Pas draftit të propozuar nga opozita për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, maxhoranca ka bërë një hap pas duke shtyrë seancën ku do të votoheshin këto ndryshime.
Këtë të enjte ishte parashikuar që të miratoheshin ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por plani tashmë ka rënë.
Më 1 tetor nuk do të ketë miratim të ndryshimeve, por do i lihet kohë konsesusin mazhorancë-opozitë për dy draftet që janë tashmë në tryezën e Këshillit Politik, shtuar dhe atë të opozitës parlamentare.
Madje as Komisioni i Ligjeve nuk do të ketë seancë për të shqyrtuar dy draftet e mazhorancës dhe opozitës parlamentare dhe për t’ia dërguar Kuvendit.
j.l./ dita
