Thirrje nga NATO: Armenia dhe Azerbajxhani të ndalojnë menjëherë përplasjen ushtarake

time

Një thirrje ka ardhur nga një zyrtar i lartë i NATO-s, për Azerbajxhanin dhe Armeninë që t’i japin fund konfliktit në rajonin e Nago-Karabakut.

James Appathurai, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s tha se të dy palët duhet të ndalojnë menjëherë konfliktin dhe gjithashtu bëri thirrje për rinisjen e negociatave për një zgjidhje paqësore të çështjes.

“NATO mbështet përpjekjet e Grupit të Minskut të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, “ shtoi ai.

Kujtojmë se dy vendet janë përplasur ushtarakisht të dielën në rajonin e diskutueshëm të Nago-Karabakut dhe deri më tani flitet për 16 viktima dhe të paktën 100 të plagosur.

Grupi i Minskut, i bashkëkryesuar nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, u krijua në 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit Nago-Karabak.

h.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • PA e ngateruar Erdogan kafshen ne kete muabet, di qe Armenia “paqesore”( dhe e torturuar nga historia me turqit), eshte sjelle shume keq dhe shume agresive me Azerbaixhanin dhjetevjecaret e fundit….. Di qe mbrapa Armenise eshte Rusia dhe aleat i Azerbaixhanit eshte USA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *