Problemet me regjistrat e votuesve, ambasadorja Kim i kërkon transparencë ministrit Lleshaj

Edlira Shehu

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim takohet me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Takimi mbërrin pas akuzave të Partisë Demokratike për manipulime të listave të zgjedhësve.

Kryediplomatja amerikane sqaroi se pikërisht listat e zgjedhësve ishte edhe kryetema e diskutimit mes saj dhe Lleshajt.

“Pata një bisedë shumë të mirë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, mbi bashkëpunimin e fortë mes SHBA dhe Shqipërisë për sigurinë dhe shtetin ligjor. Diskutuam edhe për përgatitjet e zgjedhjeve, përfshirë këtu implementimin e identifikimit biometrik, ashtu siç është rënë dakord më 6 qershor. Më sqaroi edhe disa pyetje mbi regjistrimin e votuesve”, shkroi Kim.

Ambasadorja shfaqet e bindur nga argumentet e marra prej Lleshajt në lidhje me listën e zgjedhësve, ndërsa pret që ai të sqarojë edhe publikun përmes deklaratave televizive dhe përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Brendshme.

 

e.sh/Dita

Share This Article
1 Comment
  • Sander Lleshaj eshte garancia me e madhe e fitore se lufte se psikologjise demokratike kunder psikologjise diktatoriale ne gjirin e politkaneve shqiptare. Pershendetje nga Amerika Zonje e Shquar, Yuri Kim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *