KLSH kallëzon penalisht 10 zyrtarë, i akuzon për 36 milionë euro dëme në buxhetin e shtetit, vetëm përgjatë periudhës nga janari, në qershor

time

Gjatë periudhës janar-qershor dëmi i konstatuar në buxhetin e shtetit është rreth 36 mln euro. Lidhur me këtë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka realizuar një auditimin në institucionet qendrore dhe vendore për pjesën e parë të këtij viti  ku janë vërejtur një sërë abuzimesh.

Sakaq, raporti thekson se dëmi më i madh i konstatuar është në zbatimin e legjislacionit tatimor i cili është mbi 1 miliard lekë që ndiqet nga zbatimi i legjislacionit doganor ku janë konstatuar 3.6 mln euro dëme dhe gjithashtu abuzime në dhënien me qira të pronave shtetërore si dhe PPP-ve me një efekt negativ në buxhet prej 296 mijë eurosh.

Duke u bazuar në këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit  ka dorëzuar në prokurori 10 kallëzime penale për punonjës të ndryshëm ku sipas KLSH dëmi në buxhet në total shkon 36 milionë euro, tatimet 8 milionë euro, dogana 3.6 milionë euro dhe dhënia e pronës me qira prej 296 mijë euro.

h.b/dita

Share This Article
12 Comments
  • Vjedhje abuzime si ne mall te babes..Dihet, kur nuk ka ekzistuar e nuk ekziston drejtesia, vetem vjedhje e rrenim te taksapagueseve shqiptare do te kete .
    Duhet diktati i ligjit ,per te gjithe njelloj ,e kjo ka 30 vite qe nuk eksiston .Dihet e gatuan kete maskarade politikanet mbare te ketij tranzicioni post komunist .
    Shoni i votoni vitin tjeter partine ,o dele qore ,qe skeni respekt per kuleten tuaj ,dhe te ardhmen e femijeve tuaj .

  • Bravo bravo! Vetem maja e icebergut qe lali Eri ju mundeson!
    Edhe per shqipet : gezohuni me dy tri libra te pashitura qe na dhuron lali eri!
    Circusi i tiranit vazhdon derisa populli i nenshtrohet vulnetarisht!

  • Ato 10 personat jane gje UFO pa emra, apo nuk keni mandat ti thoni se jane Llum nga Kazani Rilindjes?
    Jo per gje po paskan sejcili afro nga 3.6 milion Euro te avulluara.

  • Ato 10 personat jane gje UFO pa emra, apo nuk keni mandat ti thoni se jane Llum nga Kazani Rilindjes?
    Jo per gje po paskan sejcili afro nga 3.6 milion Euro te avulluara. Per shume me pak shperdorime e vjedhje kemi emrat, mbiemrat ku kane punuar etj.

  • KA VITE QE DENONCON KLSH!
    DHE KA VITE QE NUK DENOHET APO SEKUESTROHET NJERI !!
    republika e bananeve albania uropiane!!

  • Qeveria e bollekut.kemi aq shume pare sa nuk vrehen 36 million ma shume a ma pak! ( imagjinoni sa bursa apo sa biblioteka Do kishem plotesuar me ta per Qytetaret )
    Konkluzioni : ose nuk kemi shtet ose tirani qillimisht i lejon dherbetoret te kapin cka munden per te servilosuar e nenshtruar ma shume( cf La Beotie).

  • Ne keto 30 vite te ashtuqujtura demokraci nuk kam pare e degjuar te analizohen demet e vjedhjet e qeveritareve te larte e te vihen para pergjegjesise ligjore pavaresisht raporteve te K L SH qe per mendimin tim kot bejne kontrolle qe nuk merren masa per personat pergjegjes.

  • Qe kane vjedhur me milliona e bile me milliarda, kete edhe femija e di! Po pse asnje nuk u denuar deri tash edhe asnje qindark nuk iu kthye buxhetit eshte pyetja?!
    Edhe ky denoncim do perfundoje si te tjeret pa asnje denim si ka dhane Zoti?!
    Cirucus vazhdon, qe turma te kenaqet me arritjet e mireqeverisjen e Tiranit e te gezohet o sa mire qeverisvtirani yne!
    Nenshtrimi vulnetar i njerezeve Karshi tiranit mundeson keqqeverisjen , se tirani mbyll syte kur sherbetoret vjedhin se keshtu behen edhe ma sherbetore!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *