Flet avokati i Izet Haxhisë: Azemi i tha Muharrem Haklajt se vrasësin e ke në kat të dytë, dhe drejtoi dorën për nga zyra e Saliut

Edlira Shehu

Avokati i Izet Haxhisë tha sot në emisionin Repolitix se dosja e vrasjes së Azem Hajdarit ka shumë mangësi, që nga ardhja e Fatmir Haklajt në Tiranë, të cilin ai e quan xhind.

Beqiri tha se Azem Hajdari duhet të betohej nëse nuk kishte dorë në vrasjen e Shkëlqim Haklajt, dhe madje i ka thënë babait, Muharrem Haklajt, që djalin ta ka vrarë ai në kat të dytë, duke drejtuar dorën nga zyra e Sali Berishës.

Idajet Beqiri: Në këtë vend vetëm hamendësohet kush thur më mirë legjenda, po nuk janë me këmbë në tokë që të marrin dosjen dhe ta lexojnë, ta shohin çfarë mungon aty.

Pak kohë më parë bashkëshortja e Hajdarit tha se ka folur me kolegët e saj gjyqtarë dhe është thënë që ka mangësi në dosje. Është abuzuar shumë qysh nga nisja dhe ardhja e Fatmir Haklaj në Tiranë.

Nuk thuhet se Fatmiri ishte i shumë kërkuar. Nga shteti. Sa të shihej duhej arrestuar.

Ai lëvizjet i bënte të kontrolluara dhe me eskortë. Ishte Fatmir Haklaj, ishte xhind. Nuk ishte kollaj të merreshe me të.

Azemi i ka thënë Muharremit se për Shkëlqim Hakljan, vrasësin e ke këtu në kat të 2, dhe ka drejtuar dorën për nga zyra e Saliut. Është betuar që nuk e ka vrarë ai Shkëlqimin.

Se Azemit i ishte thënë që duhet të pastronte fytyrën, duhet të tregonte e vrau apo jo Shkëlqimin. Me të tëra këto që thashë unë, çështja nuk është vetëm juridike, se provat u servirën në një mënyrë që i shërbyen Berishës.

Berisha e dinte që kush ishte Fatmir Haklaj, e dinte që po ta nxirrje tnë rrugë Fatmiri nuk do e faltë atë rast.

 

e.sh/Dita

Share This Article
17 Comments
  • Mos u merni me saliun lejeni ne vetmine e tij dhe ka monen bejne thashetheme dhe liken alenden qe po I bejne grusht shtetit.

  • O IDAJET SIGURIMSI !!
    NUK KA XHIND PARA QEVERISE OR TI, PASTAJ KUR FUTEN GJITHE KRIMINELET NE POLICI DHE FYTYRA
    SI FATOS KLOSI DHE ZOTNIA JOTE DALIN DHE XHINDET PASI QEVERIA SABOTOHET NGA TE KATER ANET!!
    KUR QE AI BURRI NE PUSHTET FATMIRI JOT NUK GUXONTE TE AFROHEJ AS NE KUKES !!
    FATMIRI NUK GJENTE DOT BERISHEN PER TA VRARE !!!
    A E BESON TI KETE ??
    SHIKO CFARE THONE MOTRAT E HAKLAJVE PER VRASJET JANE DY KRONIKA PER KETO NGJARJE.

    • Idajeti eshte nje rrot gomari , qe nuk ka te dyte .

      Ai flet sikur tregon peralla per kalamaj , te para viteve 90-te

  • Gjithmone genjeshtra kalamajsh ka .bere Berisha.
    .
    Ky e ka ditur ,para vrasjes qe ishte Fatmir Haklaj e po priste ne makine me targa Vlore .
    Kam dy pyetje z Avokat .

    .Pse Berisha fill mbas vrasjes dhe disa versione mbi vrasjen e Hajdarit genjeshtra me koshjence ,,jo e vrau Nano ,jo e vrau Fatos Klosi ei tj e tj .Ku shume me vone u tha nga te tjeret qe eshte vrare Azemi nga Fatmir Haklaj .Tamam si ne 21 Janar , nuk pranoi se i kishte vrare ai ,por sajoi si femi rugac genjeshtar per cadra me helm e stilokalema me plumb e tj e tj .duhet ti kerkohet llogari nga prokuroria ,te pakten mire per viktimen ,se as edhe nje here nuk ka shkuar mire ,por me cfytyre genjen gjithe opinionin mbare shqiptar ,ku e gjen kete te drejte ,apo eshte i “zgjuar” ,ose me mire i pa pergjegjshem ,dhe si i pa pergjegjshem , sduhet te miret perfundimisht me politike ,simbas ligjit .

    Te pyetet nga prokuroria dhe pse e dergoi trupin e Azemit ne kryeministri ,dhe perdori lloj lloj molotovesh e bomba .Ku ishte qellimi . dhe akoma do pagojme ne populli me taksat tona , shkaterimet e dyereve te zyrave shteterore , djegjet e makinave thyerjen e xhamave te nderuar prokurore , .Pse nuk zbatohet ligji ,i keni te filmuara ,cfare prisni per kete bandit karjerist ,ish nga me karjeristet komuniste te PPSH qe u ngjiz ne sekonde me spermen e” DEMOKRACISE “.Eshte tallja me e madhe, qe i eshte bere popullit shqiptar , qe nga koha e formimit shtetit shqiptar .Une personalisht keshtu e peceptoj kete uriaip te Ramiz Alise , ne dem te popullit dhe shkaterimin total te shqiperise ,qe nga pronat ,ekonomia ,dituria ,e dreqi me te birin .Per Berishen ky gjygj eshte limonade ,besoj une ,por cfare do beje dhe si do pergjigjet kur te theritet per 21 Janarin ,po si do pergjigjet per Gerdecin ,qe nuk e njihte baxhanakun e tij dhe shejtan budallai i ndyrshoi emrin ne parlament ,e deri tek vila e Gjirit te Lalzit ,si do pergjigjet prokurorise ,se eshte dhe i “djathte ” ku te djathtet i njohin pronat e jo i vjedhin pronareve ,qe eshte ndertuar ne truall te vjedhur ,,Ku Gjygjtari i Vlores indjere Konomi, po ha dhe ,ne kulmin e rinise dhe ka lene femijet jetime .Oh pertoj per gjemat e tjera ti shkruaj ,se skane te mbaruar .E habiteshme ,I forte si qendron ne kembe ,qofte ky ,kriminel.??!!

    • Sa per saktesi, Sali Berisha ka thene emrat e vrasesve te Azemit ne mbremjen e 12 shtatorit njekohesisht kur qeveria shpallte shperblime per ato qe sillnin informacion per vrasesit.
      Por sic e di ti Adihu, sic e di dhe gjithe Shqiperia, edhe pse emrat e vrasesve u thane ne mbremjen e 12 shtatorit 1998, ato ndenjen ne detyra ku ishin ne Komisariatin e Tropojes si shefa e zv.shefa deri kur u vrane nga hasmerite me fise tjera.
      Kaq eshte historia.
      Azem Hajdari u vra nga oficere te Policise Shtetit, me makina te Policise Shtetit, qe ndenjen ne Policine e Shtetit pa i hyre ferre ne kembe nga “Shteti”

  • Berishes doni apo nuk doni ju (Idajet Beqiri me shoke )deri tani me fjale çfar nuk i keni punuar por ne realitet i keni ngrene ate qe ben ai ç’do dite.

  • Kam nje pyetje per ju i nderuari staf i gazetes Dita

    Ky Idajet Bequa apo Beqiri si e ka qe eshte sot avokati mbrojtes i Izet Haxhise ka gjekafshe lidhje me njefare Idajet Beqiri qe ne 1996 paditi ne gjykate ish Bambon e Saliut Izet Haxhine se e kish dhunuar (e kish zhdepur ne dajak d.m.th.)?

  • Pra gazeta”Dita” kryen shume mire detyren e saj informuese ne popull, sigurisht per te interesuarit, nepermjet personave kopetente..! Bravo..! Keto duam, pasi jane te llogjikeshme dhe gazetaria justifikon detyren e saj qe eshte ligjore. Eshte tjeter pune qe mungon apo nuk reagon drejtesia, pasi ketu te le te kuptosh se mungon shteti, qeveria..! E c’pret me o “Milet”, pse si ben te gjithe lanet..?

  • DITA: Ndoqa debatin ne Rep.TV.Dihet 100 % se Vrasjen e shekullit e organizoi Sb per pushtet.Ai e nxori ne prite A.Hajdarin duke e telefonuar 5 here ne Lushnje.Sb u informuan nga mbesa BREÇANI se ne makine ishte F.Haklaj ,etj,te cilit i kishte vrare vellan-Shkelqimin per sherrin ne Tropoje.Pra F.H kishte ardhur per te vrare Sb e jo A.H.
    -Biseden e Saliut se çi tha Azemit per ta nxjere ne prite e ka degjuar sekretarja e Sb LINDITA IKSANAJ e cila u eleminua menjehere.
    -Gazetaret analist ne Rep.Tv me Denis Mingen-Ferdinand Dervishi dhe Sokol Bregu u ben AVOKAT TE SB kur deklaruan hapt se “..Sb nuk duhet te shkoi ne gjykate..” ..Nuk ka polic qe te shkoi te arrestoi Sb..”etj.
    -Ka tipa te tille servila,te paguar,frikaca..qe Sb i ka shpetuar burgut per 30 vjet.
    -Dihet qellimi i vrasjes se A.Hajdarit:
    1-Se Azemi pretendonte kreun e PD te cilen Sb e ka mbrojtur e po e mbron me gjak Shqiptaresh..mbi 20.000 te vrare.Dhe po kerkon te vrasi akoma..!
    2-Me viktimen Azem Sb duhet te merrte karrigen e KM F.Nano,ku arkivoli tij u telendis para zyres Kryeministrit ne detyre.Tashme Sb po hidhet ne sulme per te shperndar pergjegjsine si mafjoz qe eshte.
    3-A.Hajdarin e vrau F.Haklaj siç deklaron e motra e tij,pasi Azemi shkoi i armatosur te makina e FH dhe do kishte vrare Fatmirin etj,ne makine nese ata nuk do te qellonin te paret..!
    4-Denimi MULOSMANIT DHE HAXHISE jane bere me urdher te Sb dhe duhen shpetuar nga burgu i perjetshem e 25 vjet.
    5-Sb ka bere shume krime.Por edhe ne kete rast Ai do ti shpetoi burgut pasi te ne nuk ka drejtesi.Ajo eshte ne KOMA qe ne 92.Dhe nuk behet me sa te jete Sb gjalle.
    -FLM-DITA.

  • Haklajt e kanë ba të ditur sa e sa herë se ata kishin marë dëshmi të drejtëpërdrejtë nga Azem Hajdari se kush ishte vrasësi i vërtetë i familjarëve të Haklajve por Azemi tu mos kuptu kurthat e Salihit i cili duke njohur Haklajt vet kurr nuk ju tha emrin por nxiste Azemin që ky disa herë nga kuvendi sulmoi ata dhe kështu te Haklajt Azemi u pa si një nga organizatorët e atentateve të fshehura ndaj Haklajve por e gjithë alibia bjen poshtë se përse nuk u njoftu askush se PD do sulmohej ambasada amerikane p.sh. ku Salihu pati besimin e plotë që vullnetarisht të dëshmonte për vrasjen

  • Jo Sali tani së fundi dole te Haklajt dhe ti mendon se Nano ishte aq i cekët që të rrezkonte jo vetëm poziten e ti të kryemunistrit por edhe vendin dhe kokëne tij

  • Histora fillon me mega dështimet e qeverisjes të PD dhe rrëshqitjen e pa ndalëshme të vendit në kaos të pa parë dhe daljen nga kjo krizë ku ata futen vendin ata i ndimën e dashtën nga çdo kush Salihu nga fajdet kurse Azemi nga krimi i organizuar dhe droga por krejt kjo u dështoi dhe fajtori ishte i burgosuri Nano pastaj të tjerët me radhë dhe nga aty fillon rivaliteti Azem Salih se kush tutje do dominonte në PD

  • Mire eshte te merret ne pyetje Berisha dhe kush ishte tjeter ne PD ne ato momente, si Izeti Haxhia, Genc Pollo dhe te tjeret te pranishem. Keta te pyeten nga SPAK. Cfare ndodhi jashte ate pasdite shtatori, e dine vetem ata qe ishin brenda ne PD. Mos u merrni me te vdekurit, po ja ku i keni te gjallet, ata skuthet, qe kishin planifikuar skenarin. Ata e ndollen Fatmir Haklajn, ata e shtyne Azemin qe te dilte ne prite. Pra te gjallet kriminele do te dekriptonin misterin e 12 shtatorit. Azemi dhe Farmiri nuk duhet te lihen jashte, se po u morren me ta, do humbase shansi per te pyetur keta qe dine gjitheshka.

  • Hajde avokat hajde ka ikur ajo kohe kur njeriu arrestohej me me the , e te thashe . Duhen prova ore mik dhe ketu Berishes i rr.. ate qe nuk thuhet. Ti shkon aty per te mbrojtur Izetin apo si prokuror kundra Berishes. E zeme se Berisha e paska nxjerre ne prite Azemin , dhe se ata paskan ardhe per te ekzekutuar Berishen . Atehere perse ata vrane Azemin dhe nuk priten te vrisnin objektivin e kerkuar ? Perse Azemi shkoi i armatosur ne takim ? Keto nuk i ha nje femije i klases se pare jo me gjykata . Jeni koshient edhe juve qe nuk do dalin asnje gje nga kjo por do behet politike per zgjedhje dhe kaq.

  • Nga gjithe keto qe po lexoj ne keto dy-tre vjetet e fundit mbi grupimet e viteve ’90, mbi sjelljet e Azem Hajdarit aty-ketu-atje, po kuptoj se Azem hajdari ka qene nje problem per shtetin dhe shoqerine shqiptare. Ne skene ai duket nje demagog i rendomte, por ne prapaskene me duket nje brigand! Ndaj vrasja ndaj tij eshte realizuar -duket- po nga shteti. Nuk e kuptoj pse nuk e kane deponuar ne prokurori dhe gjykate e te merrte denimin e caktuar, dhe jo ne kete forme po ashtu brigande!?!

  • ka kaq kohe qe lexojme skenare te papara sesi Berisha organizonte kurthe qe as babai i Xhejms Bondit s’kish patur fantazi ti sajonte. Per mendimin tim, Berisha ka shume gjynahe ne kete bote, por u plak tani dhe gjykimin do ia jape pronari i pertej botes. Nqs Berisha do kishte sherr me ndonje person, merret me mend qe kishte keshilltare perreth, kishte Azemet per pune te pista. Prandaj, Haklajt erdhen tek Azemi dhe jo tek Sala. Me vjen keq per tragjedine qe ndodhi tek fisi i Haklajve, por keto gjakmarrjet jane te denueshme. Se ndryshe filli nuk keputet, nje krim pasohet nga tjetri dhe s’ka rrugedalje. Per vrasjen e te vellait Fatmir Haklaj duhej te gjente autorin, se ishte i inkuadruar ne polici, biles ishte ne zonen e tij operative, ku te gjitha informacionet kalonin tek ai. S’eshte Tropoja e madhe sa Nju Jorku, qe s’e gjente dot. Sepse ia kerkuan Azemit, do te thote qe disa informacione i kishin per te. Pastaj, pista e vrasjes se vellait te Haklajt ishte thjesht ai sherri me Salen? S’kishte ndonje motiv tjeter? Ceshtje trafiqesh, etj? Tjeter, si te çuditshme alibite e Izetit! Fillimisht ne diten e vrasjes, biles 1 dite para dhe gjysmen e dites pas, pra 2 dite e gjysem Izeti nuk shkon ne PD. Shkon ne bilardo, ne kafene, fle edhe gjume gjate dites, por ne PD nuk paraqitet, a thua se PD e ka seline qendrore ne Sarande dhe jo neper kembe 100 m nga çdo drejtim qe Izeti verdallisej. Xhanem ai edhe punonte aty. Pra, alibite sikur mbahen mbi rere. Pastaj, papritur Izeti behet figure qendrore, dy dite me vone, pas vrasjes, fiks ne 14 shtator Izeti drejton bandat e PD ne grushtin e shtetit. Per llogari te kujt e ben? Natyrisht per Berishen. Ne tere kete roman policesk me tropojane qe po loznin garipash me fatet e Shtetit, normalisht qe ndonje shakaxhi si Nano s’qe ne lartesine e kryetarit te qeverise, te vendoste rregull, por mbase pas perdeve edhe ai ferkonte duart kur tropojanet iu sulen njeri-tjetrit per burreri, per pazare, etj, duke i ngritur kurthe sho-shoqit. Ishim ne ’98, kuptohen rrethanat, Une s’e kuptoj se perse keta e duan Berishen ne gjyq? Per qyfyre, sepse ti thuash Berishes qe Haklaj pat ardhur per ta vrare, çfare pergjigje prisni? Te thote, epo per hajer qe u perplas me Azemin. Per mua ka pasur sherr per trafiqe armesh e ndofta edhe droge. Te gjitha mpleksen atje.

  • O iIdajet po ty pse te futen brenda ne kohe te idhullit tend kur ishe kryetar i Gjykates se Krujes??? Kur ben moral dhe ti hapu dhe te futem!
    Je dhe jurist ha ha ha po pse prove eshte qe ja ka bo me dore nga kati2???
    Ti ke ik per shele o kokrra ordinerit dhe kete e ben thjesht per fushate!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *