Vijojnë shifrat e larta në Itali, 17 të vdekur dhe 1766 raste të reja nga COVID-19

time

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në Itali, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 17 viktima nga koronavirusi. Ndërkohë deri tani totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.835.

Sakaq, autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1766 raste të reja pozitiv duke shkuar numri i të prekurve nga koronavirusi në një total prej 309.870 persona.

Gjithashtu pati edhe 724 të shëruar, për një total prej 224.417 raste pacientësh.

Përsa i përket Rajonit të Lombardisë, gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 5 viktima dhe 216 raste të reja pozitive. Kujtojmë se Lombardia ka qenë dhe vijon të jetë një nga zonat më të prekura në Itali.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *