Ditën e sotme, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për hapjen e bareve, restoranteve dhe pishinave në ambientet e mbyllura.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila përmes një video mesazhi ka theksuar se respektimi i protokolleve të sigurisë është kusht i panegociueshëm.
Sakaq, u bë me dije se do të vijojnë të mbeten të mbyllura sipas Aktit Normativ të miratuar në muajin korrik, të gjitha klubet e natës, lounge-bar, pub-e, diskot apo veprimtari të këtij lloji.
“Një punë e madhe është bërë në terren nga koordinatorët e shkollave për të ndjekur dhe trajtuar çdo rast të konfirmuar. Të mos neglizhohet në asnjë ditë kujdesi. Periudha e vjeshtës kërkon më shumë angazhim. Gjatë këtyre muajve kemi bërë maksimumin.
Kemi siguruar mjetet e mbrojtjes personale për stafet tona mjekësore, furnizimet e nevojshme dhe medikamente në spitalet Covid, kemi përgatitur për çdo eventualitet, dyfishimin e kapaciteteve në shtretër duke përfshirë edhe spitalet rajonale, kemi shtuar testimet, gjurmimin dhe kemi fuqizuar ekipet e epidemiologëve të terrenit, për të zbatuar sa më me efikasitet strategjinë tonë të kufizimit të përhapjes së koronavirusit”
Komiteti Teknik miratoi protokollet për rihapjen duke filluar nga 1 tetori, të bareve, restoranteve dhe pishinave në ambientet e brendshme. Respektimi i rregullave është kusht i panegociueshëm, që ekonomia të mos cenohet nga kufizimet e detyruara. Do të vijojnë mbyllur, klubet e natës, pub-et dhe diskot. Policia do të inspektojnë zbatimin e masave dhe do të ndërmarrin masat në rast të shkeljes së protokolleve,” tha ministrja.
Ndërkohë, hapja e pishinave më 1 tetor sjellë edhe përcaktimin e protokolleve të sigurisë anti-COVID ku theksohet se në fillim të protokollit të sigurisë për pishinat e mbyllura është se evidentimi qoftë edhe të një rasti të vetëm në strukturat e tyre do të sjellë mbyllje të aktivitetit.
Më poshtë mund të gjeni udhëzuesin e plotë për masat anti-COVID.
Udhëzuesi i plotë për masat anti-COVID për pishinat (Kliko këtu)
h.b/dita

E tërci e vërci
Ne fillim me KAFSHET shqipfolese, me pas do jepet si model pozitiv per gjithe boten.
Po kur ishin mbyllur kto qe u hapen sot, aman mos na hapni barkun. Restorante klubet hap. Te whisky isha dje deri ne 4. Gjithe veren se Sanuri e kalova. Thuaj shyqyr qe virusi na mori te ligat se te ishte per protokollet tuaja do ishim te gjithe ne vorr