Nuk munda dot, o, miq…

J L

Nuk munda dot, o, miq

T’ju ndizja dritë të gjelbër

Se kishim shumë armiq

Dhe ishin shumë të egër.

 

Nuk munda dot aspak

T’ju nxirrja prej territ

Gjithkund kërkojnë gjak

Sot bijtë e Luçiferrit.

 

Nuk munda dot, o, miq

T’ju ndizja dritë të gjelbër

Ma zinte çdo udhëkryq

Një ujk, a një kuçedër.

 

Në dallgë e në furtunë

E shkova gjithë jetën

Të liqtë ishin shumë

Unë isha i vetëm.

 

Dhe nuk më bëri dritë

As dielli, as hëna

Dhe shtigjet natë e ditë

Të gjitha qenë të zëna.

 

Më shkoi e gjitha kot

Kjo jetë, jetë qeni

Për ju, më, s’bëj gjë dot;

Pra bëni si të bëni.

 

Lëvizni vetë nga pak

Nga sytë largoni gjumin

Përshtyni mbi batak

Mos rroni tok me llumin!…

3.01.2001

 

Po luftës nuk i trembem…

 

Tani nga pabesia

As vuaj, e as çmendem:

Unë jam njeri i paqes

Po luftës nuk i trembem.

 

Unë të afroj buqetën

Ti më vërtit çomangen

Unë jam njeri i paqes

Po luftës nuk i shmangem.

 

Unë ndez qirinj për jetën

Që koha s’mund t’i fiki

Se jam njeri i paqes

Po luftës nuk i iki.

 

Unë thur ëndrra magjie

Po ti magjitë i shemb:

Unë jam njeri i paqes

Po lufta nuk më tremb.

 

Ti zhytesh në mes llumit

Unë Zotin shkoj takoj

Se jam njeri i paqes

Po luftën e fitoj!…

2001

 

Kur erdha tek ty…

 

Zemra i dha gjoksit

Tri rrahje të forta

Dy luanë të bardhë

Më prisnin tek porta.

 

Shtanga menjëherë

Desha, apo s’desha

Ti rrije mes tyre

Porsi luanesha.

 

Nga të dy luanët

Zemra nuk më theri;

S’ishin të vërtetë

Ishin prej mermeri.

 

Tani zemra ime

Nuk rreh, por buçet

Veç ti Luaneshë

Ishe e vërtetë.

 

A.DUKA

Share This Article
8 Comments
  • Tërmeti i 26 nëntorit dhe vlera e jetës

    Edhe një herë toka o drodh,
    pa mëshirë e me shumë fuqi,
    shkatërroi ndërtesa e nuk u lodh,
    u shkërrmoqën biznese e shtëpi.
    Mundi i tërë jetës i shkuar dëm,
    por veç kësaj pati edhe të vdekur,
    fatkeqësi e madhe porsi gjëmë,
    si i la politikanët fare pa prekur?
    Edhe na thonë pastaj se ka Zot,
    pa asnjë arsye e pa asnjë llogjik,
    jo të vërtetën ti mos na e thuaj,
    duan gënjeshtra përndryshe ik.
    Por shyqyr që populli bëhet një,
    në raste qokash e në fatkeqësi,
    sa je gjallë ku të bëjnë gropën,
    kur vdes të qajnë të tërë me oi.
    Një kod vdekje hipokrizi pa sens,
    vlerë merr jeta kur nuk ekziston,
    ta bëjnë dhe varrin porsi hero,
    si të mjerë të lënë ndërsa jeton.
    Keq më vjen por farsën s’e dua,
    më pëlqen ta jetoj jetën i lirë,
    s’ke ku shkon o tokë pa mua,
    dridhu e tundu sa më mirë.

  • pavarsisht se janë të 2001shit,prapë janë aktuale!!
    por me pak ndryshim,pavarshisht se është shumë i vogël!
    “Të liqtë ishin shumë

    Unë isha i vetëm.”
    jo ben jo,është e vërtetë që të ligjt janë shumë më shumë se në 2001shin,por dhe ti nuk je i vetëm!!
    sot e dukë ti je rreshtuar në krahun e njërit prej të ligjve!!pavarsisht disa “rrëshkitjeve”,ose hileve,ti e qënë në krahun e të ligut tënd!!

    “Dhe shtigjet natë e ditë
    Të gjitha qenë të zëna.”
    sot e ke gabim këtë përcaktim o dukë!!në 2009ën të jam bashkuar në gazetën shekulli,kam qënë në anën tënde,kam ndjekur shtegun që unë e quaja të drejtë!shteg që përkonte me atë tëndin!!
    por pavarsisht se ai shteg u errësua në 1 prill 2013,si për mua dhe për ty,ti e vazhdove!!ti ndeze një shkrepse dhe vazhdove shtegun e errësuar,e vazhdove dhe kur ai u nxi sterrë!!e vazhdon akoma sot,pavarsist se fija e shkrepses të është fikur me kohë!ti vazhdon të ecësh në atë shteg ashtu qorrazi,pavarsisht se ndonjëherë të përplaset koka majtas djathtas,dhe ulërin,ti prap je pajtuar me këtë errësirë,je pajtuar me shtegun tënd të ndyrë!!
    unë nuk mundem o dukë!nuk më pëlqen e rrësira e më pak ndyrësira!!
    prandaj përpiqu të mos çvlerësosh shkrimet e tua të vjetra duke i publikuar në kohët e reja!!
    ti nuk je më ai i 2001shit!!je futur thellë në batak!!
    ndoshta prej pleqërisë!?
    këtë do ta shpresoja më shumë!!dhe dritëroi e dhjeu në pleqërinë e tij,e jo më ti!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *