Abetarja e Shqipes pas 140 vjetësh

J L

Prof. XHEVAT LLOSHI

 

Fryti madhor i Shoqërisë së të Shtypuri Shkronja Shqip ishte domosdoshmërisht një alfabet i shqipes për të arritur një shtrirje kombëtare, sepse shtypja e botimeve shqipe nuk mund të bëhej pa caktuar më parë shkronjat. Ky njihet si alfabeti i Stambollit, mirëpo nëse sjellim ndër mend vitin 1879, nuk mund të anashkalojmë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, aq më tepër sepse të dyja ngjarjet lidhen historikisht po me ata emra personalitetesh, mes të cilëve ngrihen monumentalisht vëllezërit Frashëri. Rrjedhimisht, atë alfabet kam të drejtë ta quaj alfabetin e Lidhjes së Prizrenit. Pa rolin e kësaj Lidhjeje në rrethanat e mbizotëruara nga Kongresi i Berlinit dhe nga kundërshtimi i tyre, nuk mund të lejohej nga sundimtarët osmanë që të ngrihej e të vepronte një Shoqëri si ajo në kryeqytetin e Perandorisë.

Vitin e kaluar, në 140-vjetorin, me mbështetjen e Fondacionit ALSAR dhe me pjesëmarrjen e Shoqatës së gjuhëtarëve shqiptarë, u thirr një konferencë shkencore kushtuar atij organizmi kulturor të parë kombëtar të lëvizjes së Rilindjes. Me atë rast bashkë me Emil Lafen përgatitëm përmbledhjen “Shoqëri e të shtypuri shkronja shqip, 1879”, e cila hapet me “Kanonizmën” (domethënë statutin) e Shoqërisë dhe përmban studimet dhe artikujt e botuar në periudhën 1879-2019, me qëllim që në konferencën shkencore përkujtimore të mos përsëriteshin po ato gjëra, siç po ndodh në mjaft raste të tjera. Libri është botuar më 2019 nga Fondacioni ALSAR. Dhe vërtet autorët e konferencës u përpoqën të sillnin gjëra të reja, siç e tregojnë kumtesat  e përmbledhura në një vëllim të veçantë, botim sërish i Fondacionit.

Botimi i përmbledhjes me studime dhe artikuj 1879-2019, konferenca shkencore dhe kumtesat japin për herë të parë një tablo të plotë të kësaj ngjarjeje kombëtare  themelvënëse, së cilës nuk i ishte kushtuar një vëmendje e tillë e gjerë as me rastin e 100-vjetorit. Për të mos u kufizuar me fjalët tona, që i kemi përsëritur shpesh, po citoj vetëm një albanologe të njohur bullgare, Bojka Sokolovën (të cilën nuk mund ta kuptoj përse nuk e ka përfshirë Fjalori enciklopedik shqiptar), që ka botuar një artikull në “Linguistique Balkanique” 1980, nr. 1. Ndër të tjera ajo shkruante: “Shoqëria u bënte thirrje shqiptarëve, pa dallime fetare, shoqërore dhe vendbanimi, që të bashkonin forcat dhe të jepnin ndihmën e tyre morale e materiale për ngritjen e një shtypshkronje, për botimin e gazetave e të revistave në gjuhën shqipe, për hapjen e shkollave shqipe, si dhe për zhvillimin e gjuhës së tyre amtare, që duhet të jetë një dhe e pandarë, siç duhet të jetë edhe Shqipëria, sepse ndarja e gjuhës dhe e dialekteve çon në përçarje.”

Alfabeti u përpunua për të shtypur libra shqip. I pari libër për të mësuar se si do të lexoheshin ato shkronja ishte abetarja. Ky ishte fryti tjetër madhor i Shoqërisë së Stambollit. Kanë kalur 140 vjet dhe është e natyrshme, që ai libër ishte bërë i rrallë dhe nuk u jepte mundësinë as lexuesve dhe as studiuesve ta kishin në duar e ta njihnin, po edhe ta shfrytëzonin në qarkullimin  shkencor. Kemi fatin që këtë vit, pavarësisht nga ndeshtrashat e këtyre muajve, që na i sollën tërmetet e viruset, ta kemi në dorë botimin  Alfabetare e gjuhësë shqip. Në stamboll më 1879. Vëllimi është përgatitur nga profesorët e gjuhësisë Enver Hysa, Emil Lafe dhe Seit Mansaku, ndërsa është botuar nga Fondacioni ALSAR me një cilësi të admirueshme.

Teksti i abetares është dhënë i plotë në botim anastatik, por është bërë i lexueshëm lehtësisht sot me anë të tejshkronjëzimit, domethënë të kthimit në alfabetin e sotëm, duke i pasur faqet përballë njëra tjetrës. I gjithë libri ka 290 faqe, ndërsa teksti i abetares për të dy variantet zë 270 faqe, domethënë përmban edhe lëndë tjetër, e cila ka nevojë të shpjegohet përpara se të flas për përmbajtjen e vetë abetares.

Mund të duket e papritur, që ndër të parat janë dy faqe me ngjyrë kafe, në të cilat shqip dhe turqisht është shkruar; “Madhërisë ti, Zotit math dhe mbëretit dashurë t’ynë Sultan Ab-dyl Hamid-Hanit II”. Këto ditë një nga televizionet tona po transmeton një film në shumë seri kushtuar pikërisht Abdyl Hamitit. Ndërkaq, që nga koha e Rilindjes e deri më sot në të gjitha shkrimet, historike, publicistike dhe shkollore, ai është quajtur “sulltani i kuq”, në kuptimin e një sundimtari gjakatar. Ka këtu një kundërshti turbulluese për lexuesin dhe shikuesin shqiptar. Nga njëra anë, madje, në një prej serive sulltani është shprehur mirë për Ismail Qemalin dhe shqiptarët i ka quajtur njerëz me këmbë në tokë. Nuk më takon mua të shtjelloj hollësisht këtë temë, që lidhet me rivlerësimet prej një shtrese të turqve të sotëm, të cilët ushqejnë shpresat e një Perandorie Osmane, dhe me bindjen e ngulitur të shqiptarëve, se atij sundimi i ka kaluar koha një herë e përgjithmonë, por e kam për detyrë të shpjegoj se çfarë ka të bëjë me dhuratën për sulltanin të një abetareje shqipe me mbështjellje luksoze dhe me kushtimin për të.

Do ta përsëris, se Shoqëria e Stambollit është e pandashme nga Lidhja e Prizrenit. Në vitin 1879, Perandoria Osmane ishte thyer dhe ambiciet sllave e kishin shtuar grykësinë për të shkëputur prej saj sa më shumë toka, ndër të cilat bënin pjesë edhe vise historikisht shqiptare. U mblodh Kongresi i Berlinit pikërisht për t’i vënë fre asaj grykësie. Në atë çast dramatik mbrojtja e tokave shqiptare nuk mund të bëhej duke i kthyer pushkën sulltanit, sepse ashtu shovinistët fqinjë vetëm do të fërkonin duart dhe do të zgjatnin thonjtë. Ishte një ndërthurje gjeopolitike, në të cilën interesat e atdhetarëve shqiptarë përputheshin për një aspekt konkret me mbrojtjen e Perandorisë Osmane. Dhe sulltani kishte nevojë për atë mbrojtje, prandaj nuk iu kundëvu as Lidhjes së Prizrenit, as përpjekjeve kulturore të shqiptarëve në Stamboll. Për ta kuptuar më qartë këtë ndërthurje, do të sjell në kujtesë një situatë të ngjashme më 1908. Shpallja e Kushtetutës u bë me pjesëmarrjen vendimtare të shqiptarëve nën sundimin osman. Edhe sulltani i njihte mirë ndërlikimet e çastit, prandaj jo vetëm nuk iu kundërvu lëvizjes kulturore të shqiptarëve, por këtë radhë i dërgoi Klubit “Bashkimi” të Manastirit 100 lira mbështetje. Natyrisht, me evoluimin e ngjarjeve në të dy rastet qëndrimet u pëmbysën: Lidhja e Prizrenit u shtyp dhe pjesëmarrësit e Kongresit të Manastirit u përndoqën. Jemi përpara shembujve të qartë, se si historia nuk duhet vështruar me një palë syze, që nuk lejojnë të shihen ndërlikimet e saj dhe madje të fshihen disa fakte reale. Njëkohësisht duhet ta pranojmë, se kanë të drejtë të ekzistojnë qëndrime të ndryshme kundrejt historisë, por edhe ndaj dukurive të sotme politike, domethënë të mos çuditemi dhe të mohojmë realitetin kontradiktor; pastaj secili t’i përmbahet qëndrimit të vet dhe të paraqitet me argumente e me realizëm. Përgatitësit e ribotimit kanë dhënë shpjegime plotësuese për këtë aspekt të ndërlikuar, sepse kështu mund të shpjegohen edhe fjalët falënderuese të Sami Frashërit për sulltanin në fund të shkrimit për gjuhën shqipe, fjalë të cilat e parapërgatisnin edhe dhuratën.

Në pjesën e fundit të librit janë disa Shënime të redaksisë për tekstin e abetares dhe një Pasthënie nga botuesi dhe përgatitësit. Aty janë paraqitur rrethanat dhe kërkesat historike, në të cilat u bë e mundur të përgatitej ky libër, si dhe arsyetimi përse ishte i nevojshëm ky ribotim. Njëkohësisht janë hedhur edhe disa mendime të reja. Para së gjithash, kjo abetare  është quajtur “përmendore gjuhësore e kulturore e Rilindjes sonë.” Drejtori i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, e ka quajtur abetaren si veprën e parë kolektive të Rilindjes. Vepra tjetër kolektive me peshë të çmuar ka qenë shtypi shqiptar në mjaft vende të botës, për të shkuar më pas te manifesti “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”, e cila, me sa duket, vepër kolektive ka qenë, për t’u kurorëzuar këto pastaj me Kongresin e Manastirit në prag të shpalljes së pavarësisë, te e cila shqiptarët erdhën pikërisht kështu, të bashkuar. Ajo është quajtur “edhe një gur kilometrik e një pikënisje e re në rrugën e shkrimit të gjuhës shqipe tashmë si përpjekje kolektive me synime të qarta, për t’iu përgjigjur rrethanave e zhvillimeve të reja në skenën politike të perandorisë e të rajonit, që rrezikonin copëtimi e trojeve shqiptare.” Po më ka bërë përshtypje konstatimi që “Le të kemi parasysh se autorët e saj deri në vitin 1879 nuk kishin botuar ndonjë shkrim në gjuhën shqipe, pra ky libër i bashkoi për të nisur udhën e lëvrimit të gjuhës amtare në botimet e tyre të mëvonshme.” Për ta thënë me fjalë të tjera, kjo abetare që do t’u mësonte shkrimin e shqipes nxënësve dhe të rriturve që nuk e zotëronin shkrimin e këndimin e shqipes, në të vërtetë i mësoi së pari hartuesit e saj ta shkruanin shqipen. Që në zanafillën e saj (jo më vonë) ajo u bë e frytshme, një shtysë e fuqishme pjellore për lëvrimin e shqipes së shkruar.

Përgatitësit kanë bërë kujdes, që edhe paraqitja me alfabetin e sotëm t’i përmbahet me përpikëri origjinalit, duke shtuar një varg shënimesh sqaruese për të lehtësuar të kuptuarit të pjesëve të tekstit, të cilat, natyrisht, pas pothuaj një shekulli e gjysmë, kanë ndryshime nga gjuha e sotme. Ata kanë falënderuar edhe Thoma Qendron, i cili dha ndihmesën e tij që libri të jetë sa më i paqortueshëm. (Besoj se lexuesit do t’i falin, që në f. 275 është shkruar 1979 në vend të 1879).

Me përfytyrimin që kemi sot për abetaren, nuk përputhet përmbajtja e këtij libri me më shumë se 100 faqe. Përgatitësit e ribotimit e kanë shpjeguar këtë, duke treguar se ky nuk ishte vetëm një libër i thjeshtë për të mësuar alfabetin e ri. “Frytit të parë të kësaj përpjekjeje të përbashkët intelektuale ata i dhanë dhe një karakter enciklopedik për Shqipërinë e për shqiptarinë, po edhe për botën, për gjithësinë dhe për njeriun.” Pa dyshim, lënda e këtij libri ka natyrë enciklopedike. Por për ta kuptuar këtë përmbledhje tekstesh të ndryshme, më duket se nuk  mjafton duke e vlerësuar se i kapërcen caqet e një abetareje nëpërmjet njohurive enciklopedike. Kjo nuk është thjesht një abetare, ky është teksti themelor për vitet e para të asaj që e quajmë shkolla fillore. Kjo ishte përmbledhja e gjithë librave shkollorë, ky ishte teksti bazë i shkollës shqipe. Për këtë arsye aty jepen njohuritë e nevojshme, të cilat ne sot i japim në lëndët e ndryshme: gjuha, historia, letërsia, aritmetika, dituritë e natyrës, edukata qytetare e madje njohuritë fillestare për besimin fetar. Me këtë libër nuk mësohej thjesht alfabeti i shqipes, me këtë libër çelej shkolla shqipe për nxënësit dhe për të rriturit.

Për këtë arsye dëshiroj të them pak fjalë për përmbajtjen e abetares së Stambollit. Jani Vretoja ka hartuar tri pjesë. E para emërtohet “Udhë e të shkruarit të gjuhësë shqip”. Fjala ‘udhë’ këtu do të thotë metodë, mënyrë për të mësuar. Në të vërtetë është një trajtim i fonetikës, drejtshkrimit dhe gramatikës së shqipes, ose lënda mësimore e gjuhës. “Numerëmësonjë” në thelb është libri i aritmetikës. “Për Gjithëçishten…” është teksti i mësimit të fesë. Kështu, Jani Vretoja ka përfshirë më shumë tekste, vetëm se me prirjen e tij për të krijuar fjalë e terma, duke mos ndjekur modelet e shqipes, i ka bërë këto tekste të jenë të vështira dhe pa ndonjë vlerë për lexuesin e sotëm. Bëjnë pjesë në historinë e këtyre teksteve shkollore dhe kaq.

Samiu ka dy pjesë. E para është “Gjuha shqip”. Që këtu duket enciklopedisti i madh shqiptar dhe madje mund ta them me plot gojën, se këtu e kanë mugullin shkrimet e tij të tjera dhe vetë vepra e tij madhore enciklopedike. Po sjell vetëm një shembull të shkurtër. Te Abetarja Samiu shkruante: “Kombetë mbahenë me gjuhëtë: një komp që humbet gjuhën e vet ësht’ i humburë”. Po edhe te manifesti “Shqipëria ç’ka qenë….” lexojmë: “Shenj’ e kombësisë është gjuha; çdo komp mbahetë me gjuhët.” Pjesa e dytë nga dora e Samiut është “Dheshkronja”, që do të thotë: gjeografia. Është për kohën një paraqitje e plotë e të gjitha kontinenteve dhe vendeve të planetit. Më pas këto njohuri do të zinin vendin e tyre në “Kamusin” e tij të famshëm, i cili nuk e ka humbur vlerën edhe për kulturën e sotme turke, siç e dëshmon një botim i tij i përkthyer latinisht. Në paragrafin III flitet për Shqipërinë, duke pëvijuar kufijtë e saj ashtu siç i përfytyrojmë edhe sot me termin “Shqipëria etnike”.  Ma merr mendja se gjithkuj do t’i bëjë përshtypje, po të citoj se ai e llogariste që “Shqipëria ka më teprë se dy miliun e gjymësë njerës.” Do t’i bëjë përshtypje po të krahasohet me shifrën e sotme të popullsisë pas një shekulli e gjysmë dhe me parashikimet dëshpëruese për të ardhmen e afërt. Po gjëja tjetër, te e cila dëshiroj të tërheq vëmendjen, është se autori krahas mbretërive të kohës, me konsekuencë i përmend si demokraci disa shtete të tjera. Shtetet e Bashkuara thotë se janë “prej 34 dhimokrative të bashkuara” dhe e vlerëson, se “është më përpara… nuk vetëmë nga Amerika, po edhe nga Evropa e nga gjithë bota.”

Pashko Vasa kishte marrë përsipër të paraqiste një histori të Shqipërisë dhe të shqiptarëve nën titullin “Shqypnija e Shqyptart”. Siç ishte i përhapur miti për pellazgët në atë kohë, edhe ky autor e nis me pohimin se pellazgët kanë ardhur nga Anadolli 4 mijë vjet më parë. Pasi flet për grekët, sipas tij Aleksandri i Maqedonisë e nisi fushatën lindore me trima “të mbledhun në Mat e në Dibrë e ndër tjera vise të Maqedonisë”, madje burrat e trimat e Shqipërisë “Muernë e pushtuene të gjith Asien.” Pas kapërcimit të këtij tuneli mitologjik, vjen epoka e shkëlqyer e Skënderbeut dhe ”këta burra kan ken motit”. Do të dukej e papritur, që ai përshkruan fitoret e shqiptarëve kundër turqve, në një libër që do t’i dhurohej edhe sulltanit, por pastaj e ka baraspeshuar këtë me vijimin, se shqiptarët luftuan me besë për mbretërinë e turkut. Mbyllet me një thirrje rilindëse, që shqiptarët të arsimohen për ta parë Shqipërinë të fortë e të pasur. A ka nevojë ta përmend, se titulli i vjershës së tij themelvënëse të ndërgjegjes kombëtare shqiptare fillon pikërisht “O moj Shqypni…”?  Pashko Vasa në një vend thotë: “Na duhet për ket pun me u lidh me bes e me fe të gjith bashk”, fjalë të cilat i ka përsëritur edhe në mbyllje të historisë, domethënë këtu nisnin vargjet e vjershës, që do të dilte në dritë vetëm një vit më vonë.

Nuk mund ta mbyll këtë paraqitje të përmbajtjes pa shtruar pyetjen: përse janë tre autorë? Sepse përfaqësonin tri besimet kryesore të shqiptarëve: një mysliman, një ortodoks dhe një katolik. Pa u zgjatur, këtu është zanafilla e thënies së njohur të Pasko Vasës për shqiptarinë në poezisë së tij të famshme. Sa shumë domethënie simbolike ngërthen kjo abetare!

Botimin e ka bërë Fondacioni ALSAR. Edhe nga ajo që përmenda në fillim lidhur me shoqërinë e Stambollit, është e qartë se ribotimi i abetares nuk është diçka e rastit në veprimtarinë e tij edhe si shtëpi botuese. Për botimet në dhjetëvjeçarin 2006-2016 është përgatitur një katalog i ilustruar, në të cilin ishin përfshirë 100 botime. Që të krijohet një përfytyrim për gjerësinë e kësaj veprimtarie, do të shtoj se në këta muaj të kësaj flame ndërkombëtare puna ka vijuar pa ndërprerje për të nxjerrë shumë më tepër libra sesa gjatë gjithë dhjetëvjeçarit të parë. Krahas botimeve fetare, ka ardhur duke u zgjeruar përpjesa e librave, që shkurt do t’i quaja albanologjikë. Duke nisur më 2012 me “Udhëtarët e huaj në Shqipëri” nga Lumo Skëndoja, u kalua hap pas hapi në atë që është ribotini i trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar, një detyrë akademike e lënë në mes nga punonjësit akademikë.

Do të veçoj ribotimet anastatike me cilësi të shkëlqyer, duke filluar nga vitit 2017 me “Kalendarin Kombiar” të Kristo Luarasit në katër vëllime 1897-1902, 1903-1907, 1908-1912 dhe 1923-1928, pastaj revista “Diturija” në dy vëllime  1909-1927 dhe 1927-1929 më 2018; revista “Përpjekja shqiptare” në dy vëllime: 1936-1937 dhe 1938-1939 e Branko Merxhanit më 2019; gazeta “Lirija” 1908-1910 gjithashtu në formatin origjinal më 2019, ndërsa nga librat po më 2019 Pashko Vasa, “Skicë historike mbi Malin e Zi”. Ndërsa tashti, në bashkëpunim me Shtëpinë botuese shqiptare “Logos-A” të Shkupit po përgatitet një botim i Veprave të Sami Frashërit në 7 vëllime. Jo vetëm historia, por edhe gjuhësia i ka pritur me përgëzime të veçanta këto ribotime, sepse na është lehtësuar ndjeshëm puna jonë, mund të japim më shumë duke kursyer kohë të çmueshme, na është krijuar mundësia për ta rrokur menjëherë në pamje të plotë një degë të rrjedhës së kulturës sonë dhe jo vetëm t’i kemi edhe më të dokumentuara kërkimet tona, por po ta thosha me fjalë të tjera, na është pakësuar padituria jonë për trashëgiminë e së kaluarës; ato na mundësojnë edhe të bëjmë gjetje të reja. Shfrytëzimi i po atij burimi në trajtën e letrës së shtypur është pa krahasim më i frytshëm sesa në trajtën elektronike.

Nuk do ta lodh lexuesin me një listë të gjatë botimesh të tjera, por e quaj me vend të vë në pah diçka tjetër. Fondacioni ALSAR ka shpërndarë dhurata me raste festash, për shkak të tërmeteve, për të lehtësuar vuajtjet nga pandemia dhe për fëmijët, ndërsa njëkohësisht ka shpërndarë falas edhe shumë nga këto botime për institucione të ndryshme dhe për një numër të madhe dashamirësish të tjerë të librit shqip. Ëndrra e atdhetarëve, që krijuan një shoqëri për shtypjen e librave shqip, me ndihmesën e gjithë botuesve në të gjitha viset shqiptare është bërë realitet, ndërsa tashti ajo kërkon vëmendje më të madhe nga ana e shtetit, e shkollës, e mediave dhe të shoqatave, që kjo pasuri librash shqip të shfrytëzohet sa më gjerë.

 

Share This Article
5 Comments
  • Me vjen keq,qe do te shpreh me hidherim nje te keqe te madhe te shqiptareve,qofte te sotem qofte te athershem.
    TARAFI.
    E keqja e madhe e hartimit te kesaj alfabetare,eshte:PERJASHTIMI NGA HARTIMI I SAJ I KOLOSIT TE SHKENCES GJUHESORE,KONSTANDIN KRISTOFORIDHIT.
    Tarafin e organizoi Jani Vretua
    Eshte personi qe vodhi 400 franga ari te mbledhera per Fjalorin Encklopedik te Gjuhes Shqipe me 45 mije fjale te Hartuar nga Kristoforidhi(ne doreshkrim).
    Fjalor,i cili mezi pa driten e botimit si fjalor shqip greqisht me 11 mije fjale.20 vjet pas perfundimit.
    10 vjet para botimit te alfabetares se Stambollit,Kristoforidhi kish hartuar pa buje dhe zhurme
    Alfabetin e Gjuhes shqipe,qe per mendimin tim eshte me cilesor se alfabeti Stambollit.Shkronjat dyshe te shqipes LL,DH,TH,etj i ka eleminuar duke perdorur,apostrofe,si i ka cekishtja.
    Ne 1879,Kristoforidhi ndodhej ne Stamboll,ku kurohej pa sukses nga ceroza ne melci.Nuk u thirr nga ky komisjon,edhe pse ishte I VETMI,qe kishte Arsimim te plote Akademik Perendimor dhe Ezperience te gjate me gjuhen shqipe.As Sami Frasheri as Jani Vretua,as ndonje tjeter nuk kishin arsim te larte .Ishin me nje cope Zossimea.
    Kristoforidhi vec Zossimese,kishte perfunduar edhe nje seminar ne Malte dhe Universitetin ne Londer per gjuhesi.Ishte shqiptari me i shkolluar i shekullit te tij..
    Kam lexuar nje leter te Kristoforidhit ku tallet me afabetin shqip me shkronja greke te Jano Vretose.
    Keshtu e quan me tallje kete matrapaz te Rilindjes,zhanbas,menazher,hajdut me mustaqe patriarku,qe PRISHI BUCELA PER TE BERE KANACE..dmth,,prishi florinjte e fjalorit te Kristoforidhit,per te bere alfabetare.
    Xhevat Lloshi i di mire keto pune,se eshte marre gjithe jeten me Kristoforidhin e ditur,te urte e te pafat.
    Naimi dhe Samiu sapo dolen nga veza u futen ne buke te madhe te Dovletit,me rroga te majme .
    Naimi ishte SHEFi CENSURES i Perandorise Osmane,Samiu kryeakademiku i Perandorise.Kontributi i tij per gjuhen dhe kulturen shqipe,krahasuar me ate qe isherbeu Turqise,eshte sa kontributi i Sali malokut per katundin e Vucidolit.
    Kristoforidhi i ngrate i sherbeu vetem Gjuhes Shqipe.Harxhoi pasurine e familjes,shiti shtepine,harxhoi rrogen e Shoqerise Ungjillore te Londres,derisa keta ja prene fare bashkepunimin,,sepse grekomanet e kallxuan si Ateist.
    Nuk besonte as ne krisht,as ne Muhamet,,Besonte vetem ne Gjuhen Shqipe.
    Grekomanet e mbajne per grek,sepse kishte nofken Kristoforidhi(ndricues i krishtit)Ne fakt llagapin e kishte Nelko,.
    Elbasanasit e mbajne per elbasanas,,Ne fakt i ati i tij pat ardhur nga Dibra,ishte nga shqiptaret orthodokse te Rekes,Llagap Nelko ne Elbasan nuk ka.I biri Anastasi qe mbijetoi nga tre djemte,mbajti nofken Kristoforidhi,,Por llagapi Nelko ruhet i gjalle ne Reke te Dibres se Madhe

  • Historia eshte shume e qarte o Demo.
    Istoria este muco,much e certo o Demo.
    Kush e do kete vend (land) eshte Patriote,kush nuk e do nuk eshte Patriote (Patridha).
    Ketu ne Arnautia,Arvania edhe sot nuk lejohet te quhet Stambolli i quajture nga Epirotet ne kohen e Jeorgios Kastriotis ne Kostantinopol per Nder te Perandorit Greke Ilyre Megas Kostantinos!
    Kaq veshtire eshte te kuptojne te ashtuquajturit Arnaut qe pretendojne (pretend) qe jane pasardhes te Ilyreve dhe te mohojne te Verteten?
    Nga kush?
    Nga Naimet,nga Saimiet,Abdullahet,Ismailet.
    Kostantinopolis ishte qendra jone qe nuk u turqizuam per 1100 vjet Perandori Greke e Romes se Lindjes.
    Andej e mori edhe flamurin (fllug) Greke te Bizantit me Skiponjen me dy krere Jeorgios Kastriotis i cili e kishte per Nder qe ishte Greke Epirote me simbolin e Zeusit ne Oerkrenaren e Tij te vjedhur nga “miqte” (Amico) tane Austriake.
    Ne Nder te Tij u krijuan Olimpiaqes Agones (Lojera e para Olimpike) ne 776 P.E.S.
    Eshte fakt (fact) historik i botes qe kush ishte Greke merte pjese ne keto Lojera per Nder te Perendive te Olimpit.
    Keta rilindas turq nga Vlora,Frasheri dhe gjithe Epiri i Kastriotit kishin Ndergjegje turke,Nuk e dinin apo lexuar historianet Greke dhe Greko Romake qe Perandori i fundit i Romes ishte Ilyre i lindur ne Nish te Serbise se sotme?
    A ka hipokrizi me te madhe se kjo qe Polis ne nder te Ilyrit Greke Megas Kostantinos ta quash Stamboll edhe sot?
    Jo vetem Stambollin,por El-basanin e quajture nga Sulltani nuk e quajne sic ishte me pare.
    Epidhamnon Ilyreve Greke te Epirit e quani Durrazo?
    Agi Saranden ne Sarande?
    Moskopolin,Athinen e Turkokratisr ne Voskopoje?
    Agios Vasilis ne Bregdet ne Shen-vasil latinisht?
    Shen nga Saint.
    Agia Sofia eshte e jona e Epitoreve dhe Ilyreve qe turqit myslimane ferkojne duart qe Baba i tyre Erfogani e ktheu ne Xhami.
    Dhe jo vetem ate.
    Sulltani Erdogan
    ka te pushtuar Atdheun tone te heroit Mithollgjik Grek Dhardhanos,te Filosofit te Pare Evropiane nje nga 7 Sofistet e Lashte Greke te quajture ProSokrate Filisofers, Thalis o Milisios.
    Kjo zone quhej Ionia nga Ionet prandaj dhe quhet Deti Ion.
    Cfare tregon kjo?
    Ketu ka dore Italia fashiste qe ka shfrytezuar popullsine turke myslimane kunder (contra) Greqise,Epirit,Ilyrise.
    Besoj te kujtohet zoti me comentin Demo qe Palikaret Greke te Epirit dhe te ashtuquajturve Arvanitas qe ja numuruan ne balle Telinit ne Kakavije?
    Pse?
    Se Italia mori Dhodheka-nisen,12 Isujt Greke nga Turqia ne 1913en dhe Kastelo-rizon,por i mori Greqia se Italia fashiste ishte humbese ne luften e dyte boterore,ndryshe nuk do egzistonte as Greqia as Arnautia.
    Bulgaria do merte Thesalonikin e premtuar nga Gjermanet.
    Sepse Italia fasjiste ka te pushtuar akoma Magna Grecian.
    Kur degjon “historiane” medioker si Spartakos Ngjela (Heli greqisht) e company qe nuk ka Greke,atehere kush e vrau dhe perse Telinin fashist qe donte nje Protektorat turk deri ne Preveze dhe jo nje Komb Ilyro Epirote Greke me qender Kostantinopolin?
    Nuk e kuptoni (kapito) qe po luani karten e armiqve tane te Pirros,te Kostantinos,te Jeorgios Kastriotis me urrejtjen kunder Atdheut tone Greqise?

    • Që kur e paskemi atdhe Greqinë o i marrë?! Bashkë me “Ditën” që ta ka botuar këtë koment?! Grekët e sotêm nuk kanë pothuajse asgje të përbashkët me helenët e lavdishêm, italianët e sotëm me romakët famë mëdhenj etj etj. Edhe shqiptarët e sotëm nuk kanë ndonjë gjë të përbashkêt me ilirêt e lashtë dhe shumê pak me arbêrorët e Gjergj Kastriotit. Pushtimet e gjata nga romakët, serbêt, bullgarët dhe sidomos turqit kanë formuar dhe brumësuar njê komb tê ri: – shqiptarët. Ne ndahemi në toskë dhe gegë, në sunitê, bektashinj, katolikë dhe ortodoksë. Por na bashkon gjuha dhe flamuri. Heroi ynë kombëtar eshte Gjergj Kastrioti. “Shqiperia e shqiptarëve, pa dallim feje, krahine dhe ideje”! Kjo eshte deviza jonë kombëtare. Dhe nuk e rruajmë fare as për Greqi dhe as për Turqi. Janë kombe të tjera, me histori dhe tradita të tjera. Për fat të mirë shqiptarëve nuk iu bëhet vonë as për fe. Pavarêsisht nëse eshte praktikant apo jo, nëse beson apo jo, nëse eshte laik apo ateist, shqiptari ka një fe tê përgjithshme: Shqiptarizmin.Dhe aq na bëhet se disa grekofonë na quajnë me përçmim “arnautë”. Nuk të bën feja as mê të bukur, as më të mirë, as më të përparuar. Qofsh ti edhe katolik prej Puke! Të gjitha fetë kanë të mirat dhe të këqijat e tyre. Në Europë psh sot kishat janë pothuajse bosh. Duke përjashtuar disa mjekrroshë me pantallona treçerekshe që na bllokojnë bulevardin kombëtar dy herë në vit, 90 përqind e shqiptarëve janë sot laikë. Dhe krenarë për këtë. Prandaj gjithë shkrimi yt o grekofon me 100 pseudonime eshte një roitje prej një murgu të rrjedhur në malin e Atosit, që jeton sot sikur të ishim ende në shekullin e 14-të.Fuck Greqia dhe Turqia.

      • Mos ngatërro origjinen e Shqiptareve, Shqiptaret rrejedhin nga iliret, dhe kane vazhdimesi ashtu si Arberoret qe nuk jane te shkeputur nga shqiptaret ata flasin te njejten gjuhe, paversisht se ne shqiptaret perdornim shume emra ne ate periudhe, bota na njinte me nje emer Alban, sa per fete, ne ate kohe edhe Skenderbeu dhe i jati i tij kane nderruar 3 fe te ndryshme, sipas interesave te kohes. Geget dhe Tosket kane nje gjuhe, ndryshojne vetem ne dialekt. Edhe Skocia e ka quajtur veten Albania deri ne mesin e shekullit te 19te kjo nuk dot te thote qe ata nuk jane Skocez, e njejta gje edhe per Anglet qe e kane quajtur veten Albion.
        Armiqte e shqiptareve jane tre perandorite qe na kane pushtuar dhe per tè na vjedhur na futen fete e tyre tè rreme .
        Dua tju them se Bibla fillon me fjalen NEFILLIM , né Bibel eshte historia e DODONES , né Bibel eshte ligji KANUN , né Bibel eshte Shqipja dhe kuptimi i saj né lidhje me Zotin
        Feja e shqiptarit eshte shqiptaria , kjo ka qene dhe kjo do tè mbetet . Shkyponje do tè thot se ti ke hipur lart tek Njeshi Zoti , Qielli . Dhe fjala Qiell eshte KI ELL KY ESHTE ZOTI YNE, ATI I YJEVE
        Nuk mund ta besh krahsimin midis Shqiperise dhe Greqise!!
        Greqia eshte shtet i ri qe u krijuar nga pjesa me e madhe e shqiptareve, dhe etenive te ndryshme, qe ju vendos nje gjuhe artificiale.
        Sic dihet mire nga shkenca boterore, gjuha e ashtuquajtur “Greke” eshte gjuhe artificiale e shpikur nga kisha lindore ne Perandorine Romake (njelloj sic u shpik nga kisha perendimore gjuha “Latine” per pjesen perendimore te Perandorise romake).
        Edhe ne Bibel thuhet se greket dhe Helenet jane fe dhe jo etni
        Pra “Greqishtja”ose ”Greke/Koine”. NUK eshte nje gjuhe etnike burimore e dale ne menyre natyrale nga ndonje etni apo popull. Si rrjedhim nuk duhet te njihet si gjuhe “etnike” por vetem si gjuhe e kishes apo gjuhe fetare (njelloj si Latinishtja sot)
        Ne Itali, ne Vatikan, ne ceremoni te caktuara kleri katolik ben sherbime edhe ne Latinisht, por ne Itali Latinishtja nuk ka status si gjuhe entike te ndonje etnie ne Itali, se Latinishtja nuk eshte gjuhe etnike e ndonje populli.

  • Nishi (Naissus) nuk eshte i Serbise,eshte qytet shqiptar denbabaden.Ju fal Serbise me traktatin e Shen Stefanit ne 1877 bashke me Kurshumline,Luginen e Presheves.Pas humbjes se Luftes Ruso-Turke te vitit 1877 Turqia leshoi shume territore shqiptare per te ruajtur turqine aziatike.
    Nishi ka qene qender e Vilajetit te Kosoves.
    Nga Nishi ka ardhe familja e Xhaferr Deves dhe u vendos ne Mitrovice..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *