Ish-ministri Damian Gjiknuri foli sërish për “çunat problematikë”, që dolën nga përgjmet e dosjes së Dibrës.
I ftuar në News 24, Gjiknuri u pyet nëse e bezdis kjo frazë.
Ai u shpreh se kjo është një shprehje që përdoret nga 90% e shqiptarëve, madje sipas tij edhe prindërit e përdorin për ndonjë fëmijë problematik që kanë.
“Nuk më bezdis fare, sepse këtë shprehje e përdor 90% e shqiptarëve, për arsye nga më të ndryshme, qoftë edhe prindërit kur një fëmijë mund ta kenë pak më problematik se tjetrin. Politikanët maten nga veprat, jo nga akuzat që iu bëhen. Sa më shumë je i besuar politik apo në qendër të vendimmarrjes, aq më shumë akuza do të kesh. Politikani duhet të mësohet me këto. Kështu që nuk më bëjnë përshtypje fare. Për gabimet e mia flasin vetëm organet e drejtësisë,”– tha Gjiknuri.
Në përgjimet e Dosjes 184 publikuar nga BILD, Gjiknuri në atë kohë ministër i Energjitikës dëgjohej teksa bisedonte me Imer Lalën, etj për rezultatin spektakolar që PS arriti në Dibër në zgjedhjet lokale të 2016, me shprehjen: Tërmet, tërmet!
Në një nga bisedat ai i thotë Arben Keshit “unë do të çoj edhe disa çuna t’i kesh aty ti, një furgon, të jetë aty. Do t’i nis disa që të rrijnë aty, do vijnë te shtabi jot për çdo rast. Por mos të dalin shumë ata sepse janë nga ata tipat problematik, po gjithsesi të jenë aty për çdo rast”.

Një nga bisedat e përgjuara:
Imer Lala: E mo zotëri…
Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet… Obo bo bo, tërmet, i q… nënën.
Imer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.
Damian Gjiknuri: Tërmet!
Imer Lala: Ej po më shkruante ai robi
Damian Gjiknuri: Ëëë
Imer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë a po fle gjumë. Tha jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë se paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.
Damian Gjiknuri: Hahahha Tërmet, tërmet!
Imer Lala: Hajde, se mbaroi.
Damian Gjiknuri: I q…ve robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.
Imer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.
Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty.
n.s. / dita

Ku bën dobi për 2-3 mandate të vjedhura, në mos bëni kshu nashi se po integrojnë vendin ne beeeeeee.
DITA:Shpura e KinoShqupit merret me shpifje..te trilluara nga medjet e PD dhe prekurorit Tropojan B.Hajdarmataj per pune telefonatash pa fakte konkrete per shit-blerje votash me dhune si PD ne 96,09,011,etj.
-Une qe shkruaj ne 96 kam qene komisioner i PS dhe ne oren 01,00 falangat e PD me kercenuan per te marr p.verbalin fiktiv te rezultatit 100 % per PD.Dhe meqense nuk firmosa-me futen ne burg 7-8 ore.Kete e deklaroi ne çdo medje te pa-aneshme ne Shqiperi,pasi 90 % e tyre jan kapur nga Sb sikurse edhe MEDJET qe ne 92 me kursin e plepave.Eshte kjo arsyeja qe vendi eshte ne destabilizim per 30 vjet,pasi politikanet+ kriminelrt+drehtesia e degjeneruare jane bere njesh.
-Kur degjoj kto hiena hajdut votash kampion bote me vjen per te vjelle.Vjedhjet e vrasjet jane metode e PD me ne krye Sb si fatkeqsi Kombetare.
-FLM DITA
Ore, mirë je nga trutë ti??!!
E me parasysh ato ilaçet që të dha doktori??!!
Duhen pirë rregullisht
Sheh rrushi Rrushin, dhe piqet ! Ka 30 vjet qe rrushat e politikes shohin perball njeri tjeterin dhe piqen ne ate forme sic shohin njeri tjetrin ketu e 30 vjet me pare !
Dhe…..muk ndryshojne nga njeri tjetri ne dac nga forma ne dac nga permbajtja, shija dhe testi!
Jane njesoj !
Aftesia per te dalluar keto lloj rrushesh nuk eshte e veshtire !
Eveshtire eshte si te ndryshosh RACEN e rrushit !
Varietetin llojin! Kjo vartet nga 90% e shqiptareve ! Keta e kane ne dore te ndryshojnemarken Gjiknuri Basha Meta Monika Berisha Vokshi PALOKA Ruci Rama Berdama..
E kemi degjuar disa here kete avaz, qysh para 5 vjetesh.Nese do te kemi parasysh tensionin qe mberthen drejtuesit e fushatave elektorale paperjashtim, sidomos ne rrethe ku fitoren nuk e kane te sigurte fitoren, ose e marrin me shume veshtiresi ate, atehere nga kjo bisede pervec se entusiazem qe te rremben kur degjon per nje fitore bindese si ajo e socialisteve ne peshkopi ne zgjedhjet lolake te vitit 2015, atehere nuk mund te aludosh per blerje votash etj etj , që permbysin rezultatin. Vertet që PS nuk ka fituar ndonjehere ne Peshkopi, por duhet te kemi parasysh se në ate kohe PD-s, per shkak te qeverisjes se saj problematike dhe kriminale, i kishin rene pantallonat në fund të kembeve.
Asnjehere nuk e kam kuptuar se pse kjo bisede eshte amplifikuar kaq shume dhe per me teper qe ende dhe sot, me te PD perpiqet te justifikoje humbjen e turpshme te zgjedhjeve parlamentare te vitit 2017. Nuk ka drejtesi ne bote qe te mos e çoje kete problem kaq te thjeshte, deri ne fund, pervecse kur perdoret politikisht si prokuroria jone me ne krye Hajdarmatajn, i cili jo vetem qe e mbajti ne sirtar per vite, por edhe ua hidhte si ushqim mediave deri dhe atyre te huaja, per ta perdorur për të tendosur nervat e atyre qe e degjojne dhe lexojne, ne menyre krejt te pamoralshme. Dhe ende kjo dosje perdoret si top ping-pongu pa ndonje definicion. sa nga prokuroria e Peshkopise ne prokurorine e krimeve te renda, pastaj me krijimin e SPAK aty, dhe nga kjo perseri ne Prokurorine e Peshkopise!!! Vecse qesharake nuk mund te thuash gje tjeter. Ka apo s’ka veper penale?, ka apo s’ka fajtor? Dhe kete duhet te na e thote pikerisht prokuroria. Ajo qe eshte e cuditshme eshte se pse gjithe ky hezitim prej saj. Kujt i sherben? Kush perfiton etj, pyetje qe lindin në kete raste. Dialogu i Gjiknurit me ate lalen e Peshkopise, pervecse te ben per te qeshur nuk të jep asnje emocion tjeter. Nga ato që të shkakton gallata, po! Jo more do kerceje dikush, po ata çunat problematike? Epo nese Xhelal Mziu dhe Flamur Noka kishte çuar ‘problematiket’ e vet nga Kamza, ke do çonte Gjiknuri djemte e mamave. per me teper qe porosia e tij ishte qe te behej ca kujdes me ta, se kuptohet provokimi me i vogel mund te sillte pasoja. Shyqyr që pas asaj në Maqellare nga problematiket e Nokes, ajo nuk ndodhi. Po afrojne zgjedhjet e 2021 dhe merremi akoma me ato te 2015, 2017 dhe 2019, çudite shqiptare. Epo, me qe jetojme në albanistan, më mire le ta mbyllim me te famshmen shprehje: “Varjani, keshtu e ka politika-bjeri t’i biem!”…
E njef Imer Lalën ti mo?
Me ty qe komenton e kam
Po pse dikush duhet te njohë pa tjetër gjithë lalërat e Shqipërisë?! Komenti ka të bëjë me drejtësinë, më konkretisht, prokurorinë. Kaq e vështirë është që të flasë ajo dhe jo kush të mundë qofshin këta qytetarë sidomos milirantë, politikanë, gazetarë, analistë etj?
Prokuroria ?! Po ajo eshte thembra e Akilit.
…po ku dreqin eshte ajo ?!!
,. ka 30 vjet qe e thurin dhe e shthurin prokurorine dhe gjykata ! Nuk thote asnji gje
70% gjy/pro kane dal nga sitemi i drejtesise prej Vetingut !
Ka rrezik te hyjne pereseri ..ne SPAK dhe BKH
Ja pra te botuara dhe me pare ne BILD e tani ne gazeten Dita ato maskaralleqet e Gjiknures, por prap ka budallenj qe u kane hequr trurin e ja kane zevendesu me bajga si Ethem Lalaj KATUNARI JO ANONIM qe vazhdojne me “shpifje ShQUP te trilluara nga mediat e PD”.
