Dy oficerë policie janë plagosur gjatë një incidenti dhe katër romë janë arrestuar.
Kjo ngjarje e ashpër ndodhi në orët e para të së dielës në Menidi ku oficerët e policisë nga Atika perëndimore u thirrën të shkonin në një shtëpi në Rrugën Vardousion pasi kishte ankesa për prishjen e qetësisë nga disa persona.
Në vendin e ngjarjes shkoi makina e patrullës dhe në ato momente ekuipazhi vuri re se kishte një aheng me muzikë me zë të lartë.
Autoritetet i kërkuan pronarit të shtëpisë që t’i ndiqte ata në departament ku rreth 30 romë të zemëruar dolën dhe filluan të hedhin gurë, shishe dhe sende të tjera ndaj policisë.
Sakaq, dy oficerë policie u plagosën dhe ndërkohë, romët thyen xhamat e makinës së patrullës gjithashtu.
h.b/dita

