Listat dhe koalicionet, Opozita e Bashkuar depoziton të dielën e vonë propozimet në Këshillin Politik

Edlira Shehu

Data e zgjedhjeve parlamentare është dekretuar nga Presidenti por ende mazhoranca dhe opozita nuk kanë rëndë dakord për rregullat e lojës.

Çështje të cilat mbeten të diskutueshme janë ato për listat e kandidatëve dhe koalicionet parazgjedhore.

Të dielën në mbrëmje, Opozita e Bashkuar ka depozituar në Këshillin Politik draftin për hapjen e vërtetë 100% të listave.

Në draft kërkohet që të ruhet e drejta për të formuar koalicione parazgjedhore siç është e parashikuar aktualisht në Kodin Zgjedhor.

Ndërkohë opozita përsërit kërkesën për t’iu drejtuar ODIHR-it për mosmarrëveshjet.

Deri tani, mazhoranca qeverisëse ka mbajtur qëndrime të kundërta për këto dy çështje që konsiderohen thelbësore për procesin e votimit.

Partia Socialiste thotë se, koalicionet nuk janë të ndaluara por do të duhet të garojnë me listë të përbashkët.

Ndërsa për listën e kandidatëve, PS ka propozuar një formulë ku renditja diktohet nga kryetari i partisë dhe për të përmbysur këtë renditje kandidatët poshtë listës fituese do të duhet të marrin aq vota sa janë të mjaftueshme për të marrë një mandat.

 

e.sh/Dita

Share This Article
1 Comment
  • po pse lexohet humbja e padiskutueshme e pd leshelis ne fytyren e Bylykbashit dhe Tit shkolleshumit qe duken sikur i kane rene me tulle kokes kur dalin nga mbledhja . ato dhe vete e dine se koalicioni eshte nje alibi e humbjes spektakolare qe e pret pd lesheline me e madhe se ne 2017 . leshilikes nuk arrin as 0.01 % mbeshtetje ne popull aq urejtje ka populli per femren me te urryer te planetit, doktoreshen horoskopike leshelike babaxhike ,,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *