Një video e një incidenti që është shënuar me kryeministrin irlandez Leo Varadkar, po qarkullon në internet.
Kjo video tregon momentin kur një grua i afrohet kryeministrit ndërkohë që ai po jepte një intervistë për median në Tánaiste në Dublin, duke e goditur atë me një shishe të mbushur me lëng frutash dhe largohet nga aty me vrap.
Gruaja është akoma e paidentifikuar dhe deri tani policia nuk ka kryer asnjë arrestim teksa po përpiqet ta gjejë këtë të fundit.
Ndërkohë, burimet policore u shprehën se hetimet po e trajtojnë ngjarjen si sulm ndaj kryeministrit.