Shikoni vepren, thote Gjiknuri. Grabitje votash dhe me keq akoma, korrupsion shteteror. Skandali i Unazes mban vulen e Gjiknurit. Kjo eshte vepra jote, o Damian kelyshi i Ramutit. Hajduter te felliqur.
Pd ben shaka se gjiknuri ka mekate Te medha hajdut i madh po eshte ortak me ulejt e berishes. Byrazarer jamarber maltezit gjikanures dellawewr dilaver Daniels.
Keq i ke punet o Gjignur mavria .Burgu ne Rec te shkodres te pret .Dhe nuk do shkosh ,per keto pergjime jo,,por do shkosh per vjedhe korrupsioni .SPAK te ka vene ne lupe , te garantoj , je ne liste nga te paret , dhe me maxhorancen thote ligji , te filloje ne fillim ,dhe nuk je i vetem ne kete parti hajdute PS ,por ke dhe ministra te tjere .Shijoje dhe ca muaj lirine o hajdut i partise .
Akademia e shkencave do të bëj një konferencë shkencore mbi kontributin e shqipëtarëve në fushën e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe përvoja jonë të përhapet kudo në botë, nga Groenlanda deri në Antarktidë. Materialin kryesor do ta parqes zoti Damjan Gjiknuri, njeriu më me përvojë i PS në këtë fushë ( prandaj është deleguar bashkëkryetar i Këshillit politik për reformën zgjedhor nga shoku Edi Rama). Tema e shtjelluar nga ai është shumë intriguese : “Tërmet,tërmet ….Obo, bobobo,tërmet, u qi….nënat të gjithëve”.
Më pas konferenca do të nderohet nga doktor profesor i shkencës së zgjedhjeve shumë të lira dhe të ndershme shqipëtare, zoti Sali Berisha me temën “Më dëgjoni mue, nuk ka zgjedhje më të mira se zgjedhjet e lira e të ndershme të 1996 që kulmuan ma zgjedhjet në Libofshë, më dëgjoni mue!”. Emocionuese do të jetë kur do të dal në podium një trim nga malet e Skraparit (jo baltë e flliqur Myzeqeje) duke mbajtur në një dorë një bllok dhe në tjetrën kushtetutën duke kënduar hymnin kombëtar dhe mbasi do të bëj me duar shqiponjën do të shtjelloj temën “Si torba e parave të LSI ndikoj në zgjedhjet me standart në qarkun e Lezhës në 2017”. Më pas do të flas Luli, kryeministri i ardhëm,me temë të pregatitur në bashkpunim me ambasadorin Arvizu, me mëngë të këmishës të përveshura. “Si mund të dalësh fitues edhe kur kundërshtari ka 10 vota më tepër në mbarim të numrimit” Referati i fundit është ai i liderit global ( që e zbuloj si të tillë miku i shqipëtarëve , gëbelsi i Milosheviçit, zoti Vuçiç), Kryeministri , ministri i jashtëm , kryetari i rilindjes, piktori, aktori i fuck Tropoja dhe kryetari suprem i OSBE …….shoku Edi Rama. Mbasi do ti jap një të tundur të brekusheve ceremoniale me ushkur ai do të shtjelloj temën “Si listat e hapura zgjedhore bëhen më të hapura kur kryetari i partisë u ve prapanicën e tij sipër”. Thuhet që shoku Edi shkoj në Gjermani që të ftoj që të na nderoj me praninë e saj kancelaria Merkel, që të bindet duke ndjekur konferencën se çfarë mrekullish bëhen në Shqipëri për zgjedhje të lira e të ndershme.
Do të jetë e pranishme edhe zonja Kim për të parë si e tundin liderat shqipëtar topin që u ka lënë ajo për zgjedhje me standart. Ndërkaq zoti Soreka flitet që do të gëzoj liderat tanë me lajmin që BE do të akordoj një fond prej 40 miljon eurosh për zgjedhje të lira e të ndershme. Në fund pritet që kryetari i akademisë do të bëj…….more po kush është kryetari i Akademisë së shkencave, apo s’ka fare kryetar ose është hedhur në ilegalitet bashkë me shkencëtarët e nerum të Akademis. Se po bëhem fare dhe unë, a kemi apo nuk kemi Akademi shkencash?!!