Pse kreu i grupit të kokainës Dritan Rexhepi s’mund të ekstradohet. Në sitë, pasuritë e Eldi Dizdarit në Shqipëri

Edlira Shehu

Dritan Rexhepi, i cilësuar si kreu i grupit kriminal të shqiptarëve që sillnin kokainë nga Amerika Latine në Europë, nuk mund të ekstradohet. Interpol Tirana ka saktësuar se do të jetë i vështirë kthimi i tij në Europë, pasi asnjë prej vendeve që e ka shpallur në kërkim nuk ka marrëveshje ekstradimi me Ekuadorin.

Aktualisht Rexhepi ndodhet në një nga burgjet e këtij vendi dhe dyshohet se nga qelia ka vijuar të drejtojë grupin.

Rexhepi kërkohet nga Shqipëria për vrasje të dyfishtë dhe nga Belgjika, por në asnjë moment nuk është realizuar dot ekstradimi i tij.

Për grupin shqiptar të kokainës, kanë nisur hetime të tjera, duke filluar nga ajo e pastrimit të parave. Policia pritet të verifikojë pasuritë që Eldi Dizdari apo familjarët e tij kanë vendosur gjatë këtyre viteve.

Për dy nga 5 të arrestuarit në Shqipëri, Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg. Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro do të qëndrojnë në qeli për 40 ditë derisa të vijnë dokumentet nga Italia.

Hetimet janë kryer në Itali, ndërkohë që operacioni ndërkombëtar u koordinua nga EUROPOL.

 

e.sh/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • Po Dritani ne burg eshte edhe ne Ekuador, Nuk eshte se atje eshte i lire dhe hajde ta arestojme .

    Atje ne burg e mbajne Dritanin, keshtu qe nuk ka ndonje ndryshim ,
    edhe po erdhi edhe po s;erdhi–Ai ne burg gjendet

    Mire do ishte ta sillnin ne Shqiperi, sepse duke pasur sjellje te mire edhe mund ti ulej denimi,

    Se gjynaf e kemi edhe nga fshati jone

    Se Dritani ne burg nuk besoj se sillet keq –Pastaj se ca bejne ata djemte e nenave jashte burgut, c’faj ka Dritani,
    me ata te merret policia .

    Pastaj Dritanit nuk e ja ka vendos emrin Gegegja kot Dritan,
    Dmth qe ndricon , qe leshon drite ne per bote, si Jezusi lol hahahaha

    I papare je Dritan Zhgaba l

    Ne fakt do ishte mire te vinte Dritani ne Shqipni, dhe ta emeronim Minister te Financave,
    me qeverine e re qe do vije,
    apo te Ekonomise, ne menyre qe Dritani te beje ato xhonglimet e tij pa top,
    me sistemin kines te pastrimit te parave ,qe perdor andej nga mucacot,
    dhe te ritej njecike ekonmia ne dheun ame , se plasem nga varferia

    Ose me mire Dritani te behej Minister pa Portofol.
    se nuk i lihet portofol ne duar atij ,
    se te ben gjemen lol
    Vetem te jepte keshilla , tek Rama apo tek Basha ca te benin me parate e vjedhura neper PPP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *