Këtë të shtunë, një grua është rrëzuar nga dritarja e makinës në mes të autostradës në Angli.
Policia njoftoi se ajo ishte ulur në sediljen e parë dhe ishte varur në dritaren e makinës për të filmuar një video për ta bërë gati për në aplikacionin e përhapur, Snapchat.
Ky incidenti ka ndodhur për gjatë autostradës M25 midis kryqëzimit 6 dhe Clacket Lane Services në Angli dhe menjëherë ndihma e shpejtë shkoi në vendngjarje duke i ofruar gruas ndihmën e parë mjekësore.
Sipas njoftimit, thuhet se ajo pësoi lëndime të rënda dhe duhet ta quajë veten si një njeri me shumë fat pasi mund të kishte një përfundim tragjik.
h.b/ dita
