Propozimi i PS për listat zgjedhore, Damian Gjiknuri: Ky është një eksperiment i madh social, nuk e dimë si do të sillen zgjedhësit

Edlira Shehu

Anëtari i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i pranishëm në studion e “Ilva Now” ka folur për propozimin për “listat preferenciale” për zgjedhjen e deputetëve. Ai tha se kjo formulë funksionon me parimin e korrigjimit edhe për vetë partitë.

“Partia paraqet një ofertë politike. Partitë janë institucione politike,  dhe jo organizata që janë krijuar të çastit. Drejtimi i partisë del me një ekip, i cili mund të mos jetë perfekt, por ka edhe probleme. Që ti të demonstrosh se ke peshë elektorale, duhet të marrësh vota seç tradicionalisht merr partia për shkak të një mandati pasi ti po konkurron edhe me devindentin politik. Nëse t’i demonstron se ke vota përtej siglës, atëherë përdoret kjo formula. Këtë mund ta kalojnë dy apo tre persona, por ne nuk kemi pse t’i paragjykojmë. Partia vë më të mirën në fillim. Partitë zgjedhin njerëzit që kanë vota. Partia ndëshkohet nëse shkon me një listë të keqe”, tha ai.

Gjiknuri u shpreh se ky është një eksperiment i madh social, pasi nuk dihet fakti se si do sillen zgjedhësit.

“Ky është një eksperimenti i madh social sepse ne nuk e dimë se si do të sillen zgjedhësit. Stadi i shqiptarëve sot kërkon një lloj hapje të listave, dhe mendojnë se kjo do të sjellë përmirësim në cilësinë e përfaqësimit”, tha ai.

 

e.sh/Dita

Share This Article
11 Comments
  • Mos i votoni plerat. Mos votoni asnje, por dilni ne protesta masive per ndalimin e dhenies se pasurive kombetare me koncesione, tendera, PPP, ndalimin e grabitjes se pronave shteterore dhe publike, si rasti i skandalit te Apelit te Vlores.
    Kemi 30 vjet qe po mbajme dhe ushqejme nje kaste kriminale te institucionalizuar, sic e thote dhe vete mafiozi kriminel Gjiknuri.
    Keni parasysh qe keta jane si Cosa Nostra. Asnje ndryshim.
    Po te doni te votoni, shkoni votoni Buratinet e Shqiperise. Shkoni votoni skllaverimin e perjetshem, tradhetine dhe krimin ekonomik.
    Ky eshte fundi i Shqiperise si shtet. Po falimenton deri ne fund, me gjithcka.

  • Hapja e listave do jete nje katastrofe e papare ndonjehere ne historin e zgjedhjeve parlamentare.Populli me keto zgjedhje do çorjentohet fare se nuk eshte e lehte t’i kuptosh se si do votohet dhe per cilin do votohet.

  • Eshte per tu habitur qe fteri, zgalem, drenica e kuqe etj nuk ngrihen per te mbrojtur kete sakrifice qe po ben rilindja per te miren e popullit.

  • Mjafton te lexosh keto shpjegime dhe ta kuptosh qe sa kontradita dhe lojëra fjalësh ato mbartin ne vetvete. Dhe nga kush, nga hartuesi kryesor i ndryshimeve te propozuara:
    Thuhet se partia paraqet kandidatet me te mirë,- nga ana tjeter shprehet shqetesimin se si do te reagojne zgjedhesit?! Pse ky shqetesim?!
    Thuhet, se ata kandidate qe jane ne pjesen jofituese te listes duhet te marrim me shume vota se mesatarja e partise ne Qark, sepse ?! konkurrukan me siglen e partise?! Po ata që jane rreshtuar ne pjesen fituese nuk konkurrojne nen siglen e partise?! Nuk eshte i vlefshme per te dy grupet numri i votave qe marrin?! Nuk mbart vetem numri i votave të marra legjimitet demokratik?!
    Nuk ka besim subjekti politik se edhe i fundit i listes që ai paraqet ne Qark është një alternativë e barazvlefshme brenda listes perkatese?! I mungojnë partise njerzit e pershtatshëm per te plotesuar listen psh në Tirane me 36 kandidatë te barabarte per nga vlerat?
    Duke e ndare listen, keshtu siç e mendon Damiani, ne dy grupe, si mendohet te shmangen nje sere problemesh: psh nese i pari i listes (Rama apo Ruci psh) marrin nje sasi te konsiderueshme te votave të se majtes ne qarkun ku do te konkurrojne, a eshte legjimitet demokratik te fitojne mandatin kandidatet e rreshtuar ne pjesen e sipërme nga partia apo thjesht ata që kanë me shume vota (ne rastin kur te gjithe te tjeret, veç te pareve a dyteve te partive , te tjeret marrin vota nen nivelin mesatar te qarkut?!).?! Si mund te shmanget krijimi i dy grupeve brenda subjekti, ku pjesa fituese e listes te kerkoje thjesht te votohet drejtuesi i saj, pasi ashtu sigurohet mandati dhe për ta, ndersa pjesa jofituese e listes te beje te kunderten?!
    Sa me siper legjimiteti demokratik duhet pare dhe realizuar ne te dy aspektet e tij:
    Partia harton listat dhe ua propozon zgjedhësve renditjen qe ajo parapelqen — Zgjedhesit korrektojne vetem renditjen e partise permes votës se tyre parapëlqyese. Dhe kjo i dashur Damjan nuk eshte “eksperiment social”, por harmonizim i te dy aspekteve te ligjimitetit demokratik, pa u munduar të terheqesh nga njera apo tjera ane. Kjo eshte baza e marredhenieve demokratike mes nje subjekti politik dhe zgjedhësve te tij.

  • Bëni çfardo maskarallëku me sistemin dhe fletën e votimi por nuk merrni dot mandat ! A ju kujtohet 2005 ! Nuk fitoj sali kromineli por votuesit e majtê rrêzuan njê qeverri tê korruptuar qê vetë e kishin votuar, qeverinê e fatos nanos ! Jané po ata votues socialisté qê pa zhurmê do rrêzojnê kêt qeverri dhe bashkê me të edhe bandén rilinadase té edi ramës pér ti çelur rrugén njê tjetèr lideri socialist ! Kêshtu ka ndodhur dhe ndodh gjithmon me socialistét !.

    • Kjo eshte nje analize perfekte e shkakut si Fatos qelbesira humbi zgjedhjet. E sakte fare, e braktisi baza e PSse nga urrejtja qe krijoi se sillej si mbret, Keshtu do e haje dhe Ramut qelbesira. Sala le te vije po te doje. Po ka nje te mire, se me Salen zgjohen revolucionet. Populli shqiptar di si ta luftoje Berishen, por Ramut Rilindjen me masken e PSse nuk po e lufton dot. Duket si pjella e vet, por eshte kelushi i PDse

  • Ne tre rrjeshtat e fundit , ky Gjignuri ofendon te gjithe votuesit mbare shqiptare ,,se vete eshte kerric gamari , mjere ky Gjiknuri qe nuk e kupton, ja cfare thote :::::

    “Ky eshte nje eksperiment i madh social ,sepse ne nuk e dime si do te sillen zgjedhesit .
    Stadi i Shqiptareve sot kerkon “nje lloj hapje ”
    (ironia dhe percmimi e ketij kulufi per hapjen e listave ) te listave dhe mendojne se kjo do te sjelle cilesine e perfaqesimit ”

    Na kenaqe o i zgjuar Gjignur ,ti nga intelekti nuk je as per te punuar te stalla e derrave ,e jo ne politike ,ke qene dhe minister ti o vemje e rilindjes hajdute .
    Ta kem thene o Gjignur ,keshtu apo ashtu, mos u lodh kot , ti do jesh i pari peshk u madh ,qe do meret SPAK e BKH si fillim .Ti e di ligjin SPAK do filloje me maxhorancen ,e pastaj do te shkoje tek opozita ,keshtu e thote qitapi i ligjit .Dhe ta kesh te qarte ,jo per vjedhje te votave ne diber ,por per vjedhjet me tenderat me keq si ne mall te babes .Mjere ti per te ardhmen tende.

    • Nuk besoj Adih, megjithese uroj te behen realitet keto parashikimet e tua. SPAK E BKH jane i njejti mall i qelbur qe perbejne dhe gjykatat, si ata kriminelet e Apelit te Vlores.
      Ketu ka ardhur puna te burgosen gjykatat se po marrin me qafe njerez te pafajshem qe nuk paguajne dot dhjetra mijerat e eurove qe kerkojne gjyqtaret.

  • Experiment jemi per ta! Nuk ju behet vone Shqiperia ketyre qe te pervojne cdo experimen mbi te! Fajin e kemi vete qe i kemi votuar horrat n’ate Parlament qe nuk rezon kete qeveri! Asnje mos e votoni me! Nje force te trete cfaredo qofte ,po te jete kunder ketyre pspdlsi do jete ma mire!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *