Tirana eliminohet nga Europa League, kampionët e Zvicrës shuajnë ëndrrën e bardhebluve

Edlira Shehu

Tirana e ka mbyllur këtë kompeticion të Europa League në fazën e “play off”, pasi është mundur në Zvicër 3-0 nga Young Boys.

Një ndeshje me pak histori ishte ajo e zhvilluar në Bern, atje ku kampionët e Zvicrës dominuan totalisht bardheblutë e Egbo, duke siguruar fazën e grupeve.

Tirana u mbrojt mirë deri në fundi e pjesës së parë, atëherë kur Young Boys shënoi në minutën e 42-të.

Me nisjen e pjesës së dytë, vendasit shënuan edhe dy herë të tjera, duke e mbyllur kështu ëndrrën e bardhebluve për të siguruar një vend në fazën e grupeve të Europa League.

 

e.sh/Dita

Share This Article
2 Comments
  • Ore po ne ishim ne kampionat Evropian,qe mezi na shenoi Franca ne fund te ndeshjes?
    Jemi katandisur si skuader lagje.

  • O demo ata jane nga me te miret ne Zvicer,dhe e dyta luajne futboll nuk merren me politike si keta brekgrisurit tane, ti shikoji si silleshin rrugeve me keq se gabel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *