Pajisja me pasaportë, vjen njoftimi i rëndësishëm nga ambasada shqiptare në Greqi

time

Sot, Ambasada shqiptare në Greqi ka publikuar një njoftim tepër të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë në rrjete sociale ku ka bërë me dije se ka ndryshuar procedurën e aplikimit dhe marrjes së pasaportave dhe mjeteve të identifikimit.

Sakaq, në njoftim thuhet se data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportës realizohet për 4 javë.

“Të nderuar bashkatdhetarë, duke filluar nga data 27 korrik 2020 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka kryer procedurat për pajisje me pasaportë për 19.331 shtetas. Gjithashtu në këtë hapësirë kohore janë shpërndarë 18.575 dokumente biometrike.

Më e rëndësishmja në këtë iniciativë është fakti se sot data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportës realizohet për 4 javë. Brenda muajit tetor 2020 koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në 5 ditë pune dhe në total pasaportat do të dorëzohen për 3 javë” shkruan Ambasada.

h.b/dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *