Ndihen sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra dhe magnituda

time

Pasditen e sotme janë ndjerë sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri. Mësohet se epiqendra e tij ka qenë 4 kilometra larg Lushnjës dhe 33 kilometra larg Elbasanit.

Me dije bëhet se tërmeti ishte me magnitudë 3.0 i shkallës rihter dhe një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet janë ndjerë goxha, por nuk ka raportime për dëme. Kujtojmë se lëkundjet e shpeshta të tokës këtë fund Shtatori kanë rikthyer frikën e tërmeteve.

Instituti i Gjeoshkencave ka regjistruar prej 24 Shtatorit 20 lëkundje sizmike në vend, 15 prej te cilave me epiqendër në Belsh të Elbasanit

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *