Operacioni “Los Blancos”/ Vihen në pranga edhe dy shqiptarë në Greqi (Emrat)

time

Në Athinë, policia e Greqisë ka konfirmuar se 2 personat e arrestuar nga operacioni “Los Blancos” janë shqiptarë.

Sakaq, mësohet se policia ka gjetur prova që tregojnë se dy shqiptarët janë të lidhur me anëtarë të tjerë të organizatës që tashmë janë të arrestuar edhe në 10 shtete të tjera.

Fjala është për Ilir Koli Tiko  dhe një tjetër shtetas shqiptar, i cili rezulton me tre emra në sistemin grek të drejtësisë,  Alban, Emiljano, ose Mariglen dhe me tre mbiemra, Mehmetaj, Sinani dhe Kamenica.

Ndërkohë, të dy të arrestuarit pritet të ekstradohen nga Greqia drejtë Italisë. Gjatë kontrollit në banesat e tyre, policia sekuestroi një armë gjahu, 3 500 euro, 2 peshore elektronike, 1 dedektor, 1 palë dylbi, doza me droge dhe dy celulare.

Kujtojmë se nga ky operacion policor ishte koordinuar nga Europol dhe Eurojust, në përpjekjen për të shpërbërë një organizatë kriminale që trafikonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës dhe ka të arrestuar në 10 vende.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *