Klement Balili i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit” është shtruar në spitalin e Elbasanit pas probleme shëndetësore.
Sipas Abc News Balili është dërguar në spital pas problemeve shëndetësore, neurologjike.
“Klement Balili ka bërë disa ekzaminime dhe skaner te neurologu. E ka komplekse” i tha burimi gazetarit të Abc News. Por pas vizitës, ai nuk është mbajtur në spitalin e Elbasanit, por është dërguar në spitalin e burgut në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Në datë 17 tetor të vitit të kaluar Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar me 10 vjet burg Balilin, dënim me gjykim të shkurtuar. Balili duhet të kalojë 10 vite pas qelisë nën akuzat për trafik droge, për pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe për grup kriminal dhe dënimin.
o.j/dita

Droga demton trurin , kjo dihet!