COVID-19/ Shteti fqinj regjistron 7 të vdekur dhe 186 raste të reja në 24 orët e fundit

time

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 7 persona dhe 186 të tjerë janë infektuar me COVID-19.

Në shtetin fqinj, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga 1 674 testime të kryera brenda 24 orëve të fundit, 186 kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi.

Sakaq, bilanci i të infektuarve me koronavirus shkon në 16.274, i pacientëve të shëruar 13.635 ndërsa numri i viktimave 675. Ndërsa numri i rasteve në të gjithë Maqedoninë e Veriut është 1964.

Sipas deklaratës së bërë, rezulton se në Shkup ka pasur më shumë raste të reja dhe ndërkohë mësohet se janë regjistruar 85 pacientë të shëruar.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *