Specialistët e IKMT kanë kryer të sot shpërthime në të gjitha katet e brendshme të një godine, që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Është fjala për një procedurë që sipas IKMT kryhet për herë të parë dhe që është aplikuar në një pallat 12 katësh, ku janë përdorur 88 kg tritol.
“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kryer sot për herë të parë një procedurë për shembjen e një godinë 12 katëshe në Durrës. Duke përdorur 88 kilogramë lëndë plasëse në 1200 furnela (vrima) specialistët e IKMT, kanë kryer shpërthime në të gjitha katet e brendshme të godinës. Sipas specialistëve, kjo procedurë është përdorur pasi muret e objektit kanë qenë beton arme me dy zgara hekuri nga themelet deri në kat të fundit, me 40 cm trashësi dhe ishte e pamundur që objekti të shëmbej me mënyrat e zakonshme.
Kjo ishte faza e dytë e punës në këtë ndërtese. Pallati 12 katësh, i cili ka qenë i banuar, ka pësuar anim në njërin krah pas tërmetit të 26 nëntorit te vitit të kaluar. Deri tani në Durrës, IKMT ka shembur mbi 100 objekte të lartë”, njofton IKMT.
e.sh/Dita
