sulo.Ai bisedoi me pleqësinë dhe i bindi për këto punë.Në fillim ai nisi punën me mësuesit Mustafa e Imer Luçi etj.për të zmadhuar shkollën e fshatit në vend të xhamisë, e cila ishte djegur nga shovenët grekë në 1914.Kështu u ndërtua shkolla plotore me 5klasë dhe konvikti i Kurveleshit në 1925-1927. Ai dha 25 napolona flori, kurse të tjerët nga 1 napolonë dhe u bënë 600 napolona flori.
Nisma e rëndësishme ishte edhe hapja e rrugës së automobilit nga Borshi në Kuç: Ai bindi parinë e Kurveleshit të Poshtëm për këtë dhe u pranua që burrat nga 16 vjeç deri 7= të bënin punë vullnetare.Ai ndërhyri edhe në organe shtetërore dhe siguroi disa fonde,një gjeometër,sasi veglash hekuri si kazma, qysqi,vare etj pak dinamit,kapsolla e fitilë.Ia filloi punës vetë i pari me vëllezërit e tij.Trasea u ça 25 km Borsh-Fterrë-Kuç. Në 1925-1926. Ai zbuloi e edhe sabotimin e rrugës nga gjeometri Spiro Zbogo nga Dhërmiu me urdhër të tregtarit të kripës Jorgji Bollano, pëkrahës i flaktë i Idesë së Madhëe shovene greke, se i prishej puna e monopolit të kripës. Ai bëri edhe disa rregullime brenda fshatit si sheshin e spitalit, prishi varrezat e mëhallës së tij e një pjesë të mekamit.Varresat i çoi në vend tjetër duke bindur popullin. Ai propagandoi kundër zakoneve të këqia a jo të mira, propagandoi edhe ngrënien e mishit të derrit.Ai ndihmoi miq të tij të internuar a të dënuar nga A.Zogu si Jaho Gjolikun në Krujë, poetin Tartar Zeka që e burgosi A.Zogu dy herë në 1925 e 1926 në kalane e Gjirokastrës se vuri këngë që nuk i pëlqyen.Tartari lirohej, por sërish vinte këngë therëse.
Për ta bërë për vete A.Zogu i caktoi disa poste, por ai nuk i pranoi. A.Zogu e internoi në Shijak, ku iu ngrit kurthi dhe u helmua në 1928. Gruaja e tij Sanije Ali Skrapari nga familje e mirënjohur atdhetare, nisi veprime për t’u hakmarrë me nipërit e tij kuçiotë, si ka dëshmuar Veledin Zeneli (Zeka), por edhe atë e helmuan.Për vdekjen e major Ismail Haki Kuçit shkroi shtypi i vendit me nderim.
Rapsodët kuçiotë e të tjerë si Tartar Zeka, Hamit Sita,Asllan Cipaj. Veliko Seferi etj.i kanë ngritur këngë, që këndohen edhe sot në jug. Më 25 prill 1943 iu vu emri i tij batalionit territorial të Kuçit, që luftoi në tërë jugun e vendit dëri në çlirim. Edhe ndërmarrjes Rruga-Ura në Vlorë iu vu emri i tij pas çlirimit. Me rastin e 10 vjetorit të çlirimit u dekorua me urdhërin e lirisë të klasit të parë, kurse në 50 vjetorin e çlirimit me Urdhërin e klasit të trëtë “Për veprimtari patriotike”. Me raste përvjetorësh kujtohet jeta e vepra e tij atdhetare e nderuar. Heroi i Popullit Avdyl Hakiu që e pat njohur mirë ka theksuar se “Ismail Hakiu ishte person shumë i ndershëm dhe i drejtë ,me një fjalë patriot dhe personalitet i shquar për kohën”.

Share This Article
1 Comment
  • Ky e meriton emrin Hero kombëtar,jo Azem Hajdari një drogmen,vrasës i Sali Berishës,që dogji e shkatrroi shqiprinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *