Ngjarje e rëndë në Durrës / Plumba mbi babë e bir, babai vdes në spital. Policia: Konflikt i çastit. Dëshmitarët: Tentuan të iknin, përplasën makinën

Edlira Shehu

39 vjeçari Armando Baboçi ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes në Durrës, ndërsa djali i tij 19 vjeçar Erald Gjini (ka ndryshuar mbiemrin) mbeti i plagosur.

Dinamika e ngjarjes mbetet ende për t’u sqaruar.

Sipas policisë, babë e bir janë qëlluar pas një konflikti të çastit.

Dëshmitarët thanë se panë 39 vjeçarin të përpiqej të largohej me makinë bashkë me djalin, por makina është përplasur.

Pas kësaj, babë e bir kanë dalë nga makina dhe janë konfliktuar me një grup prej disa personash që po i ndiqnin.

Në vendngjarje janë gjetur një shkop bejsbolli dhe sende të forta çka dëshmon për një grindje fizike që më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Njoftimi paraprak i policisë (nuk flet për viktima)

Më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personave, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 

e.sh/Dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *