Iluminizmi i Voskopojës, pararendës i Rilindjes sonë Kombëtare në fillimet e shekullit të XIX-të

Ornela

Kur në shekullin e XIX-të në Ballkan nisi të përjetohet “Rilindja Kombëtare”, arrmënët (vllehët) nuk mundën të krijonin dot lëvizjen e tyre për “Rilindjen Kombëtare”, për faktin se u mungonte bashkësia e territorit, pra Atdheu dhe sidomos u mungonte ekzistenca e qyteteve ku mund të krijohej elita intelektuale, e cila do të përpunonte ideologjinë dhe strategjinë e kësaj Rilindjeje.

Voskopoja ishte njera nga këto qytete me shumicë vllahe që mund të plotësonte këto kushte, por ajo e vetme nuk mund t’a zgjidhte dot këtë nevojë imediate sasiore e cilësore të kësaj elite të nevojshme. Aq më tepër që kjo Voskopojë e vetme, në prag të kësaj Rilindjeje, u dogj e u shkatërrua bashkë me kulturën dhe elitën e saj intelektuale, që u shpërnda në arrati brenda e jashtë vendit në drejtime të ndryshme.

Në vitet e Rilindjes, Abdyl Frashëri propozoi krijimin e një shteti arumun (vllah) në territoret e Pindit, ku shtriheshin një numër i madh fshatrash e qytetesh me banorë kryesisht vlleh e shqiptarë, ku të mblidheshin arumunë të shpërndarë në Maqedoni dhe në Ballkanin Jugor.

Me këtë propozim, ai mendonte krijimin e një shteti të pavarur arumun midis Greqisë dhe Shqipërisë, për të ndaluar synimet grabitqare të Greqisë ndaj territoreve shqiptare, por grekët luajtën të gjitha gurët për t’a sabotuar këtë ide.

Kjo mungesë e bashkësisë së territorit, pra e atdheut të tyre dhe e mos ekzistencës së qyteteve ku do të zhvillohej elita intelektuale, bëri që veprimtaria iluministe si pararendëse e kësaj Rilindjeje, dha kontributin e saj në vendet përkatëse ku vllehët bashkëjetonin me popujt vendas.

Dhe konkretisht, disa nga intelektualët e shquar të Voskopojës si, Teodor Kavalioti, Sevast Leontiadhi, Grigor Voskopojari e tjerë, me idetë iluministe të tyre, kanë lozur një rol të rëndësishëm për Rilindjen tonë Kombëtare Shqiptare. Natyrisht, ajo Rilindje erdhi nga frymëzimi dhe ndriçimi i mendjes dhe i shpirtit të elitës intelektuale edhe në qytetet e rëndësishme të Shqipërisë për një liri e pavarësi mbarë kombëtare. Iluminizmi voskopojarë u bë i dëgjuar brenda e jashtë vendit, duke i dhënë famë jo vetën atij qyteti, por dhe Ballkanit e më gjerë në shekujt XVIII-të e fillimet e shekullit të XIX-të. Ky iluminizëm nxiti dhe revoltat popullore ballkanike kundër pushtimit turk në Ballkan.

Historiani ynë i mirënjohur, Profesor Aleks Buda në studimin, “Voskopoja, djep i Rilindjes Kombëtare, Shkrime Historike”, botim i vitit 1986, faqe 368 shkruan: “Unë nuk nguroj t’a quaj këtë epokë dhe këtë lëvizje që na jep Voskopoja në fund të shekullit të XVIII-të, Iluminizëm i hershëm dhe një stad që nuk do të thotë ende rilindje kombëtare, qoftë dhe vetëm në fillimet e saj, por që e përgatitë atë me siguri”.

Akademia e Re e Voskopojës, Biblioteka dhe Shtypshkronja e vetme e Perandorisë së asaj kohe që kishte ky qytet, ka qenë një trekëndësh kulturorë unikal në Ballkanin e mesit të shekullit të XVIII-të. Për aq kohë sa Voskopoja lulëzoi, një numër shumë i madh të rinjësh shqiptarë e vlleh, u shkolluan dhe formuan një idenditet europian të mbrujtur me idetë iluministe. Kjo siguronte me lehtësi hyrjen në universitetet e kryeqyteteve europiane, kryesisht në studimet për mësuesi, doktorë, ekonomistë, filizofë e juristë. (Edvin Jacques në librin, “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia në ditët e sotme”, faqe 315).

Arti dhe kultura gjithashtu patën një zhvillim të jashtëzakonshëm, duke e kthyer Shqipërinë në një shëmbull që hidhte dritë mbi gjithë Ballkanin Otoman. Piktori me famë David Selenicasi, ka qenë artisti më influent i Rilindjes në gjithë artin ballkanik dhe ndikimi i tij u ndje në gjithë artin ortodoks të Ballkanit, sepse ai dha shënjat e para të kapërcimit të klisheve të pikturave murale dhe ikonave, që trashigonte Mali i Shenjt i Greqisë nga konservatorizmi i periudhës Bizantine. Dhe këtë art të rilindur kishtarë, e pasuan dhe artistët e shquar të shekullit të XIX-të, vëllezërit Zografi, Kostandin Shpataraku, nxënësit e tyre vëllezërit grabovarë Çetiri e të tjerë.

Po t’i referohemi dhe studiuesit të mirënjohur Bernard Lewis në librin, “Islami dhe Perëndimi”, faqe 49, ai shkruan: “Shtypshkronja e Voskopojës ishte e vetmja në të gjithë Perandorinë Otomane, sepse shtypshkronja tjetër e Stambollit që u ngritë nga Said Mehmet Efendiu në vitin 1727, pra shtatë vjet pas asaj të Voskopojës, u mbyll që në vitin 1740, në një kohë që ajo e Voskopojës mbijetoi deri në shkatërrimin përfundimtar të atij qytetrimi nga fundi i shekullit të XVIII-të”.

Por ai shkëlqim mbi një shekullor i qytetrimit të Voskopojës, u venit deri në shuarje nga sulmet vandale të grupeve rebele të zonave rurale shqiptare gjatë kohës kur Pashai i Janinës, Ali Pashë Tepelena, shpalli pavarësinë nga Perandoria Turke. Tre ekspedita rebelimi njera pas tjetrës në intervale të largëta kohe, e dogjën, e grabitën dhe e shkatërruan përfundimisht jo vetëm qytetin, por dhe qytetrimin dhe kulturën iluministe të saj. E para ishte në shtator 1769, kur bandat e Dangëllisë e Kolonjës që sulmonin karvanet me mallra në rrugtimet e gjata malore, një ditë u sulën dhe mbi qytetin e Voskopojës, duke e djegur e grabitur atë. Ekspedita e dytë ndodhi në qershorin e vitit 1789, kur ushtria e Ali Pashë Tepelenës, në luftimet kundër rivalit të tij, Ibrahim Pashës së Beratit, kërkonte të zgjeronte sundimin edhe në Toskëri, duke përfshirë dhe Voskopojën. Ky konflikt i armatosur i dha një goditje edhe më të rëndë asaj ç’ka kish mbetur në gërmadhat e Voskopojës.

Por lakmia edhe pas shumë e shumë vitesh të tjera nuk u shter ndaj atij qytetrimi që tashmë ishte shuar. Ishin sërish bandat e Sali Butkës në tetor 1916, që kërkonin ende atë ç’kish mbetur nën hirin e gërmadhave, duke menduar se pasuria e Voskopojës nuk kish të sosur. Këto katastrofa njera pas tjetrës, e kthyen atë qytetrim në injorancë e prapambetje dhe Voskopoja u kthye sërish në një fshat, që mundi të mbijetonte mbi gërmadhat e atij qytetrimi të hershëm të mesjetës së vonë.

Në këto situata tragjike, kur vet kombi ha vetveten, Voskopojës nuk i ngelën më as gurët e sokakeve dhe mureve të godinave, të shkollave e të kishave kaq të stolisura ndër vite. Kaq mjaftonte, që qyteti të braktisej nga banorët, të cilët u larguan masivishtë brenda e jashtë vendit, për të mos u kthyer më kurr! Nga Voskopoja i ka rrënjët dhe i ati i shenjtores, Anjeza Gonxhe Bojaxhiu, “Nënë Terezës Hyjnore”. Vllahu Nikolla Bojaxhiu, pas largimit nga Voskopoja në atë periudhë, u vendos me shumë vlleh të tjerë në Shkup, në lagjen tashmë me emrin, “Lagja e vllehve të Shkupit”. Edhe vithkuqari Naum Veqilharxhi, hartuesi i parë i abetares në gjuhën shqipe në vitin 1844, u bë ideologu i parë i ideve iluministe politike e kulturore kombëtare. Ai si një iluminist revolucionar, luftoi për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipen dhe ngritjes së kulturës për t’a vënë Shqipërinë në radhën e vendeve të qytetruara.

Pas katastrofës së Voskopojës dhe qytezave vllahe rreth saj, shumë vlleh kanë emigruar në Maqedonin e Veriut, në Bullgari, në Greqi, Rumani, Serbi e tjera, pa u kthyer në trojet amëtare, por që kanë ruajtur deridiku gjuhën dhe traditat e tyre zakonore. Vllehët kanë kontribuar dhe në kuadër të Rilindjes Ballkanike, veçanërisht në Revolucionin për krijimin e shtetit grek në 1820, ku u shqua udhëheqësi i famshëm i atij revolucioni, komandanti legjendar Theodhor Kollokotroni nga Morea e Pelloponezit, me origjinë të largët, vllah nga Vithkuqi i Shqipërisë. Edhe heroi i parë i këtij revolucioni, ishte po vllah, Jorgo Olimpi.

Vllehët kanë qenë kontribues aktiv fizik e shpirtëror në Rilindjen Kombëtare Shqiptare. Ata gjendeshin kudo ku kërkohej guxim dhe kurajo qytetare në rrugën e iluminizmit e të luftës për liri e pavarësi të popullit shqiptar e vllah. Ata kanë qenë aktivistë dhe në aktin e shpalljes së Pavarësisë Kombëtare në 28 nëntor 1912 së bashku me shumë patriotë shqiptarë nën drejtimin e Ismail Qemalit në Vlorë. Po ashtu dhe gjatë luftës Nac.Çl., kontributi i tyre ka qenë masivë me armë në dorë në radhët e ushtrisë partizane, por dhe si baza të luftës, duke vënë dhe pasurinë e tyre në shërbim të saj dhe të çlirimit të vendit.

Voskopoja, djep i kapitalizmit të munguar.

Zhvillimi i profesioneve të zejeve të kohës në Voskopojë, u bë një nxitës real konkurence në gjithë Ballkanin, duke dhënë shënjat e para të një kulture paraindustriale, që do të sillte padyshim një zhvillim parakapitalist të domosdoshëm për zhvillimin edhe të rajonit. Mallrat që prodhoheshin në Voskopojë, kanë qenë të famshme dhe ndonjëherë për t’u dalluar, mbanin të gdhëndur dhe shqiponjën dykrenare, simbol i flamurit kombëtar shqiptar. Referimi vjen nga historiani Dumont, në veprën e tij për Ballkanin, cituar nga studiuesi Ligor Mile. Kurse sipas Prof. Aurel Plasarit në librin “Fenomeni Voskopojë”, faqe 41, theksohet se: “Voskopoja kishte 14 korparata dhe mund të themi se historia e atij qyteti, është historia e korparatave të saj. Këto përfaqësonin kategoritë e mëdha industriale dhe tregtare. Në to bënin pjesë shoqëritë e arpunuesve, argjendarëve, bakërtarëve, armëtarëve, këpucarëve, shajak-punuesve, ndërtuesve, bojaxhinjve e tjerë”.

Këto shoqata industriale të zejtarëve të mbiquajtura, “Rufete”, që sipas studiuesit Ilo Mitko Qafzezi, kanë qenë bërthamat e para të industrisë kapitaliste që ishin korparata të vogla tregtarësh, apo zanatçinjësh që lindën në Voskopojë. Ato jo vetëm i dhanë zhvillim prodhimeve industriale artizane me fabrika e punishte të thjeshta të tekstileve, punimit të metaleve, furrave të thjeshta të shkrirjes së metaleve me ngjyra, siç ishte bakrri, bronzi e kryesisht argjendi e floriri, ku në këtë industri mbizotëronte kryesisht puna me dorë e mjeshtrave të kohës. Veshjet e kostumeve popullore, industria e shajakut që nga përpunimi i leshit në derstile, në punimin e fijeve dhe sidomos tezgjahët e famshëm, përbënin një zhvillim e përparim të kohës.

Po ashtu dhe ikonat e objektet e tjera metalike me ngjyra për kishat e manastiret, apo punimet e drurit të lyera me ar e argjend për ikonastaset dhe ikonat e kishave, ishin një industri e veçant, që mund t’i bënte vetëm dora e mjeshtrave të asaj kohe dhe që sot shfaqin vështirësi për restaurimin e tyre. Kështu, ajo lloj industrie shtrihej dhe në punimin e metaleve për prodhim armësh, punimi i gurit dhe i mermerit, ku janë ndërtuar objekte skulpture e statuja të personaliteteve të shquara, që përbënin një art e kulturë të veçant. Jo më pak dhe ndërtimet e objekteve të kultit, urat me harqe pa llaç e beton që i kanë rezistuar kohës deri sot, çezmat e rrugët e kalldrëmta, janë një dëshmi e pa kundërshtueshme, që tregon se në ato kohë u shfaqën hapat e para të zhvillimit të industrisë në kushtet e një kapitalizmi fillestar.

Këto shoqëri (Rufete) tregtare e industriale, që me ekzistencën e tyre morën format e para të korparatave industriale, kishin dhe statutin e tyre të organizimit e të drejtimit, nëpërmjet të cilit organizohej jo vetëm shoqëria e korparatës, por edhe prodhimi, asortimentet, cilësia e tyre, si dhe tregjet e shitjes. Kjo korparatë drejtohej nga një këshill, që përbëhej nga mjeshtrat më të moshuar, që drejtonin nëpërmjet një rregulloreje të brendëshme, që kishte rolin e statutit. Po ashtu, këshilli grumbullonte dhe fondet e caktuara për infraskturën e brendëshme, por dhe për ndihma e bamirësi, veçanërisht ndaj kishave e manastireve, si dhe për investime publike urbane të nevojshme si, ura, çezma, ujsjellsa e tjera.

Elementi më i çuditshëm i Voskopojës, ishte standarti demokratik i administrimit. Ajo drejtohej nga borgjezia tregtare dhe zejtare, të pavarur nga Porta e Lartë. Këtë e trajtojnë shumë studiues të huaj, midis tyre dhe Robert Mantrani në librin, “Historia e Perandorisë Osmane”.

Voskopoja ishte qytet autonom brenda Perandorisë Otomane, e përbërë nga shqiptarët, vllehët dhe në pakicë grekë. Ndërsa studiuesi Prof. Aurel Plasari në librin “Fenomeni Voskopojë”, faqe 31, e përcakton Voskopojën si: “Një qytet jashtë pushtetit të Portës, i cili në fakt ishte një qytet “tentakular”, në kuptimin e plotë të fjalës”. Ai i referohet dhe studiuesit, V. Papacostea, i cili theksonte se: “Ajo ka tërhequr rreth vetes gjithë sa i vlente, tregtarë, afaristë, intelektualë të kohës, rini të fshatrave e tjerë”. Ky është fakti më kuptimplotë, që, “Voskopoja ishte shqiptare, sepse duke qenë qytet “tentakular”, që thithte mes trojeve shqiptare një popullsi me dhjetra mijë banorësh, kuptohet që elementi shqiptar nuk mund të ishte kurr minorancë”.

Sigurisht, Voskopoja u shqua midis trevave dhe qyteteve shqiptare më të lashta, për faktin se ajo lindi si një fenomen nga hiçi, nga një vendbanim barinjësh me kasolle bagëtish e shtëpi të thjeshta fshati malor, në një qytetrim të zhvilluar të një qyteti me planimetri lagjesh e rrugësh të kalldrëmta, me ndërtesa të gurta një e dy kate, me dyqane e ambjente sociale, me objekte kulti si kisha e manastire të një stili të ri post-bizantin, me skoli për edukimin e brezave të rinj me dije e kulturë shqiptare e europiane, si dhe me “Akademi të Re” të Voskopojës, si një fenomen i veçant për kohën, ku studiuan breza të tërë dhe dhanë mësim dijetarë e profesorë të kohës si: Sevast Leontiadhi, Teodor Kavalioti, Grigor Voskopojari e të tjerë.

Por duhet theksuar, se kultura dhe qytetrimi që lindi në Voskopojë, nuk duhet parë i shkëputur nga tërësia e kulturës dhe e qytetrimit shqiptar, veçanërisht në disa nga qytetet e lashta siç ishin, Durrësi, Berati, Ohri e Manastiri, Shkodra e Prizreni, Janina, Gjirokastra, Elbasani e tjera, të cilat ishin vatra ku lindën përpjekjet e para për shkrimin shqip të alfabetit të gjuhës sonë dhe ku nisën të lindnin shkëndijat e para të një klase të re shoqërore, në dukje borgjeze e zanateve dhe e tregtisë. Pra, siç e thekson historiani Stilian Adhami në librin, “Voskopoja dhe Monumentet e saj”, ku e përkufizon: “Voskopoja nuk ka qenë “Oaz në shkretëtirë”.

Po ashtu, qytetrimi i Voskopojës është pasuar dhe nga simotrat rreth e qark, siç ishin Vithkuqi, apo Grabova, që gjithashtu ka një histori të lashtë që në shekujt X-të e të XI-të dhe që mori zhvillim krahas me qytetrimin e Voskopojës në shekujt XVII-të e XVIII-të. Këto shekuj sollën një erë të re në zhvillimin e qytetrimin e shumë qyteteve të Shqipërisë, ku lindën e u zhvilluan jo vetëm shoqëritë tregtare e zejtare, por nisi të rilind dhe një klasë e re intelektualësh të arsimuar në shkollat e Europës së qytetruar, që sollën koncepte të reja për zhvillimin ekonomik, si dhe për dijet e kulturën në trojet shqiptare.

Në këto kushte e rrethana të këtij qytetrimi të porsa rilindur, sigurisht  Voskopoja u lind në këtë shtrat e bazament, ku ndikuan dhe faktorët ekonomik e social, siç ishin tregtia dhe zejtaria, që lozën një rrol kryesor në zhvillimin ekonomik dhe mirëqënien social-shoqërore të këtij qyteti. Ky zhvillim ekonomik e kulturor, e bënë Voskopojën dhe vendbanimet vllahe rreth saj, si një ishull, ku puna, vullneti dhe mençuria e këtij komuniteti, lulëzuan në mënyrë të dukshme, krahasuar me prapambetjen e obskurantizmin feudal të disa zonave të thella rurale, që kish mbjell kudo sundimi shekullor i Perandorisë Otomane.

Shkëlqimi i qytetrimit të Voskopojës, bëri që Perandoria e Stambollit t’i jepte asaj një farë autonomie nën ndikimin grek të Patriarkanës së Kostandinopojës, si dhe të ndikimit të kishës dhe të shkollave greke pranë kishave dhe manastireve, pasi shkolla shqipe nuk ekzistonin për mungesë të alfabetit të gjuhës shqipe. Studiuesi Aurel Plasari në librin e tij “Fenomeni Voskopojë”, faqa 9, për këtë çështje ndër të tjera shkruan:

“Në rrethanat politike të gadishullit nën Perandorinë Osmane, Voskopoja ia doli nën këtë Perandori të gëzojë privilegje të rëndësishme dhe një autonomi pothuajse të plotë. Arriti të ketë gjykatën e vet dhe trupin e vet gjyqësor, një polici të brendëshme, xhandermari të karvaneve dhe të rrugëve, organizime korporative, liri fetare, deri dhe sigurime shoqërore. Mbas vitit 1700, ajo u shfaq si qendër e madhe tregtare por dhe industriale, me një industri metalurgjike, kryesisht armësh e argjendarie. Eshtë fjala pra, për një qytet që arriti të bëhet mes viteve 1720-1770, metropol i vërtetë i gadishullit të Ballkanit”.

Këtë zhvillim, Voskopoja ia dedikon në radhë të parë mendimit iluminist intelektual të njerëzve të shquar me dije dhe shkencë të përparuar, të mbështetur dhe nga tregtarët e zejtarët e saj të talentuar, që punonin jo vetëm brenda vendit, por dhe në tregun ndërkontinental të Europës, Azisë dhe Afrikës. Para botës perëndimore, me të cilët tregtarët voskopojarë kishin mardhënie tregtie, shfaqeshin si tregtarë grekë, pasi greqishtja ishte gjuhë kishtare, gjuhë e shkollës, por dhe gjuhë e marrdhënive tregtare.

Pas bastisjes së Voskopojës ndërmjet viteve 1769-1789, shumë familje voskopojare, krahas territoreve të tjera të Shqipërisë, zbritën dhe në Korçë, të cilat i dhanë qytetit diçka dhe nga lavdia e Voskopojës. Në vitin 1783, Korça dhe gjithë sanxhaku i saj, u bënë pjesë e Pashallëkut të Ali Pashë Tepelenës, që e shtriu sundimin e tij edhe në Shqipërinë e Jugut dhe në atë Jug-Lindore. Në shekullin e XIX-të dhe fillimet e shekullit të XX-të, Korça u bë qendër e rëndësishme e Rilindjes sonë Kombëtare, ku në vitin 1887 u hap shkolla e parë fillore në gjuhën shqipe nga organizata patriotike, “Drita” dhe në vitin 1891, po në Korçë, u hap shkolla e parë për vajza nga familja, Qirjazi.

 

Jovan Bizhyti

 

Share This Article
11 Comments
  • Nuk e mbarova së lexuari shkrimin. E ndërpreva deri sa na e nxorët edhe Nënë Terezën arumune, kur dihet që ajo ishte katolike dhe jo ortodokse!!! Lërini këto budallëllëqe, që kanë për qëllim të shpërbëjë kombin shqiptar. Voskopoja pati një lulëzim, por aty nuk jetonin vetëm vllehë, sepse duhet të jesh naiv të besosh që këta vllehë e paskan ndertuar të shkëputur nga shqiptarët që e rrethinin. Vllehet, si gjysëm nomadë që ishin dhe merreshin me blektori, ishin të shkrirë në etnitë e tjera në Ballkan dhe nuk kishin nje qytet të tyre ku të ishin vetëm vllehë. Shkatërimet e Voskopojës nuk duhen paraqitur si injorantët shqiptarë shkatëruan civilizinin vlleh! Për kohën kur flasim, bandat vepronin në të gjithë territorin dhe jo vetëm në Voskopojë. Pra, shkurt shkrimi ka shumë mangësi, ku shihet qartë ndarja arumun-shqiptar, në një kohë që territori ishte shqiptar, ku të lejon që të bësh investime të patundëshme.

    • O Nik tru tharre. Nuk flitet me pasione raciste dhe idiotesi te trasheguar. Flitet me fakte. Nene Tereza ishte vllahe dhe ortodokse. Pasi shkoi ne Irlande , ne nje qender katolike, ajo u konverua ne katolike dhe pasi u pergatit per jeten e si murgeshe , u dergua nga kisha katolike me misione te posacme , deri sa arrit te shquhet per zellin, sakrificat dhe zotesine e saj. Voskopoja ishte vllahe dhe gjithe vlerat e mbetura intelektuale te saj, pas shkaterrimeve te feudaleve qe donin te rrembenin e bastisnin, si Ali Pashe Tepelena, kontribuan ne rritjen dhe zhvillimin e qytetit te Korces, i cili deri atehere ishte nje fshat. Nuk e di se nga u vjen shume shqiptareve ndjenja e krenarise boshe dhe perbuzjes se te tjereve, po besoj se vjen nga inferioriteti, injoranca dhe budallalleku se bashku. Prandaj asgje s’leviz ne kete kenete. Para se te shkruani gjepura, lexoni, kerkoni, pyesni dhe mbushni trurin bosh.

      • Unë nuk po të them ty “tru tharë” sepse nuk të njoh dhe je anonim. Pasionet raciste janë tek ju që e paraqisni Voskopojën vllehe dhe nuk pranoni që ka patur shqiptarë. Madje tani shumë nga ju paraqiten edhe grekë për të marrë 300 eurot nga Greqia. Nënë Tereza u lind në Shkup dhe pjesën e familje e ka patur si katolikë në Shkodër. Vajtja në Irlandë nuk është fakt që vërteton se ishte nga Voskopoja!!! Lërini këto budallëllëqe duke ndryshuar historinë sipas qefit dhe duke u bazuar ne thashetheme. Historia bazohet në dokumenta dhe fakte dhe jo në pasione të njërit apo tjetrit. Vllehët i gjen në të gjithë shtetet e Ballkanit, arsyeja është se merreshin me blegtori dhe lëviznin nga njëri territor në tjetrin, pra ishin gjysëm nomadë. Nuk ka të dhëna që një qytet të ketë qenë vetëm vlleh. Pra edhe për Voskopojën nuk mund të thuash që ka qenë vetëm vllehe, kur ishte rrethuar me shqiptare dhe kishat i kishte ortodokse si te shqiptarëve të tjerë. Ke ndonjë dokument që e paraqet ndryshe nga sa shkruaj unë? Po pate, nxire, por jo me opinione dhe pasione, që fshehin qëllime të tjera, sikurse veprojnë sllavët apo grekët, për t’i paraqitur shqiptarët sa më të copëtuar, sepse kanë gllabëruar më shumë se gjysmën e territoreve shqiptare.

      • Babai i Gonxhes (nene Terezes) Kole Bojaxhiu, kishte lindur ne Prizren por me prejardhje ishte nga Mirdita. Nena e Gonxhes, Dranja ishte nga Novo Sella e Gjakoves. Nena Tereze ishte nje shqiptare e paster.Ajo ishte katolike. Dokumentet tregojne se ajo nje dite pas lindjes (27 gusht 1910) u pagezua ne kishen katolike te Shkupit.

  • Nje shkrim qe pershkohet fund e krye nga DILETANTIZMI.
    Nuk shoh autor,por cilido qe te jete ka njohuri te ceketa per Voskopojen dhe personalitetet e shekullit te Voskopojes.Piktoret ikonografe Konstandin Shpataraku,Vellezerit Zografi nuk jane te shek XIX,por jane te shek.XVIII dhe gati moshatare me David Selenicen,,,Edhe vellezerit Cetiri nga Grabova,e nisen veprimtarine ne 1750 e deri ne mesin e shek XIX per disa gjenerata.
    Prishja e pare e Voskopojes(1769) duhet pare ngushte e lidhur me Patrikanen e Ohrit..Keto dy qendra te medha te krishterimit dhe kultures Ballkanike jetuan dhe bashkepunuan si binjake Siameze.Edhe Patriku i fundit i Ohrit ishte nga Voskopoja.Me qarte e me sakte e spjegon Alex Buda ne kapitullin per Voskopojen ne Historine e Shqiperise.
    Pas Disfates ne luften ruso-turke te vitit 1767,Patriku grek i Stambollit,i fryn ne vesh sulltanit,se Patrikana e Ohrit kishte mbajtur anen e ruseve ne luften Ruso-Turke.Kaq u desh qe sulltani ta suprimoje kete qender kishtare te Vlleheve,Bullgareve,Shqiptareve.Pas Patrikanes se Ohrit i erdhi radhe qytetit qe e furnizonte ,Voskopoja.Turqit dhe greket nxiten derebejte e jugut per ta shkaterruar,me sebepin qe nuk kishin marre pagat e prapambetura,.
    Autori vendos ne nje radhe me bandat e plackitesve te Voskopojes edhe patriotin luftetar Sali Butka.E ka nga mosnjohja,apo e ka nga dashakeqesia,kete nuk e shkoq dot.Ne Voskopoje ne 1916 kishin ngrehur qendren ANDARTET GREKE,qe masakronin dhe tmerronin popullste shqiptare..Sulmi i Sali Butkes kunder pushtuesve te trojeve shqiptare nuk ishte sulm kunder Voskopojes,por kunder agresoreve gjakatare greke,qe kryen masakra te tmerrshme,stuprime dhe perdhunime mbi banoret e Kolonjes,Permetit,Korces e Gjirokastres.Prandaj mos ngaterro banmdat e Venizellosit me patriotin Sali Butka.
    Shume nga emrat e shquar te Rilindjes dhe kultures shqiptare qe permend autori nuk jane vllehe,aq me pak nga Voskopoja.
    I ati i Gonxhe Bojaxhi eshte nga shqiptaret katolike te Prizrenit,vendosur ne Shkup..Nuk e di kujt burimi i referohet autori qe e ben Vllahe.
    Kollokotroni,eshte arvanitas i Mores,Mbiemri oi tij eshte Bitheguri,qe greket e perkthyen pas vdekjes se heroit ne Kollokotroni.Studiues te thelluar te jetes se tij e nxjerrin me origjine nga Laberia,me mbiemrin Duka.
    Naun Bredhi nga Vithkuqi,,Nofka Veqilharxh (ekonomati),ju dha te atit nga Ali Pasha,pasi ishte furnitor i Pashait te Janines.Vithkuqi ka pasur lagje te banuar me shqiptare dhe lagje me vllahe.PSH.Rilindasi Koste Cekrezi,eshte shqiptar nga Vithkuqi.
    Kam pershtypjen se autor i ketij shkrimi eshte Raimond Vlonjati..Ai e ka si huq qe perdor edhe shume referenca,autore te huaj perendimore sidomos,.Mirepo corba qe gatuan eshte toirollos me kos,gjithe pasaktesira,me gafa historike,qe nuk i bejne pune as autoret e shumte qe permend..

  • Kush eshte autori i ketij shkrimi?VLLEHET NGA NOMADE,BARINJ,U BENE PROFESORA UNIVERZITARE …KUR DIHET SE GJUHA SHQIPE NE TE GHITHA KETO TEREITORE ISHTE GJUHE E PARE QE FLISTE GJITHE POPULLSIA.SHQIPTARET E SOTEM JO QE NUK MBROJNE ATE QE KAN PASE POR, AU DOREZOJNE SOLEMNISHT TE TJEREVE ,PER TU DUKUR MODERNE OSE E BEJNE PER PAKE PARA.NENE TEREZA VETE E KA THENE SE ESHTE SHQIPTARE NGA SHKUPI,ESHTE EDHE VIDEO..DHE JA TASH EDHE VLLEHET PAS MAKEDONVE E DUAN NENE TEREZE TE TYRE.SKENDERBEU ORTODOKS,SLLAVE,NENE TEREZA ORTODOKSE,NAUM VEGJILHARGJI…

  • Po ku e gjete mor Did,qe u konvertua ne Irlande?
    Jeta e Familjes Bojaxhiu eshte e studiuar,e shkruar,e njohur,,Ku e gjete mor Did,qe kane qene vllahe orthodokse dhe jo Shqiptare katolike,?

  • Nje shkrim qe pershkohet fund e krye nga DILETANTIZMI.
    Nuk shoh autor,por cilido qe te jete ka njohuri te ceketa per Voskopojen dhe personalitetet e shekullit te Voskopojes.Piktoret ikonografe Konstandin Shpataraku,Vellezerit Zografi nuk jane te shek XIX,por jane te shek.XVIII dhe gati moshatare me David Selenicen,,,Edhe vellezerit Cetiri nga Grabova,e nisen veprimtarine ne 1750 e deri ne mesin e shek XIX per disa gjenerata.
    Prishja e pare e Voskopojes(1769) duhet pare ngushte e lidhur me Patrikanen e Ohrit..Keto dy qendra te medha te krishterimit dhe kultures Ballkanike jetuan dhe bashkepunuan si binjake Siameze.Edhe Patriku i fundit i Ohrit ishte nga Voskopoja.Me qarte e me sakte e spjegon Alex Buda ne kapitullin per Voskopojen ne Historine e Shqiperise.
    Pas Disfates ne luften ruso-turke te vitit 1767,Patriku grek i Stambollit,i fryn ne vesh sulltanit,se Patrikana e Ohrit kishte mbajtur anen e ruseve ne luften Ruso-Turke.Kaq u desh qe sulltani ta suprimoje kete qender kishtare te Vlleheve,Bullgareve,Shqiptareve.Pas Patrikanes se Ohrit i erdhi radhe qytetit qe e furnizonte ,Voskopoja.Turqit dhe greket nxiten derebejte e jugut per ta shkaterruar,me sebepin qe nuk kishin marre pagat e prapambetura,.
    Autori vendos ne nje radhe me bandat e plackitesve te Voskopojes edhe patriotin luftetar Sali Butka.E ka nga mosnjohja,apo e ka nga dashakeqesia,kete nuk e shkoq dot.Ne Voskopoje ne 1916 kishin ngrehur qendren ANDARTET GREKE,qe masakronin dhe tmerronin popullste shqiptare..Sulmi i Sali Butkes kunder pushtuesve te trojeve shqiptare nuk ishte sulm kunder Voskopojes,por kunder agresoreve gjakatare greke,qe kryen masakra te tmerrshme,stuprime dhe perdhunime mbi banoret e Kolonjes,Permetit,Korces e Gjirokastres.Prandaj mos ngaterro banmdat e Venizellosit me patriotin Sali Butka.
    Shume nga emrat e shquar te Rilindjes dhe kultures shqiptare qe permend autori nuk jane vllehe,aq me pak nga Voskopoja.
    I ati i Gonxhe Bojaxhi eshte nga shqiptaret katolike te Prizrenit,vendosur ne Shkup..Nuk e di kujt burimi i referohet autori qe e ben Vllahe.
    Kollokotroni,eshte arvanitas i Mores,Mbiemri oi tij eshte Bitheguri,qe greket e perkthyen pas vdekjes se heroit ne Kollokotroni.Studiues te thelluar te jetes se tij e nxjerrin me origjine nga Laberia,me mbiemrin Duka.
    Naun Bredhi nga Vithkuqi,,Nofka Veqilharxh (ekonomati),ju dha te atit nga Ali Pasha,pasi ishte furnitor i Pashait te Janines.Vithkuqi ka pasur lagje te banuar me shqiptare dhe lagje me vllahe.PSH.Rilindasi Koste Cekrezi,eshte shqiptar nga Vithkuqi.
    Kam pershtypjen se autor i ketij shkrimi eshte Raimond Vlonjati..Ai e ka si huq qe perdor edhe shume referenca,autore te huaj perendimore sidomos,.Mirepo corba qe gatuan eshte toirollos me kos,gjithe pasaktesira,me gafa historike,qe nuk i bejne pune as autoret e shumte qe permend…

  • NUK KAM DYSHIM ,AUTORI I KETI SHKRIMI ESHTE NJE ORTHODOKS.ESHTE NJE REALITET I HIDHUR TE GJITHE ORTODOKSET SHQIPTARE NE GREQI,MAQEDONI,MAL TE ZI NE KOSOVE, SERBI U BENE GREKE E SLLAVE NE VARESI NGA SHTETI KU JETOJNE DHE U BENE ME ANTISHQIPTARE SE VETE KETO POPUJ. TASH DUHEN EDHE ATO QE KANE MBETE NE SHQIPERI TI KONVERTOJNE ME PARE SI VLLEHE,MAQEDON…DHE PASTAJ TE QUHEN GREKE.PSE ESHTE ORTODOKSIA AQ ANTISHQIPTARE SA NUK DURON TE FLITET SHQIP TE SHKRUHET SHQIPE TE EKZISTOJ SHQIP….SHTETI SHQIPTARE E SHEFE GJITHE KETE ZHVILLIME ME SIMPATI TE PAPARE…NE MBI 80% TE FUNKSIONEREVE SHTETEORE ME TE DREJTE VENDOSJE TE RILINDJES JANE ORTODOKS.KUSH PO RILIND NE SHQIPERI?

    • Sa idiot që qênke. Dhe sa vrer dhe tradhti paske grumbulluar në veten tënde. Armiqtë më të mëdhenj të Greqisë kanë qënê ortodoksit shqiptarë Qê Greqia i dogji në gropat e gëlqeres! Të vetmit që nuk janë shqiptarë të vêrtetê janë mjekërrcjapët me pantallona treçerekshe. Janê ata qê venê fenê para kombit. Që na bllokojnë bulevardin çdo vit dhe që iu vret sytë Gjergj Kastrioti. Shqiptarët ortodoksë, katolikë, synitë dhe bektashinj janë vëllezêr me njëri tjetrin se feja e shqiptarit të vërtetë eshte Shqiptaria. Prandaj mos hidh helm o gjarpër. Shqipëria e shqiptarëve pa dallim feje, krahine dhe ideje.

  • Sot ne mengjes po shoh se redaksia pASka shkruar emrin e autorit.Te me fale Raimond Vlonjati se e paskam akuzuar kot si autor te shkrimit.
    Zotit Jovan Bizhyti nga Lushnja mos gaboj,dy hapa larg Ardenices..Po mire,mor fusharak,,A nuk e di ti se Konstandin Shpataraku(nuk eshte vllah) ne 1736 ka zbukuruar muret e kishes se Ardenices me afreske dhe ikona,me te famshmin Shen Jovan Vladimirin dhe Karl Topine?Po aty e ke ne Kolonje te Lushnjes,matane rruges>Pyet Pali Zaken,se ta tregon ay manastirin.
    Vajta ngaterrova kot Raimond Vlonjatin,po ai nuk ben kesoj gafash foshnjore qe ta quaje Konstandin Shpatarakun piktor te shek XIX.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *