Europa League, Tirana shmangu serbët, por në short kapi zviceranët

Ornela

Ekipi kampion i Shqipërisë, Tirana do të kenë një përballje të vështirë ndaj zviceranëve të Young Boys. Sipas shortit të hedhur në Nion është përcaktuar se ndeshja e vlefshme për Europa League luhet Zvicër dhe është me vetëm një tur.

Young Boys është kampion në fuqi i Zvicrës. Pjesë e skuadrës zvicerane është edhe mesfushori shqiptar Taulant Seferi. Ndeshjea do të luhen më 1 tetor në Bernë dhe fituesi shkon në fazën e grupeve të Europa League.

Tirana ka shmangur një përballje me serbët e Crvena Zvezdës, por edhe me Dinamo Brest, por në fund peshkoi zvicerianët. Në rast fitoreje, Tirana më pas futen në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

Në fund të vitit 2017, zviceranët kanë luajtur dy ndeshje të vlefshme për fazën e grupeve të Europa League ndaj Skënderbeut, 1-1në “Elbasan Arena” dhe ndërsa fituan 2-1 në Bernë më 7 dhjetor 2017.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *