Katër persona raportohet se janë plagosur në një aksident rrugor të regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Rinas-Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Domjes, ku dy automjete janë përplasur mes tyre.
Raportohet se mes të plagosurve janë edhe dy efektivë policie.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e mjeteve por edhe lagështira në rrugë për shkak të reshjeve.
Dy policët ishin duke lëvizur me makina personale, jashtë shërbimit të punës.
j.l./ dita
