Në mbledhjen e dytë të Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri Edi Rama, tha se, do të aplikohet taksa progresive ndaj kompanive të biznesit si edhe ndaj të ardhurave personale. Rama tha se, taksa e sheshtë nuk ka përmbushur funksionin e saj për lehtësimin e sipërmarrjes private. Rama tha gjithashtu se, taksa e biznesit të vogël do të hiqet, duke ndikuar direkt në këtë kategori që pritet të ketë pasoja pozitive në ekonominë shqiptare. Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri Rama tha gjithashtu se, nuk mund të vazhdohet me sistemin aktual ekonomik të bazuar në një ekonomi konsumatore, por do të merren masa për ta kthyer sistemin në një ekonomi prodhuese. Ai përmendi pagesat e pakryera ndaj biznesit, për rimbursimin e TVSH-së dhe kryerjen e punëve të tjera, duke ndikuar negativsht dhe në sistemin bankar. “Ne nuk do e lëmë ekonominë në këtë katrahurë borxhesh”, tha Rama.
“Nuk do i lëmë pas dore projektet që kemi trashëguar në gjendje të mjerueshme dhe as për të hedhur në kosh paratë që janë shpenzuar për t’i nisur ato. Ne do t’i mbarojmë projektet dhe do të financojmë të reja. Por, për to bërë këto, duhet në radhë të arë të pastrojmë llogaritë dhe të vendosim rregull në librin e llogarive të qeverisë”, tha Rama. Ai shtoi se “ne po përgatitemi të adoptojmë një program që do të vendosë një themel të plotë mbi të cilin vendi mund të rritet ekonomikisht dhe të zhvillohet në të gjitha drejtimet”. Për të bërë këtë qeveria po diskuton me FMN dhe BB dhe komunitetin ndërkombëtar për të marrë mbështetjen e duhur, që të kapërcejmë më me lehtësi këtë moment të vështirë. Kemi rënë dakord për një ule graduale të deficitit, në mënyrë që të na lejojë dhe rritjen e ekonomisë sonë, tha Rama.
Rama tha se qeveria i ka kapacitetet që të rrisë të ardhurat në mënyrë domethënëse. Por, për të pastruar llogaritë e trashëguara, Rama tha se na duhet të rishikomë sistemin e taksimit. “Duam një sistem taksimi të ndershëm, që nga njëra anë të bazohet në parimin e solidaritetit, por nga ana tjetër të mos pengojë as sipërmarrjen për t’u rritur dhe as ekonominë për t’u zhvilluar dhe të prodhojë punësim”. Sipas këtij sistemi, taksat do të ulen për 95% të shqiptarëve. Rama tha se do të kërkohet më shumë nga kompanitë. “Taksa e sheshtë prej 10% nuk përmbush qëllimin tonë për një sistem taksimi të ndershëm, në kushtet kur duhet të përballemi me një mal me borxhe dhe në kushtet kur duhet të konsolidojmë sistemin tonë të taksimit të ndershëm.” Taksa 10%, ka qenë një fasadë, tha Rama, pas të cilës 90% e kompanive janë ndeshur me abuzime, që i kanë detyruar të paguajnë më shumë. Biznesin, sipas tij, nuk e zhvillon një taksë shumë e ulët, në një mjedis abuziv. “Ne nuk do t’u kërkojmë kompanive të paguajnë më shumë, pa marrë përgjegjësinë që të paguajmë mbrapsh të gjitha borxhet që qeveria u ka atyre” shtoi kryeministri. Pagesa e këtyre borxheve për kontratat e nënshkruara nga qeveria, apo për vlerën e parimbursuar të TVSH-së, përbën një instrument për të nxitur ekonominë dhe jo vetëm një detyrim ndaj kompanive. Shlyerja e detyrimeve, tha Rama, do të ndikojë në uljen e huave me probleme dhe do të rrisë interesin e bankave për të dhënë kredi të reja.

ORE ZOTERI, TI NUK JE PER TE HEDHUR PARRULLA NEPER GAZETA, POR JE PER TE MARRE MASAT QE TE BEHET KJO EKONOMI.
THUAJ CFARE PO BEN PER TAPITE E TOKAVE BUJQESORE, PER KETO GJERA NGRI GRUPE PUNE TI E JO PER FORMALIZUAR SI DREJTORA ARSIMI ATA QE I KE VENDOSUR VETE.