Gjatë kontrolleve të shtuara, mësohet se në pikën kufitare në Morinë ka kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga këngëtarja kosovare. Gjatë kontrollit këngëtares i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë
Më tej, Policia e Kukësit ka dhënë detaje duke bërë edhe identifikimin e këngëtares. Fjala është për Fjolla Morina e cila ishte drejtuar për në Shqipëri e ndërkohë pas kontrollit është ndaluar.
Policia Kufitare e Morinës evidenton rastin e tentativës për të hyrë në teritorin shqiptar me armë zjarri me vete e ndërkohë këngëtares i sekuestrohet një armë zjarri pistolete me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak.
Bëhet me dije se Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të saj.
Arrestimi u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.
h.b/dita

Na mbyten keto jevgat(maxhupet) me prejardhje turke a kush dreqin e di nga cili vend I Afrikes se veriut (Marok,Algjeri,Tunizi)qe flasin shqip dhe qe profesioni I tyre si puns e asaj danezes bionde Shkendie Muja eshte me qene grate e haremit te sulltanit