Mbrëmjen e sotme ka përfunduar procesi i votimit për kandidatët për deputetë në Degën e Partisë Demokratike Berat.
Nga votimi kanë dalë 10 kandidatë që do të vijojnë garën për pjesën tjetër të procesit përzgjedhës, teksa bie në sy mungesa e ish-deputetit prej dy mandatesh në PD, Astrit Veliaj.
Veliaj u zgjodh deputet në 2013 në këtë qark, ndërsa në 2017 renditej i dyti në listë.
Veliaj hyri në parlament pas dorëheqjes së Eduart Halimit i cili ishte i pari i listës së Beratit, ndërsa në vitin 2019 ju bashkua vendimit politik për të djegur mandatet, duke ja lënë vendin Lefter Maliqit.
e.sh/Dita
