Hetimi ndërkombëtar i skandalit të maskave në Itali ndaj një kompanie të huaj që dyshohet se përvetësoi mbi pesë milionë euro përfshin edhe prokurorinë shqiptare.
Një kompani mashtruese e cila u pagua për të furnizuar me maska Italinë në kulmin e pandemisë covid-19, por që nuk e kreu detyrën, ka transferuar shuma të konsiderueshme edhe në adresë të një kompanie në Shqipëri.
Në informacionin sekret të përcjellë prokurorisë theksohet se një kompani me seli në Tiranë me aksioner në masën 70 përqind shtetasin Vincenso Nuzielo dhe me 30 përqind një shtetase shqiptare gjenden në listën e shoqërive që u përfshinë në skemën globale të mashtrimit gjatë pandemisë.
“Në rajonin e Lazios, Itali u raportua mashtrimi për maskat nga shoqëria Eco tech srl. Por nga verifikimet e mëpasshme ka rezultuar se kjo shoqëri u zëvendësua me kontrata publike në këtë vend nga kompania Biolife srl citohet në shkresën e autoriteteve të huaja dorëzuar Shqipërisë”.
Po të njëjtat burime pohojnë se në këtë dokument përmendet se shoqëria “Bio Life SRL” ka dyshime se përfitoi vetëm në datat 30 dhe 31 mars 2020 shumën e rreth pesë milione eurove nga rajoni i Lazios si pagesa për pajisje anti covid.
Por më vonë kjo shumë u transferua dhe u tjetërsua drejt shoqërive të ndryshme jashtë Italisë ku një pjesë e tyre i është përcjellë kompanisë Frog në Tiranë ndërsa ngarkesa e porositur nuk mbërriti asnjëherë.
Hetimi për maskat fantazëm nisi në Romë dhe përfshiu disa vende, ndërkohë që deri më tani raportohet se përmes kësaj skeme u futën në lojë edhe kompani të tjera transfertat e të cilave dyshohet se janë postuar në vende të ndryshme.
e.sh/Dita

Si ka mundesi Ramuti dhe qeveria e tij perfshihen menjehere me skandalet e mashtrimit? Sa beri nga maskat qerosi qe mori tenderin?
Si gjithmone mashtruesi italian je
Et me emer ndersa shqiptari ngelet i panjohur
vilma nushi
Or po si nuk ngjau nje here te vetme qe nje skandal ne Itali mos kete firma e vula shqiposh brenda?
Italianet kane lindur Mafian, por kane c’te mesojne prej nesh te lindur ne shtet Mafie!
Eshte kompania Frog te rruga Mine Peza. Pronarja eshte me mbiemer Ndoci e lindur ne shkoder. Italiani qe ishte me 70% te kutova ka marre vetem 70mije lek sipas qkb-se dhe ka shitur kuotat e veta ne korrik 2020.
KJO NDODH NE SHQIPERI
Nuk eshte Vilma Nushi por Mirela N…