Nuk ka pasur vetëm një rast që në Australi janë zbuluar lloje të ndryshme merimangash dhe gjarpërinjsh helmues, mirëpo së fundmi ka qenë një pemë ka bërë që shkencëtarët të habiten.
Një lloj helmi, i ngjashëm me atë të merimangave vdekjeprurëse është zbuluar nga një grup studiuesish nga Universiteti i Queensland-it sipas të cilëve, kjo substancë toksike prodhohet nga disa lloje bimësh të quajtura Gympie-Gympie, që gjenden në pjesën jugore të Australisë.
Nga përshkrimet që kanë bërë studiuesit, këto pemë i kanë gjethet të mbuluara me qime të imëta, të ngjashme me gjilpërat dhe dihet se shkaktojnë dhimbje ekstreme.
h.b/dita
