Referendumi/ Italianët votojnë për shkurtimin e numrit të deputetëve dhe të senatorëve

Ornela

Italianët kanë votuar në favor të shkurtimit të numrit të ligjvënësve në referendumin e së dielës. Sondazhet e publikuara ditën e hënë tregojnë se 60 deri në 67 për qind e atyre që votuan kanë mbështetur masat për reduktimin e anëtarëve të dhomës së ulët dhe asaj të sipërme të Parlamentit në 600 njësi nga 945 në total.

Rezultati i shkon për shtat partisë qeverisëse Lëvizja 5 Yjet, që ka promovuar reformën me argumentin se do të ulë kostot dhe përmirësojë efikasitetin e Parlamentit.

Miratimi me referendum i një reforme kushtetuese që shkurton numrin e parlamentarëve është një rezultat historik”, tha Lëvizja “5 Yjet” (M5S).

“Ajo që u arrit sot është një rezultat historik”, shkroi politikani kryesor i M5S dhe ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio në Facebook.

M5S ishte sponsori kryesor i një reforme që zvogëlon madhësinë e Dhomës së Deputetëve, Dhomës së Ulët, nga 630 në 400 ligjvënës dhe të Senatit nga 315 në 200 anëtarë.

Ndërkohë, në zgjedhjet lokale të mbajtura bashkë me referendumin, anketat thonë se blloku i djathtë i Italisë ka fituar të paktën 3 nga 7 rajonet për të cilat u votua, por lideri i Ligës së Veriut, Mateo Salvini ka pak gjasa që t’i japë fund qeverisjes gjysmë shekullore të së majtës në Toskanë.

Gjatë dy ditëve votim, kryeopozitari Mateo Salvini me kandidatët e partisë djathtiste “Liga” nuk arriti dot të thyejë hegjemoninë e të majtëve, madje e nxori më të fortë qeverinë qendrore.

Grupimet e djathta dhe të majta morën secila nga 3 guvernatorë rajonesh por më i rëndësishmi, ai i Toskanës, qëndroi sërish nën udhëheqjen e demokratëve.

Nëse konfirmohet, rezultati do të përbëjë një lehtësim për koalicionin ku bën pjesë edhe Partia Demokratike, që megjithatë ka humbur rajonin tjetër të rëndësishëm Marke.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *