DITA publikoi dje një intervistë me vajzën e tregtarit Rako Qirjako, një nga tregtarët më të suksesshëm në Shqipëri në vitet ’30.
Aliqi Noçka Qirjako, 96 vjeç, sot jeton me kujtime, dashuri dhe dhimbjen që i kanë lënë pas vitet e shkuara, por edhe krenare për origjinën dhe familjen e saj
Ajo na tregoi dje edhe historinë e vëllait të saj Stavri, i cili u dashurua me një grua të martuar në Tiranë dhe u arratis me të në Amerikë. Ajo nuk e pa më kurrë të vëllanë qysh prej asaj kohe.
Gruaja që la bashkëshortin dhe vajzën e vogël në Tiranë dhe u arratis bashkë me të dashurin në Greqi e më pas në Amerikë, është gjyshja e gazetarit Blendi Fevziu. Vajza 5-6 vjeçare që ajo braktisi kur u arratis me djalin e tregtarit është nëna e gazetarit.
Në pyetjen si ka mundësi që nuk u internuat pas arratisjes së Stavrit me të dashurën e tij, Aliqi përgjigjet: “Disa na thanë se kanë shkuar për spiunazh, në favor të Shqipërisë, ndaj nuk ju ngacmojnë, mbase edhe ndonjë gjë të tillë kanë bërë, por unë nuk e di”.
Publicisti kontrovers Kastriot Myftaraj pretendon se e di. Ai ka një opsion të vetin mbi arsyet pse Blendi hesht dhe pse familjet si ajo e djalit të Rakos, si ajo e të dashurës së tij, nuk u persekutuan pas arratisjes së tyre:
Pjesa e mëposhtme është shkëputur nga libri i tij “Blendi Fevziu, Biografia e tij dhe lidhja nga gjyshja me Enver Hoxhen”. Libri ka në qendër të tij ndriçimin e biografisë familjare të gazetarit të njohur dhe manipulimeve që ai tenton ti bëjë asaj sipas autorit.
Më poshtë pjesa ku ai flet për Alisën, shkurt Lisi, gjyshja e gazetarit që përmendet në intervistën e djeshme me vajzën e Rakos:
————————

“Aty-këtu, në shkrimet e Blendi Fevziut përmendet një gjyshe e tij, për të cilën nuk specifikon, nëse është një gjyshe nga babai ose nga nëna. Ndonëse kjo gjyshe ka qenë larg, në Amerikë, ajo ka ndikuar shumë në jetën e Blendi Fevziut, për shkak se në Shqipërinë e izoluar të kohës së komunizmit, ajo ishte kanali i vetëm i komunikimit të tij me botën perëndimore. Në një ese të tij Fevziu shkruan:
“Mbaj mend mirë se, i tunduar nga ideja për t’ u dukur bukur, nga fakti që shoqërohesha nga një vajzë që i vija rrotull dhe që kisha mundësinë e vetme për të sfiluar me veshjen më të mirë që kisha, pata veshur një palë pantallona të mrekullueshme bluxhins, dhurata më e fundit e gjyshes sime amerikane”.
Në sajë të kësaj gjysheje Blendi Fevziu ishte në gjendje të vishej ndryshe nga shokët, me rrobe perëndimore, me këpucë atletike të prodhimit perëndimor, të kishte gjëra të cilat nuk i kishin pjesa më e madhe e bashkëmoshatarëve të tij, si televizor me ngjyra, radio dore perëndimore, magnetofon, e gjëra të tilla, të cilat pjesa më e madhe e njerëzve në Shqipërinë e izoluar vetëm sa mund të ëndrronin t’ i kishin. Fevziu shkruan se:
“Vija re vështrimet që më shoqëronin në rrugë, sa herë vishja pantallonat apo këpucët sportive që më vinin çdo vit nga Amerika dhe dëgjoja komentet për ato pak veshje ndryshe që qarkullonin në oborrin e gjimnazit. Gjithçka tjetër ishte e njëjtë dhe e njëtrajtshme”.
Ndonëse Fevziu në këtë rast nuk e thotë se kush ia dërgonte këto sende nga Amerika, fjalën e ka për këtë gjyshe, çka del edhe nga citimi para këtij. Blendi Fevziu, i cili ka bërë një ese deri edhe për një motër të njërës nga stërgjyshet e tij, e cila jetonte në Tiranë dhe për të cilën ai thotë se e vizitonte herë pas herë, nuk ka shkruar asgjë për këtë gjyshe të tij, që jetonte në Amerikë, dhe tek e cila ai donte të shkonte pas hapjes së vendet në 1990.
Në një libër të botuar në 1993, Blendi Fevziu shkruan për planet që bënte ai në vitin 1991:
“Në të vërtetë, i bindur se pas mbarimit të studimeve do të nisesha tek gjyshja ime në SHBA, e ndjeja të gjithën këtë një pengesë”.
Kjo është gjyshja e cila i dërgonte veshje dhe dollarë nga Amerika. Është e kuptueshme që Blendi Fevziu të mos parapëlqente të fliste për këtë gjyshe amerikane të tij në kohën e diktaturës komuniste. Në atë kohë, Blendi Fevziu, ndonëse mburrej se kishte një gjyshe në Amerikë, e cila i dërgonte veshje, dollarë dhe sende të tjera, ai megjithatë fliste në mënyrë të mjegullt për të. Kur e pyesnin shokët e shkollës dhe të lagjes në kohën e diktaturës komuniste rreth kësaj gjysheje të tij në Amerikë, Blendi thoshte se ajo kishte shkuar atje para Luftës së Dytë Botërore.
Me këtë donte të thoshte se ajo nuk ishte arratisur pas ardhjes së regjimit komunist në fuqi. Kuptohet se kështu e patën porositur në familje që të thoshte. Kjo nuk ishte e vërtetë se nëna e Blendit kishte lindur pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945. Blendi Fevziu nuk parapëlqente të jepte shpjegime më të hollësishme për këtë gjyshe të tij në Amerikë, se ajo ishte arratisur në SHBA në vitin 1949.
Gjyshja për të cilën flet Fevziu është Alisi Fevziu, nëna e nënës së Blendit. Alisi Fevziu, vajza e Bajram Fevziut kishte lindur në Tiranë në vitin 1921. Ajo pati njohur që në fëmijëri Nexhmije Xhuglinin, e cila më pas do të bëhej gruaja e Enver Hoxhës. Nexhmija dhe Alisi qenë të një moshe dhe qenë të dyja bashkënxënëse në shkollën fillore të quajtur qytetëse ose plotore (një shkollë fillore ku bëheshin pesë klasët e para). Pas përfundimit të kësaj shkolle, në 1933, ato të dyja shkuan në Institutin “Nana Mbretneshë”, një shkollë e mesme femërore në Tiranë. Miqësia mes tyre vazhdoi edhe më vonë.
Alisi Fevziu u martua me Ali Ypin, djalin e Abdyl Ypit. Me vendosjen e regjimit komunist, kjo familje e re u gjend befas në statusin shoqëror të të të deklasuarve, siç quhej në atë kohë, ndryshe të klasave sunduese të përmbysura. Ali Ypi ishte nipi i Xhafer bej Ypit, i cili ishte një nga njerëzit që përmendej më së shumti nga regjimi komunist si kolaboracionist i fashizmit, për shkak se kishte kryesuar dërgatën që i kishte dorëzuar Mbretit të Italisë Vittorio Emanuelle III kurorën e Shqipërisë, në prill 1939.
Përveç kësaj, Ali Ypi i përkiste një familjeje pronarësh të mëdhenj, çka do të thoshte se për regjimin komunist ishte a priori një familje politikisht e keqe. Por edhe biografia politike e Alisit nuk ishte pak e keqe për regjimin komunist. Babai i saj, Bajram Fevziu për regjimin komunist ishte një nga njerëzit kryesorë që u bënë shkak për rrëzimin e qeverisë së Fan Nolit në 1934, duke e tradhtuar këtë. Nga nëna, Alisi e kishte origjinën nga familja Toptani, një familje e pasur pronarësh të mëdhenj tokash që për regjimin komunist do të thoshte se ishte a priori një familje politikisht e keqe.
Ndonëse Aliut dhe Alisit u lindi një vajzë në 1945, kjo gjë nuk ishte e mjaftueshme që ta bënte nënën e re që t’ i dukej jeta më e bukur. Alisi u arratis jashtë vendit në 1949 së bashku me të dashurin e saj nga një familje e madhe tregtare e Korçës, duke braktisur në Shqipëri burrin dhe vajzën e vogël. Ky ishte shpjegimi që jepte vetë Alisi kur shkoi jashtë Shqipërisë.
Por ka shumë të dhëna, nga të cilat del se nuk duket asfare e besueshme që gjërat të kenë shkuar kështu. Kryesorja, trajtimi që iu bë vajzës së saj, nuk ishte ai që iu rezervohej familjeve të të arratisurve. Burri i saj dhe vajza e tyre nuk u internuan. Ali Ypi nuk kishte kryer veçse një shkollë të mesme bujqësore, e megjithatë ai punoi deri edhe si kryeagronom në një ndërmarrje të madhe bujqësore në Lushnjë. Vajza e vogël u dërgua tek daja i saj, Ali Fevziu, vëllai i Alisit, i cili banonte në qytetin e Tiranës, në vilën e të atit.
As Ali Fevziu nuk pati pasoja nga arratisja e motrës. Atë nuk e larguan as nga Tirana. Ali Fevziun, me biografinë politike që kishte, si djali i Bajram Fevziut dhe nip toptanësh, duhet ta kishin larguar me kohë nga Tirana, në mos si të internuar, së paku si të dëbuar, çka ishte minimumi që bëhej në këto raste.
Alisi, në SHBA, kërkonte ta shpjegonte këtë paradoks me miqësinë që kinse kishte burri i saj me Mehmet Shehun, njeriun që ishte nr. 2 i regjimit komunist. Por kjo gjë nuk ngjan e besueshme se Mehmet Shehu nuk ndërhynte për mirë në raste të tilla. Mehmet Shehu shquhej për ashpërsimin e luftës së klasave, jo për zbutjen e saj. Nëse Mehmet Shehu ka shprehur në ndonjë rast vlerësim të mirë për Ali Ypin, si njeri punëtor, këtë e ka bërë se e dinte që atë e mbështeste Enver Hoxha.
Në të vërtetë, ajo që kishte ndodhur ishte se gruaja e re dhe i dashuri i saj u përpoqën të arratisen, por ata ranë në duart e forcave kufitare të regjimit komunist.
Enver Hoxha kishte dhënë një porosi të veçantë që në raportin ditor që i dërgonte Ministria e Punëve të Brendshme për ngjarjet më të rëndësishme, të përfshiheshin dhe emrat e atyre njerëzve nga familje të rëndësishme të deklasuara, ose familje komuniste, të cilët kapeshin ose vriteshin në përpjekje për t’ u arratisur jashtë vendit, ose arratiseshin. Emri i Alisi Ypit nuk mund të mos gjendej në një raport të tillë, gjithashtu edhe ai i të dashurit të saj, familjen e të cilit Enver Hoxha e njihte personalisht, madje e përmend edhe në kujtimet e tij, kur flet për kohën që ka jetuar në Korçë.

Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e Enver Hoxhës, ishte një lexuese e apasionuar e këtyre raporteve. Kështu që një ditë në raportin që gjendej mbi tryezën e zyrës së Enver Hoxhës, në shtëpi Nexhmije Hoxha lexoi emrin e shoqes së saj të vjetër, Alisit, e cila gjendej në një qeli të Sigurimit të Shtetit. Nexhmije Hoxha e dinte se Sigurimi i Shtetit, përzgjidhte ndër ata që binin në duart e tij, njerëzit që i dukeshin si më të përshtatshëm për t’ i përpunuar dhe për t’ i dërguar me misione jashtë vendit, në Perëndim, duke simuluar arratisjen e tyre.
Tek ky rrjet agjenturor sekret që kishte nisur të krijonte Sigurimi i Shtetit në Perëndim, kishte nisur të krijohej dhe një rrjet i vogël agjenturor, shumë sekret, të cilët vareshin drejtpërdrejt nga sektori i spiunazhit në kancelarinë sekrete të Enver Hoxhës, e cila ishte ndërtuar sipas shembullit të Stalinit. Nexhmije Hoxha e kapi menjëherë rastin. Alisi ishte njeriu i përshtatshëm për këtë rrjet agjenturor, se me të Nexhmija kishte njohje personale.
Ose do të vihej në shërbim si një agjente speciale që do të vepronte në Perëndim, në diasporën shqiptare, ose do të shkonte në burgjet që ishin njëherësh dhe kampe pune të detyruar, ku pasi të kalonte shumë e shumë vite, do të përfundonte e internuar në fshatra të humbura. Ashtu siç ndodhte në këto raste, Alisi mori garancitë se familja e saj do të trajtohej mirë. Kuptohet se ajo ishte e shqetësuar për vajzën e vogël, nënën dhe dajën e saj, se për burrin, nuk dukej të ishte shqetësuar shumë.
Nuk di të them se sa ka zgjatur dilema e gruas së re fatkeqe, por ajo tekefundit pranoi për shkak se “u arratis” me sukses jashtë vendit. Në atë kohë kishte një kategori njerëzish, të cilët arrinin që ta kapërcenin me sukses kufirin. Këta qenë ata që niste vetë Sigurimi i Shtetit, me misione në Perëndim, duke simuluar arratisjen e tyre. Në shumicën e rasteve këta qenë njerëz të familjeve të deklasuara, të cilët shtrëngoheshin të bashkëpunonin me Sigurimin e Shtetit, për të shpëtuar nga burgu ose vdekja.
Nëse Blendi kishte arsye për të mos folur shumë për gjyshen e tij amerikane në kohën e diktaturës komuniste, përse ai vazhdoi të heshtte për të edhe pas rënies së komunizmit?
Blendi ka maninë që, sidomos në bisedat me të huajt të shfaqet si një lloj studiuesi i jetës së shoqërisë shqiptare nën diktaturën komuniste, gjë për të cilën ka bërë edhe shumë shkrime, sidomos kur shkruante në revistën “Klan” dhe në gazetën “Korrieri”, të cilat i quan ese, dhe që në pjesën më të madhe i ka përmbledhur në librin “50+1”. Në këto të ashtuquajtura ese, Fevziu paraqet dhe jo pak eksperienca personale, histori njerëzish të tij të afërm.
Kështu ai përmend histori të kushërinjve të tij të përndjekur nga diktatura, përmend stërgjyshet e tij, ka disa faqe për motrën e njërës nga stërgjyshet, e cila ishte e deklasuar (pa ia përmendur emrin), por nuk ka shkruar kurrherë për gjyshen e tij amerikane.
Derisa është e shpjegueshme se përse Blendi Fevziu nuk donte të fliste për këtë gjyshe të tij, në kohën e diktaturës komuniste, nuk është e qartë se përse Blendi Fevziu hesht për këtë gjyshe të tij pas vitit 1990. Ndonëse kjo gjyshe e Fevziut ka pasur një histori të veçantë, ai nuk ka shkruar kurrë për të. Përveç kësaj, nuk mund të mos bëhet pyetja se përse kjo gjyshe amerikane e Blendi Fevziut, e cila ka bërë aq shumë për të mungon në dedikimin që Blendi Fevziu ka bërë në hyrje të librit të tij për Enver Hoxhën:
“Prindërve të mi, babait Hektorit, kujtimit të sime mëje, Rezanës! Kujtimit të dajë Aliut dhe stërgjysheve të mia të bardha që shenjuan fëmijërinë dhe formimin tim”.
Përderisa përmend stërgjyshet, pse nuk përmend gjyshen amerikane, e cila ndonëse pati qenë larg, ka shenjuar fëmijërinë dhe formimin e tij më tepër se stërgjyshet? Aq më tepër që kjo gjyshe ishte ende gjallë në kohën që u botua libri? Blendi Fevziu kërkon ta mohojë këtë gjyshe amerikane, ta bëjë joekzistuese, se ai ka një kompleks faji.
Blendi Fevziu është i vetëdijshëm se nëse ai thotë se kishte një gjyshe të arratisur në SHBA, atëherë me këtë ai ka ndezur një projektor në të shkuarën, në sajë të ndriçimit të të cilit raporti i familjes së tij dhe i atij vetë me regjimin komunist do të na shfaqet krejt ndryshe nga çfarë dëshiron Blendi që të duket…”
******
Intervista e botuar dje mund të lexohet duke klikuar KËTU

o Kastriot Myftaraj!
Po ka rene ne gojen tende Blendi Fevziu do ta c`mobilizoje gjithe batalionin me stergjysher, gjysher,me gjyshe,me prinder,fekondues,dado dhe kujdestare,me befotrofe dhe shpi kopilash..
Si shkruante Jakov Xoxa:-Ka gjetur ustai Ustane.
Kur i duhej për të krijuar imazhin e djalit trendi “të vuajtur” gjatë komunizmit, e ngriti “gjyshen nga Amerika” në qiell. Kur doli se mund të ishte rekrutuar nga Sigurimi, nuk e përmendi më, madje e zhduk edhe nga dokumentarët historikë. Jo kështu more Blendi. Më respekt për gjyshen 🙂 🙂
Sa thote Kaci duhet te jete e vertete. Per ironi te fatit, edhe e ema e Fevziut, Rezana, e tradhetoi te fejuarin, nje mesues te shkolles P.N.Luarasi qe ajo ndiqte dhe u martua me Hektorin. Sa per ate se i kujt pjelle eshte Fevzo, kjo duhet gjurmuar me me nge nga Kac bullari.
Ore po ka gje qe nuk di qy kontroversi, re, po sa qime ka ky hajdari im e di qy, re?
Ksstriot Qypi ketu ka te drejte!
