Synimi i ekspertëve është që të krijohet një vaksinë për parandalimin e COVID-19 e cila do të jetë në dispozicion në fillim të vitit të ardhshëm.
Mirëpo, shkencëtarët kërkojmë që të bëhet kujdes për efektivitetin e saj pasi sipas ekspertëve të shëndetit në Britani, një vaksinë COVID-19 nuk do të parandalojë zhvillimin e virusit, por mund të lehtësojë vetëm simptomat.
Sakaq, sipas studiuesve vaksina e parë që fiton miratimin nuk do të japë efekt të plotë por do të jetë pjesërsht efektive. “The Times” u informua nga një burim se vendet duhet të përdorin maksimalisht vaksinën e gripit, sepse nuk i dihet nëse vaksina fillestare do të jetë efektive.
Edhe pse përfitimet e një vaksine përfshijnë zvogëlimin e kërcënimit për individët me rrezik të lartë dhe zvogëlimin e rrezikut të njerëzve që sëmuren rëndë, kjo gjë sërish nuk do të sjellë kthimin në jetën normale.
Chris Whitty, ekspert i shëndetit publik, tha se një vaksinë mund të ketë një efektshmëri 40-60 përqind, të krahasueshme me një përhapje si gripi.
Ndërkohë, shkencëtarët thonë se vaksina është një mjet i vlefshëm nëse zvogëlon gjysmën e rrezikut të prekjes nga virusi.
h.b/ dita
