Studimi i Eurostat: Rreziku nga varfëria po përhapet në disa vende të Europës, Shqipëria mes 12 rajoneve më të varfëra të kontinentit

Edlira Shehu

Të tre rajonet e Shqipërisë, Veriu, Qendra dhe Jugu bashkë me disa rajone në lindje dhe jug të Europës u klasifikuan rajonet më rrezikun më të lartë të popullsisë në varfëri në vitin 2018 sipas botimit të Eurostat për ecurinë ekonomike të rajoneve të publikuar së fundmi.

Siç shihet në hartën më poshtë rajonet më ngjyrë blu të errët ku bën pjesë e dhe Shqipëria e kanë popullsinë në rrezik të lartë të lartë të varfërisë më shumë se 30 %. Ngjyra më e hapur drejt portokallise tregojnë një përqindje më të vogël të varfërisë në kontinentin Europian.

Eurostat ka vënë re një fenomen të rritjes së varfërisë në qytetet më të pasura të Europës, pasi gjithnjë e më shumë po shtohen lagje të varfra dhe përjashtimi social po rritet.

Më shumë se e një pesta e popullsisë së Vienës, qytetit më të pasur të Austrisë ishte në rrezikun e varfërisë vërën iNSTAT.  Përqindja e popullsisë në rrezik varfërie në Vienë ishte me larta se në çdo rajon tjetër të Austrisë.

Një model i ngjashëm ishte i dukshëm në Danimarkë, ku rreziku më i lartë i varfërisë u regjistrua në rajonin Hovedstaden të kryeqytetit ku rreth 16% e popullsisë ishte në kufirin e rrezikut të varfërisë.

Por disa nga  nivelet më të larta në rrezik të varfërisë janë regjistruar në rajone rurale dhe të largëta të lindjes dhe Evropës Jugore. Gjithsej 12 rajone në të gjithë BE-në kjo normë  e rrezikut të varfërisë tejkaloi 30.0% në 2018 (siç tregohet nga hija blu më e errët në Hartë). Nga 12 rajone tre e i ka Shqipëria/ Këto rajone janë të vendosura kryesisht në  Bullgari, Rumani, Spanjë, itali dhe Shqipëria.

Siç shihet nga harta Shqipëria është më e varfra edhe në Rajonin e Ballkanit pasi treguesi i varfërisë tek fqinjët tanë sipas Eurostat është poshtë 30 %.

Gjithashtu rajoni jugor i italisë, Campania ka rezultuar me nivelin më të lartë të varfërisë në BE me mbi 41 % për qind të popullsisë në rrezikun e varfërisë, duke e pasur treguesin edhe më të lartë se Bukureshti.

Eurostat e mati nivelin e popullsisë në rrezik varfërie kryesisht duke studiuar aksesin në punësim dhe nivelin e pagave në Rajonet e Europës.

Në vitin 2018, pjesa e popullsisë së BE (të moshës 0-59 vjeç) që jetonin në shtëpi jo shumë të përshtatshme dhe me akse të kufizuar në punë ishte 8.8%. Mirëpo në disa qytete të pasuara ku tregu i punës është shumë dinamik gjithashtu u vu re një numër i madhe familjesh në vështirësi për shkak të urbanizimit të shpejtë që po pësojnë këto qytete.

 

e.sh/ Dita

Share This Article
5 Comments
  • Pallavra!
    Ne kemi kryeministrin me modern ne bote,qe vishet me shallvare,atlete dhe qe shet pikturat e tij te bera ne orarin e punes,sa here qe del jashte shtetit me paret e shtetit!
    Ne kemi kryeministrin e vetem ne bote qe sundon i vetem,pa opozite ne qeveri,parlament dhe bota e pranon!
    Ne kemi vertet varferi,por ama kemi edhe oligarket me kriminele te botes,qe kane gllaberuar buxhetin e shtetit me PPP!
    Ne vertet na ra termeti dhe pandemia,por viktimat e tyre deri tani kane jetuar jashte ne carda heroikisht!
    Qeveria jone vertet nuk kishte pare per rindertimin,mpor pasi i mori nga bota,nxorri 1 miliard euro per te ndertuar tunelin e Llogarase,para se te ndertohen shtepite e demtuara!
    Ne vertet i kemi lagjet e qyteteve si Kandahari,pa rruge te shtruara,pa lulishte,kende lojrash,pa cerdhe,kopshte etj,por kemi fshatra turistike me 100 banore qe ju investua rruga prej qindra milione euro,sepse aty doli fitimi korruptiv e jo tek rrugicat e lagjeve!
    Ne vertet kemi shpenzuar per shendetesine,por kur ra pandemia keto miliona nuk bene asgje per perballimin e saj!
    Ne vertet kemi varferi,por jemi aq te pasur ne mendje sa te zgjidhim hallet e botes,bile edhe t’i falim nje pjese deti edhe Greqise ,meqenese ka shume pak det!

  • Kjo s’eshte gje akoma! Thatesira po pushton Europen! Ujitja e tokave ne jug te Europes eshte bere problem! Nese shkon keshtu sic 30-40 vjetet e fundit, pas 20-30 vjetesh do te kete probleme edhe me ujin e pishem!

  • Ku jane keta analistet tane si ” intelektuali ” i bythes qe thote se po te mos ishte Enveri Shqiperia do ishte Zvicer tani, se 30 vjet ne dhjerokraci i kaluan edhe 10 vjet duhen per tu barazuar me 40 vitet regjimit te Enverit.Krahasoni pak c’fare beri Eneri ne 40 vjet e c’fare kane bere keta politikanet tane ne keto 30 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *