Mjekja gjinekologe shqiptare Hatije Ismaili, është dekoruar nga presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me çmimin “Mjeku më i mirë në gjithë Slloveninë”.
Këtë dekoratë mjekja e ka marrë falë suksesit të saj në punë gjatë pandemisë, raportojnë mediat vendase.
Ismaili ka lindur në Gostivar ku edhe kreu shkollën fillore, në shkollën “Ismail Qemali”, ku bëri dhe 2 vitet e para të gjimnazit.
Më pas ajo u transferua në shkollën e mesme të mjekësisë në Mitrovicë ku kreu vitin e tretë, ndërsa të katërtin e kreu në Prishtinë.
Ndërsa, më vonë ka vijuar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijekë të Kroacisë. Pasi disa ekperiencave të ndryshme ajo aktualisht punon në Novo Mesto të Sllovenisë.
o.j/dita

Kongratulacija !
thuhet – čestitke
Urime ! Mirènjohje dhe krenari pèr njè doktoreshè shqipètare qè me punè e pasion nderohet dhe vlersohet lart nè (S) Love ni. Respekt!!!
Urime urime ! Bravo bravo na nderove —
Shqiptaret jane nga me te miret kudo qe punojne neper Bote,
Urime, eshte kenaqesi kur puna te vleresohet ne menyre jashte vendit tend.
Diçka eshte qe Gostivari ne Maqedoni ka qene nen Jugosllavi. Pra, nuk kane qene krejtesisht te panjohur Sllovenia nga shqiptaret e Maqedonise dhe te Jugosllavise.
Yll