Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë raportuar 148 raste të reja me COVID-19 dhe ndërkohë bilancit të kësaj të diele i shtohen edhe 3 viktima dhe 65 persona të shëruar.
Numri më i lartë i të infektuarve vazhdon në Shkup, Tetovë, Koçan dhe Berovë, ndërsa në Kumanovë, Dibër dhe Kumanovë ka më pak se 5 të infektuar.
Sakaq, autoritetet bëjnë thirrje për respektimin e rekomandimeve dhe masave të marra në kuadër të COVID-19.
Ndërkohë policia ka gjobitur 528 persona për mos zbatimin e masave mbrojtëse nga koronavirusi që është vendosja e maskave.
h.b/dita
