Pa formularin PLF dhe pa testin PCR, dy shtetas grek tentuan të kalojnë pa kontroll në doganën e Kakavijës. Ata tentuan hyrjen në tokë greke duke u paraqitur si punonjës të EYP, pra si punonjës të shërbimit sekret grek.
Mirëpo, kjo nuk ka zgjatur shumë pasi policia greke ka kryer një kontroll të imtësishëm në mjetin e tyre me ndihmën edhe të qenit nuhatës dhe ka gjetur një sasi të vogël marijuanë.
Sakaq, policia ka arrestuar dy shtetasit për posedim lëndësh narkotike, përdorim të rremë të funksioneve publike dhe shkelje të rregullave në kuadër të luftës kundër COVID.
h.b/dita