Fevzi qelbesira ne te gjitha emisionet e tij tek Opinion, sa here vjen fjala per popullin shqiptar,
ai flet me perbuzje, eshte tamam mut muti
Shqiptaret duhet ta abandojne emisionin e atij qelbesires
Ka plot qe se shohin fare
Ky fanti spathia Myftaraj perdoret shpesh si xhol per te trazuar ujerat e krijuar tymra e pasqyra. Pa na thuaj o surrat patate, kur te pranuan si Mason dhe kujt sekti sekret i perket? Ne e dime se ne c’fare haleje zhgerryesh ti, por me mire ta tregoje vete.
Jo se Fevziu eshte me i mire se ky, se edhe ai nje pleher Masonike eshte, po ketyre muterve ju pelqen te ngrejne teater per qellime te caktuara ne dem dhe arsye manipulimi te shumices e cila nuk e ka haberin se si funksionojne keta lloj karaktere hijesh.
po c’kontravers mor aman! këto janë muhabetet e dorjan nepravistes te kafja e Operas. kujtoni se ka bere hetime mutfaraj? merrni dorin ne intervistë me mire.
Po mire mo gazetar por nuk na spjegove se si ka mundesi qe Blendi e ka mbiemrin Fevziu apo eshte lindur pa baba ?!
Eshte i biresuar
Blendi Favziu eshte si lumi i Lanes ku mblidhen gjithe nevojtoret e Tiranes.Keshtu eshte prejardhja e tij.Qe te ikte ghyshja me dashnorin ne ato vite tregon kategorine lumpen te familjes.Por jo vetem kjo.Te gjithe fisi tjeter i kesaj kategorie eshte.Ashtu si gjithe te tjeret e afert te Sali Berishes.
Do i jete martuar e jema me ndonjerin nga cunat e Dajes. Se ndryshe ska kuptim qe me baba dhe mban mbiemrin e nenes.
I persekutuari nga Lushnja qe vjen te beje shkollen e mesme tek familja e persekutuar ne Tirane e qe i del shkolla e larte per gazetari (organe propagande!?) ne periudhen e diktatures ka vetem nje emertim:
Bashkepunetor i Sigurimit ose i ndonje segmenti prane niveleve te larta.
Ka patur nxenes me mesatare 10.0 ne 4 vite gjimnaz qe per ndonje cen te vogel perfundonin ne prodhim. Keshtu qe ca nxenes medioker si Fevzo te cilet shkruanin ca hartime te bukura (po ne pergjithesi medioker ne shkrime) e qe iu dilte shkolla e larte “aty ku deshironin” duhen pare me nje lupe tjeter.
dmth gjithe zanafilla e putanes Fevzi , eshte qeflesha Alisi..
Histori interessante.la burrin,braktisi femijen dhe iku me dashnorin.a eshte i sigurt fevziu se ai femija i braktisur eshte femija i babait ligjor? Se mos eshte kopil ,i ziu.
Kjo familje e nderuar eshte Shqipetare apo Greke ne Arnauti zoti Myftari?
Ata e thone shume qarte (certo) se jane krenare per Identitetin e tyre.
Si kjo familje ka me mijera qe nga urrejtja e Pashallareve turq u shqipetarizuan dhe dekleruan shqipetare.
Emrat te gjitha jane Greke te Lashte si Aliqi,Irakliu (Herkuli) apo Rakua shqipetari, Efrosini, Sotir,Zografi “shqip” picture.
Prandaj ky Pashallek i krijuar nga Deputete turq si Ismail Bej Vlora,Frashelinjte etj qe luftuan per Turqine nuk behet se e ka denuar Zoti,Drejtesia,Historia.
Po te ishin “vellezer” me te ashtuquajturit Arvanitas keta “Rilindas” pse shkuan ne turqi te luftojne per te kur Arvanitasit kishin dekada te tera qe derdhnin gjakun per Epirin dhe Greqine?
Fevzi hajdut esat saliu eshte mire sa te vashdon pastro paret e bishes po kaci i fut nje presion qe Te m behet stoik mos kallezo pronarin e lavatrices lekeve.
Nexhmija ka pasur rrethin e saj personal te spiuneve , jashte Sigurimit.
Nder ta nje Ad ne France, djali i te cilet studioj edhe ne universitet ne Tirane…cka per ne ishte vula se ky eshte i derguar…
Nji nga sharlatanet me te” sukseshem” te pas viteve ’90 pa dyshim,ehste edhe ky ‘kapua i Klanit”, Bledi Fevziu qe duke u sperdredhur e zvarritur,fallsifikuar e blere; notere, gjyqtare, politikane deri edhe trashegimtaret e ”naltmadhnis”ka arritur edhe te vrase me para ;por qe akoma nuk e ka kaluar “vetingun”!