Kontroll i rreptë në Korçë nga policia, pritet të vijojë edhe në ditët pasardhëse

time

Policia, në pikat kyçe hyrëse-dalëse të qytetit të Korçës, ka vijuar me kontrolle të rrepta për armëmbajtje pa leje për persona të shpallur në kërkim dhe gjithashtu për lëndë narkotike.

Kontrollet priten të vijojnë edhe në ditët në vijim. Ky vendim vjen në kuadër të masave parandaluese për COVID-19 edhe për transport të emigranteve të paligjshëm.

Sakaq, bëhet me dije se kontrollet e policisë janë përqendruar në qendër, në unazë dhe në hyrje të qytetit.  Ndërkohë, RENEA po ushtron kontrolle edhe në Elbasan e zonën përreth, pas ekzekutimit mafioz të Bujar Çelës mëngjesin e sotëm.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *