Mbrëmjen e sotme, një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Vidhas.
Burime bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur kokë më kokë dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë mbetur të plagosur.
Dy prej të plagosurve kane pësuar dëmtime serioze, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje më të rëndë.
Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia dhe bëhet me dije se në aksident janë përfshirë një mjet tip “BMW X6” dhe një “Golf 4”.
h.b/dita
