Nga Janusz Bugajski
Ekskluzive Dita – Gjatë presidencës së Aleksandar Vuçiç, Projekti i Serbisë së Madhe është rimëkëmbur. Por ndryshe prej epokës së Sllobodan Millosheviçit, projekti nuk bazohet më në luftë të mirëfilltë, vrasje etnike, dëbime masive dhe rrëmbimit të territorit.
Tashmë, kjo fushatë zhvillohet në përputhje me tre parime kryesore: dredhi, fleksibilitet dhe durim.
Në (regjimin e) Millosheviçit, Serbia e zgjeruar supozohej të ndërtohej nga copëtimi i Jugosllavisë, duke marrë territoret me shumica serbe nga republikat fqinje si dhe duke vrarë ose dëbuar grupe të tjera etnike për të krijuar shumica serbe.
Projekti dështoi kryesisht për shkak të rezistencës së kroatëve, boshnjakëve, shqiptarëve dhe malazezëve dhe, përfundimisht, prej ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Vuçiç ka shërbyer si ministri i informacionit i Millosheviçit dhe për këtë arsye është krejtësisht i familjarizuar me dezinformimin dhe mashtrimin për të arritur qëllime madhore në politikë. Pas monopolizimit të politikës serbe nga Partia e tij Progresive dhe mënjanimit të opozitës, Vuçiç ka mjaft hapësirë për të ndjekur ambiciet e një Serbie mini-perandorake në Ballkan.
Strategjia e Beogradit zhvillohet në bazë të tre elementëve kryesorë: dobësimi i fqinjëve, diplomacia e dyfishtë dhe ndihma e Rusisë. Serbia nuk është në gjendje që të sfidojë Kroacinë, e cila ka arritur të marrë anëtarësimin si në NATO ashtu dhe në BE, ndonëse vazhdon të marrë armë nga Rusia dhe Kina në një mini-garë armatimesh me fqinjin e saj më të pasur verior.
Kroacia ka një popullsi serbe shumë më të vogël dhe më pak kompakte sesa gjatë epokës së Jugosllavisë dhe ka më pak dobësi politike dhe ekonomike të cilat mund të shfrytëzohen nga Beogradi.

Tre objektivat kryesore të projektit të rimëkëmbur të Serbisë së Madhe janë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje – Hercegovina. Kosova nuk mund të rimerret brenda (territorit të) Serbisë dhe kundërshtimi ndaj çfarëdo formë ndarjeje mbetet i theksuar. Objektivi i Beogradit është të vonojë pafundësisht një zgjidhje përfundimtare në marrëdhëniet dypalëshe dhe ta mbajë Kosovën në paqëndrueshmëri dhe të pasigurt për të ardhmen e saj. Një Kosovë e dobët i mundëson Beogradit të rrisë ndikimin e tij rajonal.
Megjithëse Mali i Zi është anëtar i NATO-s, politika e Vuçiçit është ideuar për të prishur sovranitetin e tij dhe për të nënshtruar politikën e tij të jashtme. Zyrtarët dhe media serbe ndërhynë në zgjedhjet e fundit parlamentare të Malit të Zi për të promovuar opozitën nacionaliste. Koalicioni i ri qeverisës mund ta dobësojë orientimin perëndimor të vendit, veçanërisht nëse Fronti Demokratik (FD) do të dominojë në qeverinë e re.
Ai është i lidhur ngushtë me grupet nacionaliste serbe dhe operativët rusë dhe mbështet projektin e Serbisë së Madhe. Ai do të kërkojë të forcojë identitetin serb në Malin e Zi dhe të anulojë ligjin e ri mbi pronat fetare.
Udhëheqësit boshnjakë dhe shqiptarë do të jenë veçanërisht të shqetësuar nga shovinizmi serb në rritje që mund të përqendrohet kundër komuniteteve të tyre.
Bosnje – Hercegovina është shënjestra e tretë kryesore e pan-serbizmit. Vendi mbetet jofunksional kryesisht për shkak të politikave bllokuese të Republikës autonome Serbe (RS). Udhëheqësi i saj, Milorad Dodik, kërcënon në mënyrë periodike se do të shkëputet dhe do të krijojë një shtet të ri serb.
Pas gjenocidit ndaj myslimanëve boshnjakë gjatë kohës së luftës, territori ka një popullsi kryesisht serbe. Megjithëse Vuçiç shmang të bërit fushatë për ndarjen e Bosnjes dhe marrjen brenda territorit të RS, parashikimi është se një krizë më e gjerë rajonale dhe konfliktet brenda vetë Bosnjës do të ofrojnë në të ardhmen mundësinë e shkëputjes, atëherë kur Perëndimi të shpërqendrohet.
Një përbërës tjetër kryesor i qasjes së Beogradit është diplomacia e dyfishtë. Ndërsa pretendon se aspiron anëtarësimin në BE dhe marrëdhënie më të ngushta me NATO, Serbia kërkon të ekuilibrojë katër fuqitë e mëdha – Rusinë, Kinën, SHBA-në dhe BE-në.
Ajo synon të përfitojë nga secila, diplomatikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht, duke imituar strategjinë e mos-rreshtimit të Jugosllavisë pas prishjes së Titos me Stalinin në 1948. Kjo gjithashtu mund të fshehë dhe ndihmojë projektin pan-serb, nëse Beogradi fiton mbështetjen e aktorëve kryesorë ndërkombëtarë.
Faktori i tretë që Vuçiç përllogarit se do të ndihmojë me axhendën e tij e Serbisë së Madhe është ndihma e qeverisë ruse. Moska e sheh Beogradin si një mjet të dobishëm për prishjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, për kufizimin e integrimin të tij në Perëndim dhe për zgjerimin e ndikimit rus.
Megjithatë, në një moment të caktuar, Kremlini mund të përpiqet ta shtyjë Vuçiçin në një konflikt të drejtpërdrejtë rajonal, çfarë ai është përpjekur ta shmangë. Putini mund të shfrytëzojë aleancën e tij edhe më të ngushtë me Banja Luka për të nxitur shkëputjen e RS dhe për t’i dhënë shtysë një reagim zinxhir konfliktesh që do të shqetësonin BE-në dhe NATO-n.
Në vend të konfrontimit të drejtpërdrejtë që do mund të provokonte sanksionet perëndimore, Vuçiç preferon të veprojë me dredhi dhe të manipulojë dobësitë e fqinjëve. Në vend të një sulmi të drejtpërdrejtë mbi integritetin ose sovranitetin e shteteve pranë, Vuçiç është fleksibël në zbehjen e pavarësisë së tyre dhe në inkurajimin e mosmarrëveshjeve nacionaliste.
Dhe në vend që të vrapojë për dominim rajonal, Vuçiç preferon të jetë i durueshëm, duke llogaritur që koha është në anën e Serbisë.
Dita, Albania
REVIVAL OF THE GREATER SERBIA PROJECT
Janusz Bugajski
The Greater Serbia project has been revived under the presidency of Aleksandar Vucic. But unlike during the Slobodan Milosevic era,the project no longer revolves around outright war, ethnic murders, mass expulsions, and territorial capture. The campaign now operates through three main principles – stealth, flexibility, and patience.
Under Milosevic, an enlarged Serbia was supposed to emerge from a crumbling Yugoslavia by seizing territories containing Serbian majorities from neighboring republics and murdering or expelling other ethnic groups to create Serbian majorities. The project failed largely because of the resistance of Croats, Bosniaks, Albanians, and Montenegrins, and eventual international military intervention led by the United States.
Vucic served as Milosevic’s minister of information and is therefore very familiar with disinformation and deception to achieve grandiosepolitical goals. With his Progressive Party monopolizing Serbian politics and the opposition sidelined, Vucic has plenty of space to pursue Serbia’s mini-imperial Balkan ambitions.
Belgrade’s strategy revolves around three chief elements – weakening neighbors, duplicitous diplomacy, and Russian assistance. Serbia is in no position to challenge Croatia, which has achieved both NATO and EU membership, although it continues to acquire weapons from Russia and China in a mini arms race with its richer northern neighbor. Croatia has a much smaller and less compact Serbian population than during the Yugoslav era and there are fewer political and economic vulnerabilities that Belgrade can exploit.
The three main targets of the revived Greater Serbia project are Kosova, Montenegro, and Bosnia-Herzegovina. Kosova cannot be reabsorbed by Serbia and opposition to any form of partition remains pronounced. Belgrade’s objective is to indefinitely delay a final settlement in bilateral relations and keep Kosova unstable and uncertain about its future. A weak Kosova enables Belgrade to increase its regional leverage.
Although Montenegro is a NATO member, Vucic’s policy is designed to subdue its sovereignty and subordinate its foreign policy. Serbian officials and media interfered in Montenegro’s recent parliamentary elections to promote the nationalist opposition.The new governing coalition can weaken the country’s Western orientation, especially if the Democratic Front (DF) exerts dominance in the new government. It is closely aligned with Serbian nationalist groups and Russian operatives and supports the Greater Serbia project. It will seek to strengthen Serbian identity in Montenegro and cancel the new religious property law. Bosniak and Albanianleaders will be especially concerned about rising Serbian chauvinism that could be directed against their communities.
Bosnia-Herzegovina is the third major target of pan-Serbianism. The country remains dysfunctional primarily because of the blocking policies of the autonomous Republika Srpska (RS). Its leader, Milorad Dodik, periodically threatens to secede and create a new Serbian state. The territory has a predominantly Serbian population following the war-time genocide of the Bosniak Muslims. Although Vucic avoids campaigning for Bosnian partition and absorption of the RS, the calculation is that a wider regional crisis and conflicts within Bosnia itself will provide future opportunities for secession when the West is distracted.
A second key component of Belgrade’s approach is duplicitous diplomacy. While claiming aspirations to EU membership and closer relations with NATO, Serbia seeks to balance the four major powers – Russia, China, U.S., and EU. It aims to benefit from each, diplomatically, economically, and militarily, in imitation of Yugoslavia’sstrategy of non-alignment after Tito’s rupture with Stalin in 1948. This can also disguise and assist the pan-Serbian project if Belgrade gains support from major international actors.
The third factor that Vucic calculates will help his Greater Serbian agenda is Russian government assistance. Moscow views Belgrade as a useful tool to undermine stability in the Western Balkans, limit Western integration, and expand Russian influence. At some point, however, the Kremlin may try to push Vucic into a direct regional conflict that he has been seeking to avoid. Putin may exploit his even closer alliance with Banja Luka to push for the secession of RS and precipitate a chain reaction of conflict that will preoccupy both the EU and NATO.
Instead of direct confrontation that could provoke Western sanctions, Vucic prefers to operate by stealth and manipulate the vulnerabilities of neighbors. Instead of a direct assault on the integrity or sovereignty of nearby states, Vucic is flexible in diminishing their independence and encouraging nationalist disputes. And instead of a rapid pursuit of regional dominance, Vucic prefers to be patient, calculating that time is on Serbia’s side.
*Botuar në Dita. Kolonën e z.Bugajski mund ta ndiqni çdo të shtunë në versionin print dhe online të gazetës. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë


Vucic,ka qene zedhenes i Partis Radikale serbe te Sheshelit. dhe minister ne kohen e milosevicit.Ujku qimen e nderron por tabiatin jo.
Tani projektin e Serbise se Madhe po e ndihmon edhe Trump,
ky eshte problemi kryesor .
Kesaj si tja bejme , sepse politikanet tane jane te gjithe servile te Amerikes,
edhe kur Amerika , si ne rastin e Trump eshte kunder interesave te kombit Shqiptar dhe pro Serbise se madhe ,
te cilen kerkon ta sjelli deri ne bregdetin Shqiptar
Kjo eshte politike .Titua e kishte mire me te gjith boten dhe me lindjen dhe me perendimin dhe mori kredi nga te gjitha anet dhe lulezoi jugosllavine.Ne donim te ruanim parimet dhe perfunduam te izoluar e ne fukarallek.Politiken e Titos ndjek Vucic sot .Mbae mire me te gjithe dhe mer nga te gjithe.Keta tanet europa nuk i pranon .Cdo vit nxjerin pretekste te reja per te mos na pranuar ne BE.Me rusin nuk lidhemi se mbrojm parimet po keshtu dhe me kinen SHBA-te kujtohen ndonjehere e na japin ca fasule ,Na ben edhe qejfin e na pranuan ne NATO,sikur ne do na pushtoj bota.Kemi 60 vjet qe mbrohemi e asnje nuk eshte mare me ne .Le te ruajme parimet ne se parat i mer Serbia .SIKUR MOS TE MJAFTONIN KETO Serbia beri luften dhe u propozua per cmimin nobel per paqen.Kjo eshte politike e zgjuar
O “v” vrrome,prap do justifikosh deshtimet 30 vjecare me Enverin ti?
Mire atehere do mbronim parimet,po keto 30 vjet cfare po mbron o vrrome,mos leshte e bythes?
Me thuaj o vrrome,pervec 15 miliard borxheve qe te ka dhene bota deri tani vetem keto 8 vjetet e sundimit te antishqiptarit Rama,cfare te ka dhene bota?
Dikur Kina te jepte fabrika,uzina,kombinate,hidrocentrale etj ne kembim te kromit,pa kembim valute,ndersa tani ndonese me valute 15 miliard per 8 vjet,shumica e popullit jane te pa pune!
Le ta thote Rama,se kjo PPP-ja e tunelit te Llogarase,qe do jape shteti 1 miliard euro,SA SHQIPTARE DO PUNESOHEN?
Vetem ca roje,karrociere,guzhinjere,pastrues wc etj dhe te gjithe te tjeret i sjell firma me vete!
Po rinia shqiptare,qe kane mbaruar universitetin si inxhiniere,ekonomiste,financiere etj ku do punojne?
Se keshtu ka ndodhur me te gjitha PPP e Rames,prandaj rinia ikin nga vendi!
Respekt Leonora !
Shume i sakte zoti Bugajski!
Vucic sic duket dhe ne fotografi, eshte i kenaqur! E pse mos te jete? Pas shpatullave ka mbrojtjen e perhershme e te pakursyer te Rusise, perball ka nje Perendim qe i rri me dore ne zemer e eshte gadi ta anetaresoje qe sot ne BE, mjaft te njohe Kosoven. Por Vucic do anetaresim ne BE pa njohur Kosoven. Dhe qesh i kenaqur kur sheh se Perendimi perdridhet para tij e nuk ve kusht te bisedimeve koti Serbi-Kosove njohjen e Kosoves!
Kaq eshte historia z.Bugajski
Vucic nuk ka c’te fshehe, ai eshte krejt i qarte ne ato qe do, perkundrazi, eshte Perendimi qe kerkon te fshehe maskaralleqet e veta politike me nje Vucic qe i buzeqesh por nuk ja var shume torben!
Nje shkrim i deshtuar ne te gjitha drejtimet!
Bugajski thote se projekti i Serbise madhe i Vucicit bazohet ne 3 parimet kryesore:
– ” dredhi, fleksibilitet dhe durim”!
Asnje nga te 3 parimet nuk eshte zberthyer nga autori,por ka tjerrur fjale te tipit skolaresk!
Jeni shume siperfaqesor z.Bugajski!
Drenova, me dashje apo pa dashje, ti dukesh q je nje antishqiptar i lindur!
O gomar popullor!
Ti nuk arrin te kuptosh se je ti ANTISHQIPTAR,ndersa une jam 24 karat shqiptar,sepse i kerkoj Bugajskit qe te zbertheje konkretisht,se si e zbatojne serbet parimin e tyre “dredhi,fleksibilitet dhe durim”!
Ku e sheh antishqiptarizmin tim ti o gomar me samar te prishur?
Une nuk e lexova fare artikullin e bugajskit se nuk kisha durim,
por nqs jane keto 3 pika qe thua ti, Atehere Bugajski e paska zbuluar dredhine e bajges Vucic
Kuptohet lehte qe vUcic po los me durimin –Ai po i pranon te gjitha me perjashtim te njohjes se Kosoves,
Mirepo duke mos njohur Kosoven ai po perfiton investime, rugen drejt BE-se
sepse keta pernedimoret mendojne qe do i kthehet mendja per shkak te investimeve,
Keta nuk e kuptojne qe Vucic nuk eshte nje politikan Perendimos me ndjenja humane , dhe parime morale te Demokracise moderne
Vucic eshte nje halabak,hileqar, qe mendon se duke qene i duruar deri sa te futet ne BE ,
ai do mari investime pa fund nga bota, dhe ne kete menyre do ritet niveli i jeteses ne Serbi ne menyre te jashtezkoneshme
Dhe kur te vije koha qe BE do i thote, qe ne do te fusim ne BE,
por ti nnjihe Kosoven, Aty Vucic nuk do pranoje ta njohe Kosoven
dhe ketyre te BE-se do ju thote , dakort une nuk futem ne BE
dhe nuk humbet azgje
Nderkaq qe Mbrojtjen e ka te sigurte nga Rusia, ngritjen ekonomike e merr nga investimet e Perendimit dhe Kosoven nuk e njef
Keshtu del i fituar Vucic
Sepse ne kete kohe derisa te vije “hyrja ne BE” Vucic e ka ngritur mireqneien e popullit te tij , shume lart
si pasoje e ketyre investimeve qe do beje Trump, Gjermania eshte duke bere investime ne Serbi, po ashtu dhe BE ,
se gjasme do e genjejne qe ky te pranoje njohjen e Kosoves,
Pra , tamam kjo qe thote Bugajski eshte plotesisht e vertete
Ndaj duhet qe Perendimi dhe USA te ndalin investimet ne Serbi,
ne menyre qe gjendja e keqe ekonomike ti detyroje serbet te bejne leshime ndaj Kosoves dhe ne teresi
Kush e don Serbine e madhe Te fillojme tek BE- Amerika – Shqiperija me siguri – Maqedonija -e tjeret,per Gjermanine ishte Kroacia katolike mos mbetet nder Serbi ,kurse shtet tjera nuk i interesojne BE,a nuk e kuptoni si e pranoj NATO Shqiperine kur Greqija si antare e NATOS ka ligjin e luftes ndaj Shqiperise esht ne fuqi ,por Shqiptaret Idiot nuk e kuptojne.
Fillon nga Ramuti me Minishengenin. Amerika ka vetem nje lojtar, dhe ky eshte Putin
1. Rusia dhe Kina nuk kane interes ta shohin Europen te shkaterruar, sepse Europa eshte fuqia nr.1 blerese e mallrave te tyre dhe e shitjes se teknollogjise. 2. Serbia e di, (sic e di dhe Turqia per veten e saj), se nje Serbi e madhe nuk pranohet kurre nga Europa, ndaj perpiqet te nxjerre cfare te nxjerre, por jo maksimumin. 3. Ne kohen e sotme vihet re nje tendence e re ne bote, per te harxhuar sa me pak ne sektorin ushtarak, panvarsisht interesave te firmave te ndryshme te prodhimit te armeve per te shitur sa me shume, ndaj militarizmi ushtarak eshte i perqendrar vetem ne disa sisteme te avancuara ushtarake, qe kane te bejne me radaret, avionet, raketat dhe disa mjete te tjera luftarake. Te gjitha keto anojne perhere e me pak ne drejtimin e luftes. Probleme te tjera me te medha e presin Europen dhe boten.
Kjo mania dhe frika se mos Serbia na behet e Madhe ,me rezulton nje gomarllek tipik shqiptar ,qe merr persiper ngjarje rajonale dhe evropiane dhe nuk shikon ngushtesisht dhe imtesisht ,interesat e Shqiperise dhe Kosoves .Kaq dhe vetem kaq.
Sec do behet me Republika Srpska te Bosnjes ,me serbet e Krajines dhe me Malin e Zi , ate e dine kancelarite e medha boterore e jo ne shqiptaret qe skemi fuqi te ndryshojme asgje ,por disa prej nesh shkruajne dhe veprojne sikur kemi politikat boterore ne dore.
Te sulmosh marreveshjen e fshehte per marrjen nga Serbia te Veriut te Mitrovices dhe rikthimin e Lugines se Presheves ,Kosoves dhe perfundimin e Bashkimit Kombetar te kesaj te fundit me Shqiperine ,nen preteksin se formohet Serbia e Madhe ,me duket karllik me brire.
Po u be Bashkimi Kombetar ,kujt i.plasi trapi se cdo bej Serbia me Republika Srpska ???
Po kujt i.ka plas trapi per ne ne Ballkan ?? Akoma dhe sot nje boshnjak e ka me te lehte te kete simpati per nje serb dhe anasjelltas e te dy palet shqiptaret i shikojne me perbuzje.
E beme nje gafe nje Luften e Dyte Boterore ,se gjoja pp binim ne kurthin gjerman .
Sikur komumistet e Enverit te mos i bindeshin ideologjise aq shume por te ishin me kombetare ,nuk kishte Fuqi te Medha qe te ndalonin bashkimin Shqiperi – Kosove .
Por e kishin mendjen ne imitim deri ne qesharake te shokeve jugosllave…..se mos u ngelte hatri ketyre te fundit .
Tani bejme dhe karllikun tjeter….nje pjese e politikes shpall tradhtare pjesen tjeter se mos u ngel hatri disa kancelarive evropoane ???
E kujt ??.Atyre qe lejuan 5 vjet gjakderdhje ne ish – Jugosllavi ,se njera i binte gozhdes dhe tjetra patkoit ,deri sa nderhyri USA dhe per nje muaj i uli palet ne tavoline prej veshesh..
Serbet mire bejne o zoteri Bugajski por ne shqiparet cfare bejme ???
Ate qe kemi bere historikisht ,4 vjet shpallim njeren pale tradhtare dhe 4 vjet te tjera ,palen tjeter ,sipas pozicionit te partise qe “dashurojme” .
Popull.qesharak ,veteshkaterrues me delire idiote e bajate !
Harram te qofte mer bastard turk. Sa shpejt i harruat te mirat e Jugosllavise qe jua dhane pa kursim. Arnavutet vetem perfitme te medha do te kene nga Jugosllavia e Re. Perndryshe te shporren ne Anadoll dhe te vuajne si kurdet ne Turkie.
Përse e shan zoti Bugajski Vuçiçin. Ai i ka dal zot vëndit të tij dhe punon megjithë shpirt dhe të gjitha mjetet, qofshin këto edhe dredhi që anatemohen nga artikulli i Ditës që mund të quhet diplomaci më saktë. Dhe i lumtë kur luan me qeveritarët tanë leshko që u ka errur sytë dhe mëndjen kusaria e shfrenuar ndaj popullit dhe vëndit të vetë si këtu në Shqipëri dhe në Kosovë, duke siguruar për këtë lojë me leshkot (që edhe i tall e përqesh haptazi duke i quajtur lidera të rangut botëror) edhe mbështetjen e SHBA dhe BE. Mjer ne që kemi ngelur në të dy anët e kufirit si popull jetim që alternativë të vetme kemi të shpërndahemi si zoqtë e korbit nëpër botë se nuk jemi të zotët tu tregojmë vëndin pesë gjashtë kusarëve këtej e matan kufirit . Kaq të zotët paskin qënë këta pesë gjashtë njerëz, mallkim i kombit shqipëtar, që të mbushin torbat e tyre të parave duke shpërbërë një komb të tërë!! Mos e shani Vuçiçin, nuk na ka faj ai! Atij i lumtë për vehten dhe popullin që qeveris! Mjer ne shtet shkatrruesit që e grryejmë si minjtë, duke vjedhur, çdo tullë të ndërtesës shtetërore duke i hapur rrugën pushtimit sërb pa zinxhirat e tankeve të Millosheviçit por vetëm me marrveshje tradhëtie me Gëbelsin e Milosheviçit duke komplotuar me grenelët e ShBA dhe BE që me puç djallëzor, të pabesë dhe kriminal (gjithëmonë pa zixhira tankesh) të rrëzohen Albinët që guxojnë të bëhen pengesë për këtë pushtim.
Faleminderit z.Buga Buga,pa ndermjetesimin tuaj analo inteliktiko galaktik ne populli foragjero fukarallik nuk jemi ne gjendje te flejme me nje sy hap dhe nje cel,je aq i thelle sa ka rrezik te mbytemi ne ajken e pusit tend pa uje,se nga merr uje ti dhe se ku e con vetem ti e di,se cke ti qe e mban te zgjuar miletin,se cke ti qe e furnizon zjarrin,rri rri ti e i bie kembanave,vigjilence djema,vigjilence,ashtu ju lumte,se une shkruaj,ju luftoni,se ne fukarallaro foragjeret nuk na jep ti as zgjedhje as zgjidhje se ne nuk bejme nuk kuptojme, duhet pena jote e arte me maje te thyer,te faleminderit z.Buga Buga,je nje solucion kimiko pastrues per lavatricen e mendjeve tona te pakuptueshmeve,te virgjerve,na ndihmo,please,help us,ja i degjon shqiptaret ty po te kerkojne,help us,…se atje ne Pentagon askush nuk di gje,ti po,se atje ne Department of State askush nuk di gje,ti po,se atje ne CIA askush nuk di gje,ti po,se atje perpara Lobit Hebre me te fuqishmit lob amerikan dhe Bankiereve askush nuk di gje,ti po,…..po po ti i di te gjitha,madje me pak (trick) mund te vish ne Shqiperi dhe te prezantohesh si Mesia,(sajo sikur je me origjine ktej nga ne,bej sikur gjysherit kane qene tek shpallja e pavarsise,por te foto nje njeri djallzor ka bere retushim)dhe u be,direkt per president kryeminister ose mbret i Shqiperise,dhe vetem me ty zgjohet dikush andej nga ju dhe fillon Panshqiptarizma,boomi i ardhmerise,suksesi historik,mrekullia ekonomike,interesi gjeostrategjik,stealth,flexibility & patience,Ford,Gmc,etj vetem prej teje do e sjellin prodhimin ne autostraden Tirane Durres,te shikosh ti si do plasin sllavet,Hilton,Sheraton qe e kishim,Trump etj vetem prej teje do e bejne nga grykderdhja e Bunes deri perballe Korfuzit,te dhjefsha Miamin dhe Californine,vete Mitchi i Baywatchit dhe Pamela do spostohen ketu,te shukosh ti si do plasin greket,Hummer dhe Brams vetem ti mund ti sjellesh,njerin te Nshraku tjetrin te autobusat e Shkodres,Vucicit mund ti plasi zemra ne ate moment…..shume shume zhurme,sa zhurme???