E zhgënjyer nga Miss Earth

anazapta

Përfaqësuesja e Kosovës në “Miss Earth 2013” Donika Emini sapo është kthyer nga Filipinet vend në të cilin u mbajt ky eveniment.

Ndonëse modelja nuk arriti t’i sjellë Kosovës ndonjë çmim, për faktin siç thotë ajo edhe në këtë event sikurse në çdo spektakël bukurie ka ndikuar politika në mes shteteve gjë që ka rezultuar me ndarjen e çmimeve në mënyrë jo korrekte.

Sipas Donikës në mesin e 90-të konkurrenteve ka pasur vajza shumë të bukura të cilat nuk kanë hyrë as në top 16-she.

Modelja ka reaguar ndaj ndarjes së çmimeve që janë bërë për disa vajza të cilat nuk i kanë merituar, duke anashkaluar meritën e disa vajzave që kanë merituar ndonjë çmim.

“Jam mjaft e zhgënjyer me ndarjen e çmimeve në ‘Miss Earth 2013’, sepse nuk janë shpërblyer më të bukurat. Fituesja e këtij spektakli që i takonte Venezuelës, ka pasur disa ndërhyrje estetike.

Ajo e ka pranuar edhe vet duke thënë se përveç Butox-it në fytyrë, ka pasur ndërhyrje kirurgjike edhe në gjoks. Dhe në mesin e 90-të konkurrenteve, ka pasur vajza që kanë qenë shumë më të bukura dhe që nuk kanë hyrë as në finale, madje as në top 16-en e kjo është mëkat.

Prandaj çështjet politike kanë ndikuar mjaftë shumë edhe në këtë spektakël”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Por ajo ka pasur edhe një përvoje të mirë nga “Miss Earth 2013”, pasi ka fituar një shoqëri të re me përfaqësueset e shteteve të ndryshme të botës, pasi ajo gjatë shoqërimit me to, ka mësuar shumë për kulturën dhe traditat e tyre.

Gjatë qëndrimit të saj një mujor në Filipine, Donika ka marrë disa oferta nga kompani të njohura atje të cilat do t’i shqyrtojë. / Zëri

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *